Pemet

Odea

Primus registratum
Pemet

Per mua pemet jane nga gjerat me te bukura qe natyra i ka falur kesaj bote. Per mua eshte teper e rendesishme qe te jetoj ne nje vend ku jam e rrethuar me peme pasi ndjehem plot jete. Kur ato nuk i kam perreth, ndjehem e vetme, si pa jete, e thare ne nje shkretetire.

Do doja ti kushtonim pak vemendje ketyre "bimeve" gjigande qe te kuptojme me shume funksionin e tyre si dhe te zmadhojme diapazonin e diturise sone mbi kete fushe te biologjise.

Une per vete jam nje big fan e pemeve Bonsai.
Bonsai u shfaq per here te pare ne Kine para me shume se 1000 vjetesh dhe quhej pun-sai, ku ndodhej praktika e te mbjellurit specimene te vetme pemesh ne vazo. Specimet e para tregonin gjethe te pakta ne forma te parregullta dhe te vrazhda ne pamje. Trungu shpesh here kishte pamjen e kafsheve, dragonjeve dhe zogjve. Ndodhet nje numer i madh legjendash dhe mitesh rreth Bonsai Kineze dhe trungjet ne forma te cuditshme apo qe duken si kafshe jane teper te vlefshme edhe ne ditet e sotshme. Pemet kineze Bonsai vijne nga vendi i imagjinatave dhe imazhet e dragonjve te flakte e te gjarperinjve te perdredhur mbizoterojne mbi imazhet e pemeve, keshtu qe keto dy forma te artit jane larg nga njera tjetra. Me adoptimin e Japonise te shume produkteve karakteristike te Kines, edhe pemet Bonsai u futen ne kolektivin e atyre te adoptuara, te cilat u prezantuan ne Japoni gjate periudhes se Kamakura (1185-1333) nepermjet fese se Budizmit nga Zen, nje fe e cila po perhapej me hapa te shpejta ne kontintentin e Azise atehere.
Prurja e ketyre pemeve solli kultivimin dhe perpunimin e tyre ne nje menyre komplet ndryshe nga ajo qe benin Kinezet. Me kalimin e kohes, pemet e thjeshta nuk ishin tashme vetem per prifterinjte Budist dhe monastiret e tyre por me vone u kthyen ne prezantuese te aristokracise, simbole qe perfaqesonin prestigj dhe nder.
Idealet dhe filozofite e pemeve Bonsai u ndryshuan shume gjate viteve dhe tani Bonsai per Japonezet perfaqeson nje shkrirje e besimeve te forta antike me filozofite Lindore te harmonise midis njeriut, shpirtit dhe natyres.

Ka pese stile te ndryshme Bonsai te cilat jane:
Formal Upright
conifernat.gif

Karakteristike per kete stil eshte qe pema rritet jashte ne kushte natyrore si dhe trungu duhet te jete patjeter i drejte.

Informal Upright
chineseelmsml.gif

Ne kete stil, pema perkulet nga e majta ose e djathta per arsye te ndryshme, era, drejtim nga drita, etj por kurre nuk duhet te jete e drejtuar nga shikuesi i pemes.

Slanting Style
acerpalt.gif

Pemet ne kete stil perkulen natyralisht dhe duhet te jene ne nje kend te caktuar. Rrenjet e pemes gjithashtu duhet te jene larg kendit ne menyre qe te mbajne pemen ne ekuiliber.
 

Odea

Primus registratum
Re: Pemet

Cascade Style (si efekt ujevare)

maplecassml.gif

Maja rritese e pemes ne kete stil duhet te arrije poshte vazos ku ndodhet pema e cila te jep pershtypjen e nje rrekeje qe po derdhet nga maja e nje mali.

Semi-Cascade (ose gjysem-ujevare)
minigoldenbellflower11cm.jpg

Deget e pemes ulen poshte por arrijne deri tek gjysma e vazos se pemes. Gjithashtu, forma e pemeve te ketij stili ngjason me ato peme qe deget e te cilave kalojne mbi perrenj apo mbi shkembinj, dicka e ketille.

Kaq ishte edhe per pemet Bonsai.
Si peme, ato qe jane te rritura natyralisht pa nderhurjen e njeriut kushtojne shume shtrenjte dhe mund te arrijne edhe shifrat $100,000-300,000.

Une do doja shume qe te kisha nje peme te vogel si kjo te timen ne menyre qe gjithmone te ndjehem sikur jam ne mes te natyres edhe pse ndodhem brenda kater mureve.

E adhuroj natyren. Dikush tjeter ka te njejten ndjenje? Nqs po, jeni te ftuar ketu.

Iu mirepres pergjigjet me gjithe deshire!

Odea :wave:
 

221178

Primus registratum
Re: Pemet

Edhe une e adhuroj natyren,megjithese nuk preferoj ta fus ate brenda mureve te mia,por me pelqen te shkoj une tek ajo.Pyjet jane nje nga destinacionet e mia te preferuara,dhe e kuptoj shume mire pasionin tend.

Me vjen keq qe s`mund te te dhuroj nje bonsai vetem per ty... :lol:
:thumbsup:
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Pemet

Nuk kam kohe tani ti vendos te gjith po nga pemet me te vecanta jane disa lloje panjash(maple) dhe sidomos me duket se jane rreth 12 lloje te japanesse maple shum te vecante dhe te perdorur gjeresisht neper gardens...
nje lloj eshte ai qe me pelqen me teper dhe e kam dhe ne front yard te shtepise ku rri tani eshte me gjethte te kuqe pergjate gjithe kohes se lulezimit te tij.
wdjap2.jpg

Rritet dhe ne forme bonsai pasi eshte peme e vogel lartesia max shkon rreth 6m
arce1.jpg
arce3.jpg



Mos harrohet dhe sugar maple qe ne vjeshte gjehet i kthehen ne te verdhe shum te theksuar dhe gati si ne bojra pastele. Si peme perdoret dhe per prodhimin e maple surup mesa mbaj mend.

sugar_maple.jpg



Dhe ne fund e preferuara red maple...
red%20maple.JPG
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Pemet

MOLLA E EGER

Malus silvestris

069a.jpg



Dru 8-12 m i larte. Rritet ne shkurreta e pyje te zones se dushkut dhe ne fillim te zones se ahut.
Ka dru te kuqerremte, me zemer te erret, nuk eshte shume i rende dhe i ngjeshur sa ai i gorrices. I pershtatshem per t'u djegur dhe per te prodhuar qymyr.
Frutat permbajne deri 7,4 % sheqer, 1,54 % acide organike, 0,2 % tanine, si dhe pektine, vaj esencial, karotine ( 1,25-3 gama ), vitamina B1 ( 0,8-2,3 gama ) dhe vitamina C ( 5-13 % ). Farat permbajne 20 % vaj te cilesise se mire, qe perdoret per ushqim dhe per t'u djegur, si dhe glukozidin amygdaline. Gjethet e bimes jane te pasura me vitamina C ( mbi 450 mg % ) dhe mund te perdoren per ushqim per kafshet. Lulet jane te pasura me nektar, prej tyre perftohet mjalte shume i mire.


pS: Marre nga libri Bimet e egra te dobishme dhe te demshme te vendit tone
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Pemet

pema ma e nalte asht eukalipti, shpesh i kalon 150 metrat. gjindet ne disa kontinente, si australi, amerike, azi.

sekuoja asht pema ma e gjane, diametri shkon mbi 35 metra. jeton dhe shume gjate nderkohe, disa qindra vjet. gjindet vetem ne ameriken veriore, kryesisht ne kaliforni. eshte ne listen e bimeve ne zhdukje. shfrytezimi pa hesap pas arritjes se evropianeve e ka cue ne kete gjendje.

baobabi asht pema qe jeton ma gjate, rreth 3000 vjet. ka baobabe qe jane po aq te vjeter sa piramidat e egjiptit, dmth rreth 5000 vjet. gjindet vetem ne kontinentin afrikan.

pema qe rritet ma shpejt asht bambuja. disa rriten me ritem 50 cm brenda nji natet, dmth rreth 1 meter ne dite. gjindet kryesisht ne pyjet tropikale aziatike.
 
Top