Pelegrini: Synojmë një futboll tërheqës
Tekniku kilian i Realit te Madridit, Manuel Pelegrini, pohon se koha e adaptimit ne skuadren e tij ka perfunduar, te gjithe cilindrat jane ndezur. Per ish-teknikun e Villarealit, tani Real Madrid po fiton dhe dominon, madje ne ate rruge loje qe ai pelqen. 56-vjecari Pelegrini qe mori drejtimin e Realit te Madridit ne vere, po dallon se kendveshtrimet taktike per skuadren e tij tashme jane pervetesuar dhe tani puna do te perqendrohet ne nje stabilizim te ideve ne loje. Ndersa media spanjole dhe tifozet e skuadres kerkojne nje futboll me fluid dhe terheqes nga Real i Madridit, tekniku kilian mendon se per momentin kane rendesi fitoret e arritura dhe pastaj te afruarit e nje futbolli mbreselenes. Kjo nuk eshte ceshtje kohe, pohoi Manuel Pelegrini. Pergatitja gjate veres na dha kohen qe kishim nevoje per te dizenjuar skuadren, qe te jete e afte per te fituar. Kjo eshte ajo qe ne kemi realizuar ne javet e par ate sezonit. Mund te kete kritika per numrin e golave te shenuar apo te luajtur me mire nga Real i Madridit. Por si teknik une mendoj se pak gjera kane nevoje te ndryshojne duke u korrigjuar. Per shembull Kasilias ka bere pak pritje shpetuese. Ne planin e dominimit ne e kemi realizuar ate ne ndeshjet e luajtura. Duke vazhduar me tej tekniku kilian nenvizoi: Skuadra ka treguar shenja permiresimi. Ne disa ndeshje jo thjesht shifrat e fitoreve tregojne gjendjen e skuadres. Per mua e rendesishme ka qene niveli kualitativ. Barcelona luan nje futboll krejt tjeter. Mjafton te kujtosh vetem pak vleresime, aspak te ekzagjeruara per skuadren e drejtuar nga Pep Guardiola, te tilla si: Po trasmetojme nga Marsi apo Kjo skuader nuk eshte humane. Por dhe per kete vleresim Pelegrini e ka pergjigjen gati: Nuk pretendojme qe Real i Madridit te luaje si Barcelona, Ne do te ndjekim ekuacionin: fitojme dhe nderkohe do te synojme nje futboll terheqes.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22862. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22862
![pelegrini-new-150x150.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fpelegrini-new-150x150.jpg&hash=5da96e2af1beda5a661c093671526569)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22862. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22862