PDSH për enciklopedinë: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni

PDSH për enciklopedinë: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni

imer-aliu-press-218x300.jpg
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj  enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombin shqiptar.

Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese.

Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri, theksoi Imer Aliu.

PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë.

Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.

I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni, theksoi Aliu.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22590. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22590

Top