Hank
Valoris scriptorum
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku doli rreth orës 22:00 në një konferencë për shtyp ku pasi vlerësoi me nota pozitive proçesin zgjedhor, tha se PDK është fituesja e këtyre zgjedhjeve, dhe se tashmë gara zhvillohet për partinë e dytë.
“Zgjedhjet ishin një fitore për Kosovën, se si menaxhuam një proçes të rëndësishëm zgjedhor, dhamë një argument të rëndësishëm për Kosovën për dimensionin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Falenderoj qytetarët për përgjigjen dinjitoze e për pjesëmarrjen që ishte përgjigja më e mirë ndaj skeptikëve të brendshëm e të jashtëm për dyshimet që kishin për gatishmërinë tonë”, nisi fjalën e saj Çitaku.
Përfaqësuesja e PDK shtoi se sipas të dhënave që kjo parti zotëron nga terreni është fituese e këtyre zgjedhjeve. Por ajo nuk dha asnjë shifër se sa përqind të preferencave të kosovarëve ka marrë kjo parti dhe u mjaftua me deklaratën se është diku tek 7-10 përqind në avantazh ndaj partisë së dytë.
“Njoftoj se nga të dhënat e terrenit PDK është fituese e pakontestueshme e kësaj dite. Tani në Kosovë garohet për vendin e dytë, partia e parë është PDK me diferencë të thellë. PDK shënoi rritje edhe në Prishtinë, ndonëse nuk jemi partia e parë, kemi kthyer rezultatin në Rahovec e jemi partia e parë në Suharekë”, shtoi Çitaku.
Në fund të konferencës për mediat, përfaqësuesja e PDK-së, ftoi të gjitha subjektet politike të pranojnë verdiktin e qytetarëve dhe të nisin menjëherë punën për konsolidimin e institucioneve të shtetit të ri. Çitaku njoftoi gjithashtu se rreth orës 23:00, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi do t’u drejtohet mbështetësve dhe mbarë qytetarëve të Kosovës me një fjalim. Ndërkhë në sheshin “21” ka nisur festa nga ana e Partisë Demokratike ku qindra simpatizantë janë mbledhur me flamujt partiakë në duar.