PDK, provokim me myftiun!

PDK, provokim me myftiun!

“PDK, provokim me myftiun”
E Marte, 30 Janar 2007
Forumi Mysliman i Shqiperise reagon se Partia Demokristiane me kandidimin e myftiut te Lezhes, Tomorr Ballabani, per Bashkine e Rrogozhines, i ka provokuar rende myslimanet. “Me rekrutimin dhe kandidimin skandaloz te myftiut te Lezhes, PDK-ja e ka trashur shume zullumin. Per me teper ajo ka demtuar rende veten dhe koalicionin e djathte ku aderon, pasi popullsia myslimane e Rrogozhines ndjehet e provokuar dhe e fyer rende, kur nje klerik i larte mysliman eshte bere gati te ftoje myslimanet e Rrogozhines qe te votojne per vlerat kristiane te PDK-se, nderkohe qe ai e ka per detyre te predikoje vlerat islame”, thuhet ne deklaraten e ketij forumi. Ata kane akuzuar PDK-ne, e cila nga nje parti e papeshe, qe me trafikun e kandidateve po fuqizohet dhe mund te krijoje percarje fetare ne vend. E.P
 

ados

Primus registratum
Re: PDK, provokim me myftiun!

Eshte pak me siklet kjo pune.Nuk kuptoj pse duhet ti fusim kleriket ne politike, packa se mund te jene hoxhe,apo prifterinj...Kleriket ne politke sjellin gjithmone polarizim te gjerave,dh kur behet fjale per Shqiperine punet behen mekatraure
 
Top