Pema gjigante

Albforumi

Primus registratum
Pema gjigante

giant-tree-costarica-225x300.jpg

Na ishte një herë një fshat. Në atë fshat ishte një pemë gjigante. Një njeri nga qyteti dëgjoi për të dhe hyri në fshat. Teksa po kalonte takoi një njeri tjetër dhe i tha:
-Mund të më tregosh për pemën gjigante?
Tjetri ia ktheu:
-E shikon atë shtëpi? Prapa asaj shtëpie është një shtëpi tjetër. Prapa shtëpisë tjetër një kotec, prapa kotecit prap një shtëpi tjetër, dhe prapa asaj shtëpie është edhe një shtëpi. Në të jetojnë tre vëllezër dhe një motër. Vëllau i parë vetëm puno e punon, dhe e mbush shtëpinë me ushqim e gjëra të nevojshme. Vëllau i dytë poashtu punon e punon dhe e mbush shtëpinë me gjëra të nevojshme. Vëllau i tretë është një bixhozi i madh, hargjon shumë dhe një njeri i keq. Motra kujdeset për ta dhe për shtëpinë. Prapa shtëpisë së tyre është një kodër, pasaj një mal. Pas malit vjen një fushë, pastaj një cirk. Në cirk janë 3 luana, 5 foka, 2 qenë, dhe disa kafshë tjera. Poashtu janë 10 clowna. Pastaj na vjen një mal tjetër. Prapa atij malit jeton një kulcedër me 3 koka. Ajo kulcedër e sheh një ditë atë motrën, dhe e urdhëron që të vijë tek ajo. Motra i tregon vëllezërve. Ata shkojnë që ta vrasin kulcedrën, por ajo i përbin që të tre, pastaj edhe motrën. Ehhh, c’të bëjmë – përfundon tjetri tregimin.
Qytetari i thotë:
- Po mirë. Puna e pemës gjigante si është?
Tjetri i përgjigjet:
-Po ku e di unë ore.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=355. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=355
 
Top