PDK dhe kandidaturat e saj
Se sa paster luajne politikanet tane dhe sa te zote jane mjafton te shikosh Partine Demokristiane te Lesit te famshem qe e bleu 200 mij euro dhe per interes ia kaloi Nard Ndokes qe edhe ai eshte aq mjeshter sa te zona ku kandidoi ne 2005 arriti te nxirrte si deputet edhe shoferin e tij (Nardi i PDR-se me PD shoferi i Nardit me PR-ne). Pas manovrimesh "te lezetshme" po futet ne qeveri dhe ka gjetur si kandidat Anton Gurakuqin per zv/minister te Jashtem.Anton Gurakuqi eshte anetar i keshillit bashkiak Shkoder,vete nuk e njof aspak por ma ka zan syri ne lajme.Lexoni me poshte nje shkrim te para 2 javeve te nje gazete (01.07.2006):
Shkodër—Krejtësisht jashtë rendit të ditës Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka nisur me çështjen e arrestimit të katër zyrtarëve për pronat në bregdetin e Velipojës. Në fakt është folur kryesisht për këshilltarin e tashmë prangosur Fatmir Tepelija, por edhe për kreun e kthimit të pronave Andi Gurashi. Këshilltari demokristian Anton Gurakuqi ka kërkuar shpjegime nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve, lidhur me ligjshmërinë juridike të arrestimeve të kryera nga policia. Gurakuqi megjithse pranoi se “nuk kishte të drejtë të ndërhynte në punët e gjykatave dhe drejtësisë” deklaroi se “nuk i dukej normale” që të bëhet një “Show” për absolutisht figura publike të Shkodrës. Gurakuqi theksoi se Fatmir Tepelija dhe Andi Gurashi janë nga dy familje nga më të mirat e Shkodrës dhe nuk janë as kriminelë si dhe nuk kanë asnjë preçedent kështu që nuk është normale dhe një ndalim i tillë si “Show” tha ai. Sërish Gurakuqi prononte se “po të kishte shkelje” duhesh vepruar nga drejtësia por forma dhe “show” që është përdorur në këtë rast si një ndalim i bujshëm nuk ëshë i rregullt, sepse ne nuk i kemi njohur të dy këto si njerëz që paraqesin rrezikshmëri. Gjithsesi Gurakuqi nuk ka marrë përgjigje ligjore, sepse mungonte këshilltari ligjor në këtë këshill, pothuaj gjithmonë të përgjysmuar. Në mungesë ishin dhe juristët e Bashkisë për të vërtetuar në se policia ka pasur të drejtë në prangosjen e këshilltarit Tepelija i dalë nga vota e popullit. Ne ka thënë në fund Gurakuqi si këshilltar i PDK-së duhet të dalim me një rezolutë për ti ndalur rrugën policisë për ndalime të tilla dhe për të mbrojtur vetveten...
Ne rast se e lidhi mbrojtjen qe i ben kanditaditi per zv/minister Fatmir Tepelijes me faktin qe nga 10 shkodrane 6 ankohen se asht Fatmir Tepelija strumbullar i zaptimit te tokave te qytetareve shkodran nga te huaj te ardhur spari ne qytet mund ta imagjinoj se sa shume dhe sa mire do ecin politika e jashtme shqiptare duke pasur kete "figure" ne krye. Duket qe eshte zgjedhje tipike e PDK-se.Lum si ne me politikanet tone.