PEARL JAM !

Lum urana

Primus registratum
PEARL JAM !

PEARL JAM,nje nder band-et me te mira te fundeshekullit te shkuar, ata vertet jan te sinqert ne lirikat e tyre, ne mu
  • ziken qe na e servojne, jan vertet briljant... me intereson menidimi i juaj mbi kete Band...

    p.S me posh keni disa lirika te perkthyera nga albumi i tyre i fundit, nga Rock kritiku kosovar Fadil Bajraj


    Pearl Jam

    ti je

    kjo rrotë e prishur po sillet pa pushuar
    e rruga po eksplodon
    po ti po më mban të fortë
    duke u rokullisur me ty
    dashuria është kullë, e ti je çelës
    që më shpie më lart, kur më lë të futem
    na mban afër (aq afër)
    oh, plotësisht
    ngandonjëherë digjem si pikë në diell
    dhe askush s’e di
    por ti po mban të fortë
    duke lëvizur me ty
    ti je kullë, e fuqisë sime
    ora e ligë, sheh dritën sërish
    sërish...
    uuh uah, uuh uah, uuh uah, uuh uah
    ti je, ti je, ti je, ti je
    ti je...
    dashuria është kullë, e fuqisë sime
    unë jam breg, por ti je det
    det
    ti je, ti je...


    1-2 të plotë

    ngjitja në bjeshkë, lundrimi në det
    larg dritave të qytetit, këto elemente më thonë shumë
    pëshpërisin se jeta, ka ekzistuar shumë përpara lakmisë
    dhe balancojnë jetën në gjunjtë e saj
    a nuk i shihni disa njerëz si gjysmë bosh, shikoji gjysmën përplot mut
    duke kujtuar se s’jemi gjë veç skllevër
    nuk do të ketë më
    mes, është thënë më parë
    kamësit do të kenë më shumë, megjithatë ende të mërzitur
    s’do ta shpëtojë kush?
    s’do ta shpëtojë kush botën?
    s’do ...
    s’do...


    kapiteni i anijes së dashurisë

    a është kjo sall edhe një ditë tjetër, ky vend i harruar nga zoti
    së pari vjen dashuria e më pas vjen dhembja, le të fillojnë lojrat
    pyetjet shtrohen e përgjigjet dështojnë, pakapërcyeshëm
    kapiten i anijes së dashurisë, merre fronin dhe çona drejt qartësisë, këtu
    tashmë veç është kënduar, por s’mjafton të thuhet
    e gjitha që ju duhet është dashuria
    a është kjo sall edhe një frazë tërmetesh që tallazon?
    duke u përpjekur të heq kancerin? oh, qenie të marra njerëzore
    një herë mbajte dorën e dashurisë, e gjitha është e pakapërcyeshme
    mbamë dhe bëje të vërtetë
    se kur gjithçka humbet ti do të jeshë aty pranë
    ngase cuz to the universe, i don't mean a thing
    dhe ekziston sall një fjalë që ende i besoj
    e ajo është dashuria...
    është art të jetosh me dhembje, përzieje dritën me të përhimtë
    kam humbur nëntë miq e kurrë s’do ta dimë, në ditën e sotme para dy vitesh
    e nëse jeta bëhet tepër e gjatë, a do t’i shtohet pendimit tonë?
    e të rinjtë mund ta humbasin shpresën
    ngase s’mund të shohin gjë përtej të sotmes...
    urtësia prej të cilës pleqtë s’mund të heqin dorë, hej
    neveri e vazhdueshme
    ngandonjëherë jeta s’ju lë rehat
    mbamë dhe bëje të vërtetë
    se kur gjithçka humbet ti do të jeshë aty pranë
    ngase sa për universin, jam hiçgjë
    dhe ekziston sall një fjalë që ende i besoj
    e ajo është dashuria...dashuria, dashuria, dashuria, dashuria
    kapiten i anijes së dashurisë, merre fronin, çona drejt qartësisë
    e di tashmë veç është kënduar, por s’mjafton të thuhet
    dashuria është e gjitha që ju duhet... e gjitha që ju duhet është dashuria
    dashuria, dashuria...


    sëmundje e blertë

    shih sëmundjen e blertë
    (sëmundje e blertë, një)
    (sëmundje e blertë)
    është sëmundje dhe të gjithë janë të blertë
    dhe kjo buron nga të qenit e tyre
    ngopje me pushtim
    dhe posi baroja me gjethe të mëdha
    vjedhin dritë nga ajo që gjendet përposh
    ku gjejnë më shumë
    prapë marrin më shumë
    e di, pastaj s’e di
    diç s’është në rregull me fytin tim
    po më mashton, nuk i besoj
    mund t’i çjerrim dyert tona
    prapa murit, një njeri i trashë gërhet
    në ëndrrat e tij, ai po i tret gjethet
    paj ma thotë mendja se gjë të keqe s’ka në atë që thua
    por mos më thuaj, "se s’ka mënyra më të mira"
    tregoji kapitenit, "anija s’është e sigurt, po fundosemi"
    po del se ai është i vetmi që tallazon, tallazon, tallazon...
    paj thashë se gjë të keqe s’ka në atë thua
    besomë, sall po të lus të mbushesh mend
    as bardhë as zi, vetëm gri
    a mund ta kuptosh botën me zemër e jo me mend?
    mend...
    shih sëmundjen e blertë, një
    sëmundje e blertë, një...

    beteri

    si ia del ai me këtë? si ia dalin ata? mistershëm dhe pandryshueshëm
    kjo është tubë ndodhie e një parie
    posi sheqer, mysafirët janë goxha të fisnikëruar
    njeri i votëbesimit, por pse kaq i mbrapshtë?
    ai nuk është lider, por beter nga teksasi
    shilaret për gardh, ka fat në goditje
    ushtrimi nga frika e thjeshtëson punën
    i lindur si i treti, kujton se është treshe
    errësimi thur rrugën e vet nëpër qytet
    errësimi thur rrugën e vet nëpër qytet
    errësimi thur rrugën e vet...
    më kujtohet kur këndoje këngën për të sotmen
    tash është e nesërme dhe çdo gjë ka ndryshuar
    institucion hulumtues i shumëzimit të largët
    dëshirë nikotine dhe dekantues kolombi
    shkurtim dhe makutëri
    kori i aristokratëve këndon, "ç’është kjo hallakamë?"
    kamësit nuk kanë ide të zgjidhin
    paskajshmërinë e vuajtjes
    dhe negociata e çuditshme, pazakonshmëria
    me gjasa të dobta jete
    dhe riafirmim tastieri
    errësimi thur rrugën e vet nëpër qytet
    errësimi thur rrugën e vet nëpër qytet
    errësimi thur rrugën e vet...
    më kujtohet kur këndoje këngën për të sotmen
    tash është e nesërme dhe çdo gjë ka ndryshuar
    më kujtohet kur këndoje këngën për të sotmen
    tash është e nesërme dhe çdo gjë ka ndryshuar
    ndryshuar, ndryshuar, pranga...

    Përktheu: Fadil BAJRAJ
 
Top