Ildri
Forumium maestatis

sh-portieri gjerman, Jens Lehman, shprehet shumë skeptik për rolin favorit të kombëtares gjermane. Gjatë një analize të tij për “goal.com”, ka ndryshuar mendim për “pancerat”. Problem për të ka qenë përgatitja e çrregullt e përfaqësueses. “Para tri javëve kisha një parandjenjë dhe një mendim pozitiv për ecurinë e kombëtares, por gjatë kësaj kohe ma imponuan ta tjetërsoj. Ndryshe nga ç’flitet, jam skeptik për ecurinë e tyre. Nëse Gjermania do arrijë të kalojë grupin, unë do e quaja një nga sukseset më të mëdha. Për këtë përfundim kam një arsye dhe ajo është: Për të qenë sa më i kompletuar në një turne ndërkombëtar, së pari në atë aq kohë sa ke në dispozicion, gjatë seancave stërvitore duhet të kesh një skuadër të plotë, jo cinike. Në katër javë stërvitje nuk pashë një ditë që kombëtarja të trajnohej rregullisht. Trajneri Lëv shumë pak ditë pati në dispozicion të gjithë kontingjentin e tij dhe ka për të qenë një problem i madh për ta”,- nënvizoi ish-portieri Jens Lehman.