Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

Pedagogu Galdini, mesazh për ministrin Beqaj: Në QSUT kryhen tentativa vrasjeje

attachment.php

TIRANE- Qendra Spitalore Uni versitare “Nënë Tereza” është vënë sërish në qendër të vëmendjes për një tjetër ngjarje, e cila nëse pas hetimeve do të rezultojë si e vërtetë, atëherë në këtë qendër spitalore do të regjistrohet skandali i radhës. Këtë herë denoncimin e ka bërë pedagogu i universitetit “Luarasi”, Arian Galdini, i cili në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” sqaron se do të bëjë denoncimin në prokurori ndaj drejtoreshës së farmacisë në QSUT, Narvina Sinani. Sipas tij, në qendrën më të madhe spitalore në vend është shënuar një tentativë për vrasje me paramendim. “Ngjarja e ka zanafillën kohë më parë, vjehrri im u diagnostikua me një masë tumorale. Fillimisht i bënë një operacion për heqjen e kësaj mase dhe pas këtij operacioni, vjehrri im është shtruar disa herë në spital, për shkak të marrjes së infeksioneve të ndryshme gjatë operacionit. Pas gjithë vuajtjeve në spitale, ne e dërguam të afërmin tonë në Turqi, aty ku e ka zanafillën edhe kjo histori”, shpjegon pedagogu Galdini. Sipas tij, gjatë konsultës jashtë, vjehrrit të tij i është rekomanduar kimioterapia me ilaçin e quajtur Avastinë, që jepet nga farmacia e QSUT-së.

Galdini sqaron se pas shumë përpjekjeve më shumë personale, ata kanë mundur që ta gjejnë këtë ilaç në QSUT, pasi shumë herë iu kishin thënë se këtë ilaç nuk e kishin. Por, Galdini sqaron se më vonë ata do të zbulonin se nga farmacia e QSUT-së në vend të ilaçit Avastinë, iu kishin dhënë versionin Altuzan. “Kur i bëmë analizat vjehrrit në Turqi, mjekët atje nuk i gjetën asnjë gjurmë të ilaçit Avastinë,duke ngritur dyshime se në vend të këtij ilaçi, duhej t’i ishte dhënë ndonjë ilaç tjetër”, sqaron pedagogu i Universitetit “Luarasi”, duke shtuar se drejtoresha e farmacisë spitalore, Narvina Sinani, ka bërë ndërrimin e Avastinës me versionin Altuzan, i cili sipas pedagogut, është një ilaç kriminal, gjë që e vërteton edhe Qendra Kombëtare e Barnave në SHBA (FDA), pasi edhe nga kjo qendër, ky ilaç rezulton si i denoncuar. “Nëse unë kisha mundësi që ta zgjidhja këtë çështje në mënyrë private, çfarë do të ndodhë me ata persona që nuk kanë mundësi që ta zgjidhin çështjen dhe t’i lënë të afërmit e tyre të vdesin si pasojë e mashtrimit, duke përdorur ilaçe që nuk lejohen të përdoren”, shton pedagogu, i cili në fund ka edhe një mesazh për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke i kërkuar shpjegime për atë që ka ndodhur dhe spastrim të sistemit shëndetësor nga njerëzit që rrezikojnë jetën e të tjerëve. “Më zhgënjyet shumë që nuk thatë se do të ngrinit edhe Mendjet e Punës, që do t’i nisnin me njeriun”, përfundon mesazhi i pedagogut.

Balkanweb
 

Universal

AnonymouS
Denoncimi për ilaçet, Galdini: Më kanosën. Shëndetësia: Paraqisni provat e mjekëve turq

TIRANE- Kërcënohet me jetë Arian Galdini, denoncuesi i skandalit të abuzimit me barnat në QSUT. Pedagogu i universitetit “Luarasi”, nismëtar i forumit “Unë dëshmoj, unë akuzoj” për rastet abuzive në sistemin e shëndetësisë në vend, sipas gazetës Panorama, është kërcënuar pranë banesës së tij në Tiranë.

Ngjarja e cila tashmë është denoncuar në Policinë e Tiranës, ka ndodhur mbrëmjen e të hënës pranë banesës së pedagogut, në zonën e Freskut në Tiranë. Galdini është penguar të futej në hyrjen e pallatit të tij nga katër persona të panjohur për të, që “i kishin zënë pritë për ta kërcënuar”. Nën kërcënim fizik, duke e kapur edhe në pjesën e fytit, ata i kanë kërkuar të ndërpresë fushatën e tij të denoncimeve, duke i thënë se në të kundërt do ta vrisnin. Faktet në fjalë janë bërë të ditura për organet e rendit mbrëmjen e djeshme, kur Galdini ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë atë që i kishte ndodhur. Në orën 18:00, Galdini njoftoi në profilin e tij në “Facebook” se po denonconte në polici një kërcënim me jetë të bërë ndaj tij.

“Jam në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të denoncuar kërcënimin me jetë që më është bërë. Shpresoj që edhe mediat të jenë të vëmendshme dhe të ndërgjegjshme e të më mbështesin në këtë moment. Sapo të mbaroj këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, do të shkruaj sërish. Unë nuk tërhiqem. Beteja vazhdon”, thuhej në shënimin e Galdinit. Më vonë, ai njoftoi publikisht dorëzimin e kallëzimit në Polici, ndërsa shprehu besim se organet e rendit do të punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Prej disa ditësh, Galdini është bërë nismëtar i një forumi qytetar për denoncimin e rasteve abuzive të përdorimit të ilaçeve apo të protokolleve mjekësore në sistemin e shëndetësisë. Rasti i parë i denoncuar prej tij i përkiste një të afërmi të pedagogut, i cili ishte trajtuar për tumor me një medikament të siguruar në farmacinë e QSUTsë në Tiranë. Një analizë e kryer më vonë jashtë Shqipërisë kishte zbuluar se pacienti, nuk kishte asnjë gjurmë të medikamentit të pretenduar në gjak.

Gazeta “Panorama” kontaktoi me pedagogun Galdini përmes telefonit, pasi ai kishtepërfunduar denoncimin e tij në Drejtorinë e Policisë. Ai në një intervistë për gazetën shpjegoi kallëzimin që ka bërë dhe kërcënimet e presionet për shkak të denoncimeve që ka bërë së fundi për abuzimet në shëndetësi.

REAGON SHENDETESIA: Z.GALDINI, PARAQISNI PROVAT

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje sot pedagogut Arian Galdini të bashkëpunojë për zbardhjen e së vërtetës mbi kurimin e të atit të tij në QSUT. Me anë të një deklarate për shtyp, ministria ka njoftuar sot se “ka ngritur menjëherë një grup pune për të hetuar rastin dhe për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes. Zv.ministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi u takua me z. Galdini, në një përpjekje për të kërkuar bashkëpunimin e tij dhe të familjes, me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë të një kopjeje të dokumentacionit të spitalit në Turqi, ku pacienti ishte kuruar, dokumentacion, që provonte se kurimi në Shqipëri kishte qenë problematik, apo qoftë edhe i paqenë sipas tij.

Vetëm duke patur dokumentacionin e spitalit në Turqi, Ministria e Shendetësisë mund të kryente një hetim të plotë dhe shterues mbi trajtimin që pacienti kishte marrë në QSUT, mjekimet e përdorura, cilësinë e barnave, efektet e tyre dhe protokollin e ndjekur nga specialistët shqiptarë, gjë e cila vërtetohet paraprakisht edhe nga rezultatet e analizës nëpërmjet teknikës me markues tumoralë të përdorur për këtë qëllim.

Kopja e dokumentacionit turk, – thuhet më tej në njoftimin e MSH-së,- ishte mëse e nevojshme për të zbardhur të vërtetën, duke qenë se zoti Galdini në cilësinë e të afërmit të pacientit pretendonte se specialistët turq kishin gjetur anomali në mënyrën e trajtimit të këtij rasti në Shqipëri.

Pavarësisht premtimit të z. Galdini për të bashkëpunuar me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ende sot nuk kemi asnjë dokument, asnjë provë, asnjë rezultat analize që të provojë akuzat e ngritura nga zotëria në fjalë. Ministria e Shëndetësisë fton edhe njëherë z. Galdini të tregohet bashkëpunues me Ministrinë për të zbardhur të vërtetën, teksa akuzon publikisht mjekët e QSUT-së.

E nëse arsyeja pse z. Galdini nuk bashkëpunon e nuk ofron një kopje të dokumentacionit që ai pretendon se justifikon akuzat e ngritura është mungesa e dëshirës për të zbardhur të vërtetën, atëherë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të hetojnë deri në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës për këtë rast të bërë publik.”

Balkanweb
 

Universal

AnonymouS
PD: Galdini u kërcënua nga klanet mafioze të Ramës në shëndetësi

TIRANË – Partia Demokratike ka dalë në mbrojtje sot të aktivistit Arian Galdini, i cili u kërcënua me jete menjëherë sapo denoncoi një rast korrupsioni në shëndetësi e njëherësh, i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë të zbardhin ngjarjen, të gjejnë autorët dhe porositësit, të cilët, sipas saj, gjenden në krye të shëndetësisë.

Deputetja Nevila Xhindi ka deklaruar sot para mediave se ‘kërcënimi i denoncuesit të korrupsionit, është dëshmi e pastër e faktit se shëndetësia është kapur nga një klan mafioz i lidhur me kryeministrin e vendit.”

DEKLARATA E PLOTË E PD
Kanosja e bërë ndaj aktivistit të shoqërisë civile, Arian Galdini, pas denoncimit të tij publik në lidhje me një skandal të paprecedentë në shëndetësi, është një këmbanë alarmi për shoqërinë dhe vendin.

Aktivisti i shoqërisë civile solli dëshminë e tij për një rast konkret, tronditës në lidhje me korrupsionin në shëndetësi, dhe me trajtimin kriminal të pacientëve.

Galdini solli publikisht fakte dhe argumenta për të mbrojtur pretendimin e tij. Dëshmia publike e aktivistit të shoqërisë civile u pasua fillimisht nga heshtja kriminale e Mininistrisë së Shëndetësisë, e cila nuk bëri asnjë transparencë, asnjë llogaridhënie për akuzën konkrete dhe për rastin konkret, me emra konkretë e rrethana konkrete.

Heshtja e autoriteteve është sjellje e njohur tashmë e qeverisë Rama, sjellje që ka marrë e merr në mbrojtje skemat korruptive dhe emërimet kriminale.

Pas denoncimit publik me fakte e argumenta, sipas një mekanizmi mirëfilli mafioz, vjen kërcënimi me jetë i denoncuesit, i personit që pati kurajon të zbulojë të vërtetën dramatike të gjëndjes skandaloze, abuzive, të përfitimit kriminal financiar në kurriz të qytetarëve.

Kërcënimi i denoncuesit është dëshmi e pastër e faktit se shëndetësia është kapur nga një klan mafioz i lidhur me kryeministrin e vendit. Kjo skemë, jo vetëm ka uzurpuar shërbimet dhe të gjitha burimet financiare, por tenton të mbyllë edhe gojën e atyre që dëshmojnë, që akuzojnë me fakte.

Partia Demokratike e dënon kërcënimin e bërë ndaj z. Galdinit dhe i kërkon Policisë dhe Prokurorisë ta zbardhin sa më shpejt ngjarjen, të gjejnë autorët dhe porositësit, të cilët gjenden në krye të shëndetësisë.

Ne inkurajojmë cdo përpjekje të shoqërisë civile e të qytetarëve, për të denoncuar e dëshmuar për korrupsionin dhe kapjen e shëndetësisë nga mafia pranë Edi Ramës.

(ar.sh/BalkanWeb)
 

Universal

AnonymouS
Çfarë akti kriminal, nuk gjen fjalët e duhura për të shprehur neverinë dhe vrerin ndaj këtyre gjesteve kafshërore. Ashtu siç e thotë edhe profesori në shkrimin e tij, mirë se ka njerëz të cilët kanë mundësi logjistike të zbulojnë dhe shkojnë problemit deri në fund por ça do bëhet me neve që jemi të mjerë dhe na shesin sapunin për djathë. Të luash me jetën e njerëzve, të bësh tregti të pandershme me të sëmurët, ky është kulmi i materializmit, edhe kafshët se bëjnë diçka të tillë. Banditët e ppsh ja paskan dërguar profesorit të shkretë një tufë me zabitër për ti bërë pusi tek dera e pallatit dhe pasi e kanë zënë për fyti ja kanë bërë të ditur se çfarë do e presë nëse merr nëpër gojë mëmën parti.

Edi
 
Top