PDSH: Nëse nuk përmbyset qeveria do të përmbyset Maqedonia

PDSH: Nëse nuk përmbyset qeveria do të përmbyset Maqedonia

Imer_Aliu-PDSH-300x240.jpg

Imer Aliu gjate konferences se sotme per shtyp

Kryeministri Gruveski dhe Qeveria përfundimisht nuk u distancuan nga enciklopedia, poashtu Ali Ahmeti dhe BDI përfundimisht e vulosën tradhëtinë me moslargimin nga kjo qeveri anti shqiptare. Enciklopedia as që është tërheqë e as që do të përmirësohet ndonjë pjesë e saj. 2000 kopje janë shpërndarë në Maqedoni dhe miliona të tjera nëpër botë. Megjithate duke dashur që të jemi koherent në vlerësimet tona si përherë, konstatojmë se kjo enciklopedi ishtë produkt i një shpirti dhe mendësie anti shqiptare që është ngulitur thellë në këtë qeveri, tha Aliu para gazetarëve.

Partia Demokratike Shqiptare ka alarmuar se situata është shumë shqetësuese dhe brengosëse dhe shkon drejt përmbysjes.Sipas Imer Aliut, anëtar i kryesisë së PDSH-së kjo parti nuk e dëshiron këtë përmbysje por nëse nuk përmbyset kjo qeveri anti shqiptare, atëherë detyrimisht do të përmbyset Maqedonia, tha Aliu, gjatë një komunikimi me media të enjten në selinë e partisë në Tetovë.

Vazhdon agonia e çështjes shqiptare dhe shqiptarëve në Maqedoni.Kryeministri Gruveski dhe Qeveria përfundimisht nuk u distancuan nga enciklopedia, poashtu Ali Ahmeti dhe BDI përfundimisht e vulosën tradhëtinë me moslargimin nga kjo qeveri anti shqiptare. Enciklopedia as që është tërheqë e as që do të përmirësohet ndonjë pjesë e saj. 2000 kopje janë shpërndarë në Maqedoni dhe miliona të tjera nëpër botë.

Megjithate duke dashur që të jemi koherent në vlerësimet tona si përherë, konstatojmë se kjo enciklopedi ishtë produkt i një shpirti dhe mendësie anti shqiptare që është ngulitur thellë në këtë qeveri, tha Aliu para gazetarëve.
Ai më tej theksoi se kjo qeveri le që i diskriminon shqiptarët, por tashmë ka vendosur raporte koloniale të sistemit feudal, ku maqedonasit janë feudalët e shqiptarët skllevër, e Ali Ahmeti dhe BDI tradhëtarët.

Partia më e madhe opozitare shqiptare i ka apeluar SHBA-së, UE-së dhe NATO-s që sa më shpejtë të ndërhyjnë që të parandalojnë thellimin e krizës politike dhe etnike e cila shkon me hapa të sigurtë drejt destabilizimit të plotë. Dhe në fund u bëjmë apel të gjithë shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve të këtilla anti shqiptare dhe në të njejtën kohë duke u premtuar se PDSH-ja ka forcë, kapacitet dhe dije që çështjen shqiptare ta çojë përpara, dhe kjo do të ndodhë, deklaroi Imer Aliu.

Urim Hasipi

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23447. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23447

Top