PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

r0306

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

eshte "se mos lind" jo "se mos lend" ...ndonje gjemb.
as maqedonsit qe kam taku' n'greqi nuk genjenin se jemi nga Manastiri e baben e kam pas grek po e maqedonizoi Tito!!!
kam taku' edhe ca turq ne greqi te cilet nuk genjenin ate mejhonexhiun se ishin ne fakt greke nga stambolli po "ti e di mo', turku na ka prish he-he-he!"
une po flas per ato qe pashe, jo ato qe me thane.
mire ti daje qe po na trego' ku me pshurre!!!
edhe c'lidhje ka kufiri i perbashket me deshiren e njerezve per t'u shit' dicka qe nuk jane????
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

O rrushi i pabom (i papjek = adoleshent), po ti a bo a je? Në Greqi ka 500 000 emigrantë shqiptarë që janë në mëshirë të fatit (lexo grekut) dhe nga këta vetëm një pjesë e vogël janë grekë me zemër apo me ndërgjegje, të tjerët i pshurrin grekut ashtu siç duhet t'i pshurrës edhe ti mendjes tate (n.q.se nuk e more vesh herën e parë po ta qartësoj tani se kush është shkretëtira). Pra mos hec e thuj ate që ti "pe" kur i fute i xhiro anej, po hajde e thuj atë që shumica e emigrantëve thonë.
 

r0306

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

ore njerez, nuk mund te diskutoni dicka ju pa u nevrikos' e pa ofendu'?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Fillimisht postuar nga r0306:
[qb] ore njerez, nuk mund te diskutoni dicka ju pa u nevrikos' e pa ofendu'? [/qb]
Ku e pe ofendimin ti ër plak? Po qe se ti nuk prano realitetin nuk o faji i të tjerve
goofy.gif
.
Ne mos ki merak se nuk xefet njeri me ty, shum shum i vje gjynof <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Fillimisht postuar nga Black_Eagle:
[qb] Hej o ti me viz- qe nuk te shkruan nicku...ke kujdes se askush nuk iu eshte perkul turkut, fen turku nuk na dha me shpat po ne vet e pelqyem dhe e morrem,edhe para turkut ne kishim fetaret tan qe kishin mesuar nga larg per fen...ashtu se ashtu i gjith populli nuk ishte i krishter..me shum besonte ne fen e ilirve ne shume zoter ..qe nga 1912 serbi u mundua te na nderroi fen po ne si ulem breket po te ishte ashtu ateher i gjith jugu i shqiperis me shumic orthodokse e paska hanger ne b.. d.m.th...edhe ate 3 here njeher Turku(u ben mysliman) njeher Gjermani(katolik) dhe tash Greku(orthodoks) ..sipas teje vaj halli per ata qe kan nderru fen tre here..ja kaq mendon ti.... [/qb]
e paske kap muhabetin ti djale po vetem se e harron kur nuk te intereson

kosovaret do te ishin tradhetare nese do te merrinin sot fene serbit, shqipetaret ishin tradhetare kur morren fene e turkut (qe te mos pagaunin taksa, qe te mund te mbanin arme si te tjeret, qe te mund te blinin ato toka qe kerkojne sot... per interes dmth), ishn tradhetare shqipetaret qe u kthyen ne katolike gjate pushtimit italian dhe sot jane tradhetare ata qe marrin fene e grekut per te njejtat interesa. Perjashtohen nga ky diskutim ata qe i perkasin nje feje apo nje tjetre pa interesa.

parimi nuk ndryshon por duket se ty nuk te pelqen (apo nuk mundesh) te shohesh pertej hundes tende ne keto momente
Kjo vlen edhe per ate xenofobin pseudopatriot me lart (yllis me duket)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Tani qe shpresoj tu kem bindur (jo se me plasi shume) se komuniteti ortodoks ka te drejte te mos i cani derrasat me idiotesirat tuaja, po i kthehemi janullatosit.

Mendoni nje kontekst te tille:
Ortodokset dalin nga komunizmi pa lidership, te varferuar dhe sidomos te zhgenjyer nga politika xenofobe e hoxhes (enver hoxhes) e me nje vizion te hapur ndaj fqinjeve.

ne keto kushte ata e pranojne me shume se paqesisht janullatosin kryepeshkop te kishes shqipetare.
kur berisha e fut vendin ne legen islamike fillojne ndihen te kercenuar e kerkojne aleanca strategjike duke pare rrjedhimisht janullatosin si nje zgjidhje.
Politikat pro greke te janullotosit shihen si nje presion efikas ndaj shtetit shqipetar ne keto kushte dhe nuk ka arsye per ta larguar.
nderkohe janullatosi hyn ne simbioze me kishen shqipetare (mendoni te gjthe ata qe jane pagezuar ne keto kohe).
ortodokset "e rinj" jane nje mbeshtetje e fuqishme per te
nderkohe fillon formohet kleri i ri por gjithmone nen janullatosin dhe veshtire se mund ta hedhe poshte.
kur fillojne e fitojne siguri lindin edhe tentativat e para serioze per te luftuar janullatosin (shtrydhe si limoni e pastaj hidhe ne plehra) ne elbasan

Cfare mendoni se do te ndodhe nen qeverisjen e berishes????????
Si mendoni se do te reagojne ortodokset (ne lidhje me janullatosin) nese ndihen te prekur ne autonomine e tyre???????
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Ortodokset shqiptare ishin nje mbeshtetje per sistemin komunist ne Shqiperi,ata do te jene perseri nje mbeshtetje e forte per interesat e Greqise ne Shqiperi.

Po te shofim katoliket, bektashçinjte dhe myslimanet, ata ne radhe te pare ndihen shqiptare, feja per ta eshte sekondare ose e parendesishme. Krejt ndryshe ndodh me ortodoksit: ata ndihen ortodokse ,pastai shqiptar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

mbase ke te drejte po nuk e di nga e nxorre kete perfundim

enver hoxha (ka nevoje ti themi fene?)sekretar i pare
ramiz alia (katolik i shkodres)sekretar i pare
sali berisha ( ) sekretar i thjeshte


mbrojtja e komunizmit me ate te grekut bie disi ne kontradikte o i mjere
shrug.gif


lexo nja dy rreshta historie (apo me mire histerie, se e tille ishte ajo e komunizmit) ne lidhje me greqine perpara se te shkruash se me duket vetja edukator kopshti kur te pergjigjem.

orotdokset mbronin, gregun, fene apo komunizmin????!!!!!!!!!!!!!


Kur ke te besh me te tille debilane pushtet do te mendosh se alaencat strategjike me janullatosat jane te nevojshme.
 

bonii

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Hahahaha vizo po pse ti mendon kryepeshkopi grek mbron interesat e ortodokseve aty???..o ju te mjerit nga kush pritni..ti vet e the ne qofte se shitesh per interes Ti me Se pari nuk je Shqiptar por vetem nje kurve e thjesht(mendoj per ata qe shiten)..
Feja ka luajtur rol te rendesishem..ne Kosove shqiptaret feja i bashkoi kunder Serbit ne njefar menyre kishim ndihm edhe nga te krishteret ne Cameri gjithashtu..me heret ne Shqiperi kunder osmaneve e keshtu me rradh(se bashku katolik,mysliman etj)..d.m.th gjat historis te gjitha fete na kan ndihmuar...Por interesi i perbashket ka qen Kombi...Dhe keshtu duhet mbetur,..Ti pranon minoritet ne Shqiperi Grekun,kurse ai ste pranon si shqiptar atje edhe pse je 10% gati..cfar i thua ti kesaj..Demokraci,barazim,Shtet Evropian, jo racist,Modern,..
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

te shitesh per interes apo te blesh per interes jane dy gjera krejt te ndryshme.
te marresh fene e atij qe ka pushtetin eshte te shitesh. Te besh nje aleance per te mbrojtur pozicionin aktual eshte te blesh

fakti qe prezenca e janullatosit i sherben ortodokseve per te mbrojtur interesat e tyre si komunitet ortodoks brenda atij shqipetar eshte krejtesisht normal.
Nga momenti kur ordotodkset nuk do te ndihen te kercenaur nga orientimi islamik apo thjesht ksenofob i pushtetit nuk do te kete me nevoje per aleante si anastasi dhe do te ndihen plotesisht pjese e komunitetit shqipetar (dhe kjo vlen per cdo komunitet feter apo jo.

qe ananstasi nje dite duhet larguar, kjo nuk ka pike dyshimi
qe tipa si puna juaj duhet te respektojne pavaresine e komunitetit ortodoks (me apo pa minoritaret greke), edhe kjo nuk ka pike dyshimi


per te krijuar nje komb duhet nje kulture e perbashket dhe kur kjo kulture nuk eshte feja atehere duhet te jete medoemos toleranca fetare e respekti per njeri tjetrin.
 

bonii

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Kesaj rradhe pajtohem me ty 99%..kemi nje pakice ortodokse shqiptare dhe nje shumic myslimane apo atheiste,nje mesatare katolike(mendoj ne gjith trevat shqiptare Kosove,Maqedoni,Mal te Zi,Shqiperi)..por nuk do te thot qe nuk kemi rrespekt ndaj njeri tjeterit..Komunizmi cka ka bere dihet,ai ka qene Atheist dhe eshte munduar ti prish tgjitha fete jo vetem ortodokset..nuk e di si eshte ne Tiran por ne Prishtin dhe Shkup ne jemi te gjith nje...Gati Te cdo xhami dhe kish kemi vendos flamurin Shqiptar -le te guxoj dikush ta hjek..kishat shqiptare(orthodokse dhe katolike) kan mbetur pa u demtuar kurse kishat sllave jan rrenuar(nuk mburrem me kete eshte papergjegjsi,por desha te theksoj se perpara tgjithave vjen kombi)..Kemi mbrojt Kombin,nderin dhe se fundi fenë..Per te miren e kombit duhet te vazhdojm rrespektin..por duhet pasur kujdes nga te huajt qe perdorin fen per te asimiluar kombin..kete e kemi par nga historia..Eshte veshtir ti besosh te huajit se ka ardh sikur Prift i urt ne shtepin tende prandaj jam kunder se po te ishte njeri me te vertet qe mendon per fen dhe te ardhmen e ortodokseve pa prapavij politike eshte i mireseardhur si per mysliman ashtu edhe te krishteret...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Fillimisht postuar nga -:
[qb]
Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb]
Fillimisht postuar nga -:
[qb]
cfare ju plasi juve nga kush kryesohen ortodokset shqipetare?????????????!!!!!!!!!!!!!!
<img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> [/qb]
kjo eshte fara e Janollatosit qe po rritet.

zoteri si nuk na plasi ne shqiptarve se kush e drejton kishen autoqefale shqiptare qe me aq mund e gjak e ndertuan paraardhesit tane e qe kishin per kundershtar pikerisht paraardhesin e Janollatosit ??

na tragon edhe tasin me dhalle !!!!!!!! [/qb]
nese je ortodoks leme nje date bashke e shkojme protestojme bashke ne deren e cdo kishe ortodokse qe te nderrohet kryepeshkopi

nese nuk je ortodoks, te paret e tu kane ndertuar ndonje xhami apo teqe apo ndonje kishe kalolike por jo autoqefaline e kishes shqipetare (qe e kurorezoi noli antagonisti i zogut <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ) dhe mos na caj derrasat shume.

xenofobi shterpe [/qb]
kurva e Janollatosit ne Albforum (-)na kthen pergjigje kur nuk njeh historine e kishes autoqefale shqiptare .

pikerishte ketij personi duhet ti tregojme se kush qenkan ata SHQIPTAR qe me te vertet luftuan per ndertimin e Autoqefalise e kesaj kishe e kush ishin ata Janollatos te viteve '30 se bashku me pseudo-shqiptaret e asaj kohe qe e pengonin krijimin e saj.

eshte mire qe kesaj kurve te Janollatosit ti permendim edhe emrat e atyre ATDHETARVE ortodoks SHQIPTAR qe u persekutuan pikerisht nga paraardhesit e Janollatosit vetem se donin qe ne meshe te perdorej gjuha shqipe.

po pikerisht kjo kurve e Janollatosit qe eshte edhe injorante nga ana ligjore e historike duhet ti TREGOJME (po na mbjell percarje me shkrimet e tij ) se ndryshimi qe ju be statutit te kishes autoqefale shqiptare duke na futur nje shtetas te huaj ne drejtimin e saj (ne statutin e '37 duhet qe drejtusi te ishte me Nenshtetesi e Kombesi shqiptare) u be me miratimin e parlamentit shqiptar(qe nuk eshte i gjithi ortodoks) e kishte edhe firmen e musulmanit president Berishe.

e fale Berishes e kemi kete te keqe te quajtur Janullatos (qe mbronte vellezerit e tij SERB kur Nato bombardonte serbine qe te ndalohej represioni ndaj shqiptarve Kosovar).

vetem naivet , injorantet , e Kurvat e Janollatosit besojne se ky personazh ka ardhur vetem per te ndihmuar ortodoksit SHqiptar .
Na e shoqeroj presidentin Grek kur erdhi neper shqiperi duke ja kaluar edhe ministrit tone te jashtem qe e kishte per detyre.
edhe presidenti grek mbasi na beri disa deklarata per vorio-epirin (ne presence te Janollatosit - kryepeshkopit te kishes Autoqefale shqiptare) u shpreh per Janollatosin: " Po punon shume mire "

edhe ne kesaj rradhe i besojme ish-presidentit grek.(per fat keq tonin)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

nuk me kishin quajtur ndonjehere kurve te janullatosit por cdo lloj ofendimi nga debila si puna jote merr vlere pozitive (-*-=+
shrug.gif
)


Nese nuk do te pranonte te huaj, berishes i takonte te vihej vete ne krye te komunitetit ortodoks po fatkeqesisht nuk i plotesonte as ai kushtet <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> (se deshiren mbase e kishte)


Fakti eshte qe Berisha na futi ne legen islamike (nenkupto: ne jemi nje vend islamik)

Fakti eshte qe kjo kercenoi komunitetin ortodoks

Fakti eshte qe janullatosi punon per vete por aleanca me te i sherben ortodokseve si presion ndaj qeverise te tipit:
nese vazhdon ne legen islamike nuk kemi me nje kulture te perbashket dhe rrjedhimisht nuk jemi me nje komb. Nese askush nuk do te na perkrahte, xenofobet si puna juaj do te na ftonin te limin fare vendin tone por aleancat e duhura na lejojne tu veme nje fre (te forte biles) debilave.

Respektoni ortodokset e i lini te qete.

Lejoni qeverine te kete nje politike te jashtme dhe mos i beni presione idiote berishes.

Berisha ne pushtet duhet te jete ndryshe nga berisha i papergjegjshem ne opozite apo nga berisha i plotfuqishem '92-'97
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Fillimisht postuar nga -:


nese nuk je ortodoks, te paret e tu kane ndertuar ndonje xhami apo teqe apo ndonje kishe kalolike por jo autoqefaline e kishes shqipetare (qe e kurorezoi noli antagonisti i zogut
eek.gif
) dhe mos na caj derrasat shume.

xenofobi shterpe [/QB]
Janullatosi me Kurvat e tij shqip-foles po zabtojne kishen autoqefale Shqiptare qe mesa mund e gjak e ndertuan Shqiptaret e vertet Ortodoks me ndihmen e te gjithe Shqiptarve Atdhetar.

le ti mesojme historine ketij personi(-) qe pervec se eshte nje Kurve e Janollatosit e perzier me paditurine e Historise se popullit Shqiptar edhe neser kur Janullatosi te jap kushtrimin do te behet Jorgji Zagrofos apo Spiro SpiroMilo i viteve 2000.
Do ta kemi perballe barrigades kete sternip te atyre krminelve grek por shqip-foles qe fusnin bajonetat tek femijet e shqiptarve.
por edhe kjo kurve e Janollatosit do te perfundoj ashtu sic perfunduan te gjithe ata qe kane zgjedhur rrugen e Anti - shqiptarizmit.

----------------------

Kur krijohej Kisha Ortodokse shqiptare


---------------------------------------------------------

Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi


Dëshira e ortodoksëve shqiptarë për të pasur një Kishë të pavarur është e hershme. Atë e morën me vete ata që mërguan jashtë atdheut, në Amerikë, Rumani, Bullgari, Egjipt, ku gjetën truall të përshtatshëm shenjat e gjallërimit.
Me shpalljen e pavarësisë (1912) dhe me formimin dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar më 1920 (Kongresi i Lushnjës), kjo dëshirë erdhi duke u gjallëruar, forcuar dhe mori trajta më konkrete. Ortodoksët shqiptarë, të udhëhequr nga kanoni kryesor "Kishë e lirë në shtet të lirë", kërkojnë që të gjitha ritualet fetare të bëhen në gjuhën shqipe, në gjuhën amtare. Organizimin shpirtëror në bazë të kanoneve të shenjta, zyrtarizimin dhe miratimin e tij është e nevojshme ta bëjë në radhë të parë shteti.
Këtë nismë e mori Kostë Paftali, prefekti i Durrësit. Ai njoftoi telegrafisht prefekturat në vitin 1922 për domosdoshmërinë e organizimit të një tubimi për këtë qëllim të rëndësishëm. Çdo prefekturë do të zgjidhte nga dy delegatë, midis tyre kishte edhe klerikë shumë të njohur, si Arkimandrit Visarion Xhuvani, Arkimandrit Agathangjel Çamçja, Ikonom Vasil Marku, Papa Harallambi, Papa Josifi etj.
Qeveria shqiptare u tregua mjaft e interesuar për çështjen shpirtërore dhe fetare të popullit të saj. Ajo i dërgoi një qarkore prefekturave dhe nënprefekturave për të mbështetur zgjedhjen e njerëzve atdhetarë, të cilët do të përkrahnin idenë e një kishe autoqefale shqiptare.
Kundërshtarët e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare përhapën gënjeshtra, sikur organizatore e mbledhjes së Kongresit të Parë Kishtar të Beratit ishte qeveria. Ahmet Zogu, atëherë ministër i Brendshëm, i hodhi poshtë këto shpifje. Kongresi kishtar ortodoks e shpalli autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare duke u mbështetur në kanonet apostolike dhe të sinodeve të lidhura shpirtërisht, dogmatikisht dhe apostolikisht me Kishën e madhe të Krishtit, me Patriarkanën e Stambollit.
Ky Kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptarë sepse vendosi përfundimisht të drejtën e ligjshme të shqiptarëve ortodoksë për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë. Me vendimin Nr. 807 të datës 18-09-1922 Këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe i miratoi ato plotësisht sepse ishin mbështetur në parimin e pavarësisë së shtetit shqiptar( A.Q.Sh. fondi 251,dosja 1254, viti 1922).

Stambolli nuk njeh kishën shqiptare

Këshilli i Naltë i zgjedhur në Kongres njoftoi të gjitha patriarkanat dhe kërkoi miratimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, e cila nuk e miratoi autoqefalinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Dy delegacione njëri pas tjetrit shkuan në Stamboll dhe u takuan me Patriarkun.
Në delegacionin e dytë morën pjesë deputetë, klerikë të shquar, personalitete të njohura të vendit, si At Vasil Marko, Dhosi Havjari, Vasil Avrami, deputeti Thoma Orolloga, At Harallamb Torka, Dhimitër Kacimbra, Simon Shuteriqi e Kristo Kirka.
Me gjithë kërkesën e argumentuar bindshëm, Patriarku nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij i mëparshëm, duke vepruar me diplomaci për njohjen e pavarësisë së Kishës dhe jo për njohjen e autoqefalisë.
Për njohjen e pavarësisë, pra theksojmë jo të autoqefalisë, Patriarku i Stambollit vuri këto kushte:
-Peshkopët që do të zgjidhen prej popullit shqiptar duhet të jenë miratuar më parë prej tij.
-Patriarkana ka të drejtën e vetos në miratimin e Kryeepiskopit.
-Gjuha e vjetër e dëshirueshme e kishës, greqishtja, të zërë vendin e parë në Kishë.
Këto kërkesa të Patriarkanës së Stambollit hidhnin poshtë vendimet kryesore të Kongresit Kishtar të Beratit dhe opinioni atdhetar nuk u pajtua me këto kërkesa. Ndërkohë diskutimet u bënë të ashpra dhe kontradiktat ndërmjet atyre që ishin për autoqefalinë dhe atyre që i quanin të mjaftueshme propozimet e Patriarkut të Stambollit erdhën duke u thelluar.
Zbatimi i vendimeve të Kongresit të Beratit u bë ngadalë sepse edhe dioqezat kryesore ishin pa titullarët e vet. Gjithashtu edhe gjendja financiare e kishave ishte shumë e dobët. Për të krijuar një gjendje më të favorshme Visarion Xhuvani më 1923, që atëherë ishte deputet dhe anëtar i Këshillit të Naltë, kërkoi nga Parlamenti ndihmë financiare prej 50.000 franga ari. Ai iu drejtua Parlamentit me këto fjalë: " Kështu edhe nji herë ky Parlament t'i marri parasysh gjithë nevojat dhe gjendjen delikate të Kishës Autoqefale Kombëtare dhe të mos kursejë nji dhuratë të vogël që ka me prumun njisimin dhe shqiptarizimin e ortodoksëve, punë që ka aq vlerë për interesimin ma të naltë të shtetit në kohën e ardhme, sa nuk mund ta shpjegoj me kohën e pakët që kemi".( Bisedime të Këshillit Kombëtar, faqe 221, viti 1923***)
Mbas disa diskutimesh Ahmet Zogu tha: "Asht e ditun se këto ndihma do të jepen jashtë buxhetit dhe nji shumë prej 50.000 frangash ari nuk asht gja e madhe. Qeveria pra, me gëzim e pranon dëshirën e komisionit të financave, që kjo shumë t'i dhurohet Këshillit të Naltë të Kishës Kombëtare".
Në këtë rast Ahmet Zogu shprehu për herë të dytë vullnetin e mirë për të ndihmuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai mbajti po këtë qëndrim në përkrahje të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare edhe në raste të tjera që do t'i shohim më poshtë.
Ndihma e miratuar në Parlament i dha udhë zgjidhjes së problemeve të ngutshme të kishës sonë, por mungesa e Sinodit të Shenjtë me dhespotë kanonikë, të cilët do të drejtonin veprimtarinë kishtare për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Beratit, ishte pengesë e madhe.
Mitropolitët kanë qenë: Jerotheu në Korçë, Kristofori në Berat dhe Noli në Durrës. Me veprimet e tyre këta titullarë u treguan të mefshtë dhe nuk plotësuan kërkesën e Kongresit të Beratit për të dorëzuar dy kandidaturat e mundshme, që atëherë ishin V. Xhuvani dhe A. Çamçja.
Kaluan tre vjet nga Kongresi Kishtar i Beratit dhe zgjidhja po dukej disi e largët. Ndërkohë dioqeza e Durrësit mbeti pa Mitropolit. Për të plotësuar këtë post të rëndësishëm kishtar dhe për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Beratit, Këshilli i Naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ngarkoi Visarion Xhuvanin që të drejtonte Mitropolinë e Durrësit sipas dekretit Nr. 686 të datës 28.3.1925. Nga klerikët dhe bashkëpunëtorët e vet Visarioni kërkoi që të ruajnë dhe të zbatojnë në mënyrë të plotë kanonet e shenjta për nder të kishës dhe për të mirë të popullit. Plotësimi i kësaj detyre kërkonte që Mitropoliti i Durrësit të kishte gradë episkopale. Visarioni nuk mund të priste deri sa të zbutej zemërimi i Patriarkanës së Stambollit dhe nuk u pajtua me plogështinë, durimin dhe përunjësinë e ndonjë dhespoti tjetër. Ai ishte i bindur se Patriarkana dëshironte që kisha shqiptare të mbetej e varur përgjithmonë prej saj.
Ishte koha për të vetëvepruar me guxim dhe me sakrifica. Atëherë pa mbështetjen e Këshillit të Naltë, Visarion Xhuvani shkoi në Mal të Zi dhe më 3 maj të vitit 1925 u dorëzua në gradën episkopale. Akti i dorëzimit të Visarionit pati jehonë të dyfishtë. Disa mendonin se punët do të shpejtoheshin për formimin e Sinodit, të tjerë e quajtën shkelje disiplinore. Midis tyre kishte dhe anëtarë të Këshillit të Naltë të cilët nuk e njihnin si Mitropolit dhe e ndalonin që të celebronte Meshë Episkopale. Madje ata arritën të kërkojnë që të merreshin masa disiplinore ndaj tij. Përplasjen e Episkopit të ri me Këshillin e Naltë e zgjidhi ministri i Punëve të Brendshme, A. Dibra, i cili, në përgjigje të letrës së dërguar nga Prefektura e Elbasanit më datën 24.2.1927, ka shkruar: " Meqenëse Sinodi i Shenjtë është në formim e sipër, të ruhet statuskuoja dhe problemi të zgjidhet prej Sinodit".( AQSh f. 152, dosja 20, viti 1927).

Xhuvani nuk mposhtet

Në vitin 1926 Patriarkana e Stambollit ndërmori një veprim tjetër diplomatik për të mposhtur qëndresën e atdhetarëve shqiptarë dhe për të bindur Qeverinë dhe Mbretin e shqiptarëve. Ajo dërgoi në Shqipëri Eksarkun Krisanthos, Mitropolit i Trapezundës dhe laikun P. Kotoko. Misionarët grekë ngulën këmbë përsëri për ruajtjen e privilegjeve të Patriarkanës së Stambollit. Ortodoksët shqiptarë atëherë u ndanë në dy grupe: në përkrahës të idesë së autoqefalisë dhe në përkrahës të kërkesave të Patriarkanës.
Ndërkaq ortodoksët e Vlorës me Tol Arapin në krye i dërguan këtë telegram At Vasil Markos më 10 qershor të vitit 1926: "Krisanthi vjen në Korçë, kini kurajo patriotike dhe mos bini viktimë e dhelpërive fanariote. Kemi lindur shqiptarë, rrojmë dhe do të vdesim shqiptarë. Statuti i Beratit për të cilin jemi betuar nga ana jonë nuk cenohet".
Visarioni doli në ballë të përpjekjeve që kundërshtonin ndalimin e gjuhës shqipe në liturgjinë fetare. Vënien e gjuhës greke nuk e quajti të logjikshme edhe për arësye filologjike, sepse pjesa më e madhe e librave liturgjikë ishin përkthyer e përshtatur në gjuhën shqipe nga njerëz me kompetencë profesionale. Kontradiktat midis intelektualëve për këtë çështje të rëndësishme të Kishës Ortodokse Shqiptare i zgjidhi Mbreti Zogu i Parë, i cili me vendosmëri ka deklaruar:
" Aq më ban ç'mendon Patriarkana. Në Shqipni jam zot vetë dhe komandoj unë".(70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale, Tiranë 1993, faqe 71).
Më 13 nëntor të vitit 1929 Kryeministri i Shtetit Shqiptar, Koço Kota, iu drejtua me dy shkresa Mitropolitëve Jerotheu dhe Kisi që ishin që të dy në Korçë, dhe shfaqi dëshirën që dy kandidatët për peshkopë (Çamçe dhe Ambrosi) të dorëzoheshin sa më parë dhe me këtë mënyrë të plotësoheshin kushtet për formimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Katër muaj kaluan pa u bërë asgjë. Qeveria kërkoi zgjidhje të brendshme të sinodit, ndërsa ata që nuk e përkrahën këtë ide kërkuan zgjidhje tjetër. Kërkesat e tyre jo vetëm që nuk qenë kanonike, por qenë dhe të pamundshme për interesat kombëtare të ortodoksëve shqiptarë dhe për parimet shtetërore.
Për formimin e Sinodit u interesua në mënyrë të veçantë Këshilli i Naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale, i cili u mbështet në vendimet e Kongresit të Beratit, në kanonet e shenjta dhe te qeveria shqiptare e kohës.
Në shkurt të vitit 1929 Kryetari i Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë njoftoi Visarion Xhuvanin.
Detyra e re që iu ngarkua Visarionit u miratua menjëherë nga Qeveria Shqiptare. Çdo pritje e mëtejshme do ta dëmtonte rëndë autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, prandaj në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, të kryesuar nga Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog I, në të cilën morën pjesë Koço Kota, Pandeli Evangjeli, Hiqmet Delvina, ndërsa nga Këshilli i Naltë Kishtar At Vasil Marko dhe Imzot Visarioni. Ky i fundit u ngarkua që të zgjidhte dy episkopë kanonikë të huaj, të cilët do të dorëzonin kandidatët shqiptarë.
Nga 11 shkurti deri më 17 shkurt të vitit 1929 u bënë hirotonisjet e episkopëve dhe më 18 shkurt do të formohej Sinodi. Këto qenë ditë festive për ortodoksët dhe për myslimanët shqiptarë. Meshat që u mbajtën atëherë ishin ngjarje të shënuara në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mbretin në to e përfaqësoi Kolonel Zef Seregji, mori pjesë kryeministri Koço Kota, ministri i Drejtësisë Hiqmet Delvina, Xhafer Vila, Yzedin Beshiri, Abdurrahman Kroi, Dr. Basho, Tefik Mborja etj. Diskutimet e gjata shtatëvjeçare për zgjedhjen e Sinodit të Shenjtë morën fund. Gazeta e Re atëherë shkroi: "Më në fund ideja kombëtare ngadhënoi si gjithnji sepse ajo buron nga shpirti i kombit dhe asht besue në duer të forta patriotike".

Kongresi i Korçës

Mbas formimit të Sinodit u shtua shumë zemërimi i Patriarkanës së Stambollit dhe i Patriarkanës greke. Të dyja bashkë dhe veç e veç ato e rritën trysninë dhe i shtuan sulmet ndaj Sinodit dhe veçanërisht ndaj Kryeepiskopit Visarion, ndaj mbretit Zog dhe Qeverisë shqiptare. Për të përballuar këto shpifje, të cilat mund të arrinin në formë ankese deri në Lidhjen e Kombeve, Këshilli i Ministrave me vendim Nr. 218 të datës 21.3.1929 vendosi të formojë një komision, të përbërë prej ministrit Fuqiplotë Mehdi Frashëri dhe Dhimitër Pogës, drejtor politik pranë kësaj Ministrie për të ndjekur veprimet e mundshme dhe për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, për t'u bërë ballë situatave në rast se Qeveria greke do ta shtronte çështjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse në Lidhjen e Kombeve. (AQSh. fondi 251, dosja 850, viti 1929) Pa u tutur ndaj presioneve të brendshme dhe shpifjeve të jashtme, Sinodi, me Visarionin në krye, punoi në mënyrë intensive për të përgatitur Kongresin e dytë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Korçë. Edhe për këtë veprimtari kujdesi i Qeverisë dhe i Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Zogu I, ishte në lartësinë e duhur, duke përballuar edhe një pjesë të shpenzimeve financiare. Kongresi do të miratonte Statutin definitiv dhe rregulloren e brendshme të administrimit të kishës. Më 19 qershor të vitit 1929 të 46 delegatët përfaqësues të klerit dhe të popullit të Shqipërisë u mblodhën në Korçë për punimet e Kongresit të Dytë Panortodoks. Kongresi historik i Korçës miratoi njëzëri dokumentet bazë të Kishës dhe mjaft vendime të tjera, duke e vendosur Kishën Shqiptare krahas kishave të tjera ortodokse ballkanike, evropiane e botërore.

Njohja e autoqefalisë shqiptare

Në vitin 1935 Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog, kërkoi njohjen e autoqefalisë nga Patriarkana, duke dërguar Koço Kotën e Josif Kedhin në krye të një delegacioni pranë Patriarkut për t'i dhënë Tomusin Kishës Ortodokse Shqiptare. Kërkesave të Patriarkanës iu shtua edhe një kusht tjetër: largimi i Visarionit nga detyra e Kryeepiskopit. Visarioni, që dha kaq shumë për kishën tonë, vendosi të vetëflijohej dhe në Sinodin VII pranoi të jepte dorëheqjen. Mbas 27 majit të vitit 1936, dita kur dha dorëheqjen Visarioni, e deri më 12 prill të vitit 1937, pati veprimtari të dendur diplomatike për të bindur Patriarkun e Stambollit që të miratonte Tomusin. Ai nuk lëvizi nga kërkesat e veta, vetëm se i zbuti ato dhe ia përshtati diplomacisë së kohës, miratoi Tomusin dhe në krye të Kishës Shqiptare erdhi Imzot Kristofor Kisi. Edhe më vonë Naltmadhnia e Tij, Ahmet Zogu, tregoi vëmendje të veçantë për mbarëvajtjen e Kishës Ortodokse Shqiptare. Dhënia e Tomusit nga Patriarkana e Stambollit për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare u bë më 12 prill të vitit 1937.
Kjo erdhi pas punës këmbëngulëse që bënë klerikët shqiptarë me Kongresin e Beratit, të Korçës dhe pasi formuan Sinodin e tyre.


Grekët bllokuan udhëtimin e kryeepiskopit shqiptar

Mbreti Zog porositi avion në Itali për imzot Xhuvanin

Për realizimin e misionit fetaro-kombëtar Visarion Xhuvanin e mbështeti Naltmadhnia e Tij, Zogu I. Kur Visarioni u burgos nga regjimi komunist (nga viti 1948 deri më 1962) një nga bashkëvuajtësit e tij, Beqir Ajazi, për ndihmën e pakursyer që dha Naltmadhnia e Tij, Zogu I, në librin "Nga zhgaba me kurorë deri te drapri me çekan" shkruan: "Kishte vdekur Patriku i Bukureshtit dhe i gjithë Rumanisë. Siç e duan kanonet varrimi i tij do të zhvillohej me ceremoni madhështore ku do të ishin jo vetëm klerikët e lartë të vendit, por edhe përfaqësuesit zyrtarë nga kishat e vendeve të tjera, ndër të cilat bënte pjesë edhe Shqipëria, që dilte për herë të parë si autoqefale.
Meqë vdekja e Patrikut kishte qenë e befasishme dhe kur përfaqësuesi i kishës shqiptare, Visarioni, duhej të ishte patjetër, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur një takëm ceremonial për meshë, të thurur e të qëndisur krejt prej ari. Vetëm kamillafi i rëndë (mitra) dhe skeptri kishin kushtuar më se 400 napolona ar.
Linja ajrore për në Bukuresht atëherë kalonte Tiranë-Athinë-Sofje-Bukuresht. Kështu që veç vizës së tranzitit të Bullgarisë duhej edhe ajo e qeverisë greke. Kjo e fundit kishte refuzuar dhënien e vizës për Visarionin, sepse Imzot ishte "persona non grata" atje dhe i dënuar për shkak të veprimtarisë që kishte kryer me rastin e autoqefalisë.
Dukej sheshit se autoritetet greke po bënin çmos për ta penguar kishën tonë që të paraqitej në një ceremoni botërore, siç qe ajo e varrimit të Patrikut të Rumanisë. Për t'ua hedhur në ajër planin e sabotimit të tyre, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur aeroplan të posaçëm, duke e kaluar Visarionin në Itali dhe s'andejmi në Rumani.
Sipas rregullave të protokollit i kish takuar Visarionit që të ishte i pari në krye të kësaj ceremonie. Pjesët e tjera, pamjen, veshjen dhe aftësitë kishtare i kishte vetë Visarioni, i cili kishte korrur atje një simpati të madhe për kishën tonë, për veten e vet dhe për Shqipërinë.
Në lidhje me këtë veprimtari Gjergj Bubani më ka thënë se gjatë ceremonisë mijëra gra shqiptare të Bukureshtit ndërprenin herë pas here kortezhin për t'i dalë përpara Visarionit, duke brohoritur me devocion: "Jetë të gjatë o dhespoti ynë"
thumbsup.gif
.
 

altin zaka

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

O ZORRE sa mire e paske mesuar shqipen,o ti qe i lepine by... janullatosit,,,une jame nje ortodokse shqiptare dhe e kame thene gjithmone qe janullatosi duhet te largohet nga shqiperia edhe me ane te forces,prej by..
thumbsup.gif
ai po shkaterrone shqiperine dita dites,po shkaterrone kishat dhe kulturen shqiptare...poshte janullatosi dhe ata qe e mbrojne..LARTE FIGURA E NOLIT DHE AT GJERGJ FISHTA
wave.gif
 

altin zaka

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

LEOPARDI
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
shqiperia shqipetareve vdekje tradhetareve dhe klyshave te janullatosit <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

kur zoti ndau trute i kish mbaruar dhe jua mbushi koken me tallash

ikni mor debila se late nam

xenofobi shterpe

une dhe keta duhet te kemi te njejten kulture qe te mund te quhemi nje komb. Kur te mungon respekti e toleranca per te te tjeret nuk mund te pretendosh te formosh nje komb.

Cfare ju lidh me tipa te tille?!
A eshte lidhje fakti qe keni lindur brenda te njejtes njesi administrative?!

rrugen e xsenofobise e paranojes e provoi enver hoxha dhe keta bijte tij te denje (pavaresisht se me ngjyre tjeter) po na e propozojne serisht sot.


Une them qe me tipa te tille nuk kam asgje te perbashket.


Cfare mesazhi po i jepni komunitetit ortodoks?! Ju pranojme si shqipetare nese beni si ju themi NE?!
E ata do te nxehen e do tu pergjigjen se ju jeni kopilat qe turqit lane pas kur keputen qafen pasi masakruan shqipetaret qe rezistuan (sigurisht jo ata qe nderruan fene).

Janullatosi largohet kur ti mbushet mendoja komunitetit ortodoks dhe kjo ndodh jo me pare se kur ju idiotet ti keni treguar respektin e duhur.

filloni qe tani perpara se simbioza te jete totale se pastaj nuk ka burre nene ta largoje paqesisht.

janullatosi eshte problem i brendshem i nje komuniteti autonom dhe politika ben mire te qendroje larg e te ruaj rraportet paqesore.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

ai qe ka shkruar artikullin me siper e ka ngaterruar pa si tepermi fene me politiken.

ortodokset shqipetare nuk mund te pranojne te largohen nga zgjedheper te rene nen nje tjeter.

Ata sot mendojne se mbajtja e janullatosit i garanton ekuiliber

respektohet autoqefalia e kishes (formalisht - por eshte garanci per te ardhmen)
garantohet respektimi i shtetit per kishen (duke konsideruar ananstasin gati ne rang ambasadori te nje shteti tjeter)

Ne rast te nje shteti qe mbron kishen nuk ka nevoje per ananstasin
Ne rast te nje shteti qe te fut ne legen islamike apo qe kerkon te nderhyje ne punet e tua, apo qe e ka bazen ne idiote xenofobe antiortodokse e anti anti anti ca tu dale perpara, anastasi (apo nje grek cfaredo) garanton pavaresine.

I takon ortodokseve te ruajne ekuilibrin por i takon edhe te tjereve te mos i shtyjne aty ku nuk duhet.

Duke shpresuar qe berisha kete rradhe do te tregohet me i matur, e mbyll me kaq se kam pershtypjen qe nuk ka me asgje per te thene.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

Janullatos ditën e parë që erdhi,hoqi portretin e Fan Nol
shrug.gif



At Nikolla Marku: Janullatos nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e Jagos dhe Tartufit Sot, në mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare”, për qëndrimin e saj të lëkundur, që mban prej shumë kohësh ndaj problemeve kombëtare, po na del flamurtare, duke na bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, të shpëtojmë kreun e Kishës Orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qëndron në mënyrë të paligjshme në krye të saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnë.

Nga At Nikolla Marku - Kryetari i Kishës, Famulltari i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare dhe z.Eduardo Papamihali - Sekretari Këshillit “Shën Mari”, Kishës Elbasan

- Na duket e çuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditëse për idhulltorët e Janullatosit, që e shohin si “shenjtor”, apo duhet të jetë i tillë.

Një gazetar, ose kalemxhi me arë Greku, na e ka servirur si hyjnor, që nga çdo pikë e trupit të Hirësisë së tij, na dilka “mirësi”, “shenjtëri”, duke na bërë thirrje ta pranojmë në shpirt ne shqiptarët.
- Ne ju sigurojmë, se përveç tij që ka marrë përsipër këtë barrë të rëndë, por edhe shumë politikanë, pushtetarë, Akademikë, shoqata të ndryshme, nuk kanë asnjë fije njohuri për rregullat e udhëheqjes së Kishës, të historisë së saj, e në fund, se si duhet të kryejë Kisha Orthodokse tërë veprimtarinë e saj, brenda territorit të Shtetit të vet (cilësojmë këtu në aspektin Juridik). Për njohuri të opinionit tërësisht shqiptar, disa të dhëna:
- Janullatos u shtir, kur na u fut në Shqipëri më 1991, vitin e Zi për Autoqefalinë e Shqipërisë!
- Dora e tij, gjoja prek vetëm ajrin, dhe qetëson vetëm shpirtrat! Mirëpo, koha tregoi të kundërtën. Anastasio Janullatos, do shfaqte shkallë-shkallë fytyrën e vet, do dilte tek rrënjët e tij. Se dora e tij, s’qe uratë në përshpirtje, por qe lopatë në grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore të zhdukte bardhësinë e orthodoksisë shqiptare e të na mbillte të zezën e Kishës Greke. Tanimë, kjo po bëhet fakt i kryer. Retë e zeza të kishës Greke, po nxijnë territorin Shqiptar. Janullatos më në fund, doli hapur si grabitës e zhdukës, të çdo gjëje Shqiptare. Ka dalë nga shenjtëria e frymës dhe i është turrur urisë së pronës, ose monumenteve kulturore të arsimit, siç është shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, e ndërtuar tre shekuj më parë e ta bëjë pronë të Kishës Greke. Ku është përfaqësuesja më dinjitozë e morale e kulturës shqiptare, (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit një Akademik e të ndalë “dorën e zezë” të Janullatosit, që do të rrëmbejë shkollën e Kostandin Kristoforidhit, që është shkolla e parë Normale, që është arkitekja e arsimit Kombëtar Shqiptar, çështje kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhëtori, pse lejon që të na e rrëmbeje kulturën, e pra ky është ai Janullatos, që në çdo moment na del grabitës.
- Janullatos iu turr Ardenicës, monument i madh historik dhe i shenjtë, vendi, ku Skënderbeu i madh, vuri kurorë me Donikën e Arianitasve (se Gjergj Kastrioti- Janullatos e quan grek – Jorgos).
- Kishat e priftërinjtë grekë, të ardhur nga Greqia në krye të kishës Shqiptare me në krye Janullatosin janë legjione të sulmit nga helenët, për pushtimi total jo vetëm të kishës, por edhe të të gjithë Shqipërisë. Këtë porosi ka ai nga shteti i tij Grek.
- Në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, u vu në krahun e Millosheviçit. Në Moskë, ai sulmoi NATO-n dhe Shqiptarët e Kosovës të masakruar, duke thënë për Agjensinë Itar-Tas të Moskës, se NATO-ja po derdh gjak të pafajshëm serb, dhe nuk përmendte lumenjtë e gjakut të shqiptarëve të masakruar.
- Prifti helen Janullatos, nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e zezë e Jagos dhe e Tartufit, hipokrit mashtrues i ligësisë, për të marrë shpirtrat e shqiptarëve. Ky përçues i Fanarit famëkeq për shqiptarët, Kozmait, Sbastianit dhe Zervës, nuk ka ardhur me dëshirën e orthodoksëve dhe për shërbime ndaj tyre, por si një zjarrvënes në Shqipëri, ku nën petkun e veladomit të tij mban thika për t’ia ngulur në shpinë atdheut tonë, Shqipërisë.
- Janullatos është përzjerë shumë herë në punët e shtetit Shqiptar, si në probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative e të tjerë dhe ka thënë, se në Shqipëri ka fondamentalizëm islamik, drejton trafikun e vizave, nxit ndërrimin e emrave, mbron terrorizmin Serb dhe Grek. Kërkon dhe tensionon sipas rastit, kërkon të greqizojë shkollën Shqiptare, etj.
- Është vërtetuar katërcipërisht, se Janullatos nuk ka ardhur në Shqipëri nga Patriakana e Stambollit, por nga Kisha Greke e Satanait. Qëllimi i tij ka qënë dhe mbetet, të greqizojë ortodoksinë shqiptare dhe t’i aneksojë Vorio-Epirin, Greqisë së tij të dashur. Në këto rrethana, sa erdhi e mori frenat e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe vuri veton, si Neroni në Romën e lashtë.
- Ai, siguroi kështu pushtet absolut në KOASH, mblodhi rreth vetes së tij, njerëzit më të korruptuar e të përshtatshëm, që gjatë gjithë kohës kishin prishur kisha e xhami, teqe e varre, kishin futur në burgje njerëz.
- Janullatos sot në Shqipëri e heq veten si “President” i dytë i Republikës dhe thotë me paturpësi që, “Jam Shqëtimtar” .
- Zvarrijta e tejzgjatur e zgjidhjes së ligjshme të statusit Juridik të Autoqefalisë, së Kishës Orthodokse Shqiptare, duke e katandisur një filiale të bindur të Kishës Greke. Është spekulative dhe abuzive, të flitet sot për ekzistencë reale të KOASH-it. Eksarku Janullatos dhe klika e tij e lakenjve, që e rrethojnë, po zbatojnë me rigorozitet planet e parashikuara në strategjinë e përpunuar nga qarqet Shoveno- Revanshiste greke, për helenizimin gradual dhe sistematik të gjithë Shqipërisë.
- Në këtë kohë, menjëherë qarqet Shoveno-vorio-epirote, me qëllim që, të shtinin në dorë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqiërisë, krijuan një këshill të përgjithshëm, fantazëm me qëndër në Korçë, i cili me kohë u mundua që të shtinte në dorë të gjitha këshillat nismëtare të qyteteve, të cilat u ballafaquan ashpërsisht me të. Ata krijuan një shoqatë të të ashtuquajturën, “Kryqtarët e Krishtit”, e cila u hodh në mbrojtje të “Këshillit Fantazëm”, duke u dalë haptazi kundër Autoqefalisë së kishës Ortodokse Autoqefale, ishte krijuar nga një prelate, politikan komunist, një aventurier, që kishte përkthyer “Rubairat” e Ohmar Kahjamit dhe, se shpëtimi i kishës ishte të bashkohej me Kishën Greke.
- Na çudit fakti që, kaq shpejt Janullatos u bë njohës i problemeve sociologe dhe etnologjike të kombit shqiptar, sa që kohët e fundit, në mënyrë shkencore trajton temën, ”Bashkekzistenca e tri feve në Shqipëri”, shembull unik. Me këtë temë, mori titullin “Akademiku i Greqisë”, dhe duhet të cilësojmë, se do të ishte tepër interesante të njiheshim me këtë monografi e për të parë, se çfarë ka katranosur aty për ne Shqiptarët?
- Kur mori tirullin tek 15-katëshi kryepeshkopi Janullatos, gënjeu tërë shqiptarët, se nuk do të bëhej kryepeshkop, sepse ai i dinte mirë ligjet dhe kanonet e statutit të Kishës Shqiptare dhe ai, gjithmonë është i gatshëm të gënjejë akoma vetëm, që të vazhdojë të kryejë misionin e helenizimit, që i kanë caktuar, nga shteti tij amë, Greqia.
- Të gjithë jemi dëshmitarë, që si ndihmës kryesor ka pasur arkimandritin, Hristomos dhe priftin shqiptaro-amerikan, Ilia Ketri .
- Hristomos u dëbua nga Shqipëria, se shpërndante letërsi antishqiptare, shoviniste greke, si librin famëkeq të peshkopit grek, Sebastianos, “Vorio-Epiri-Greqisë” dhe shumë flamuj, të të ashtuquajturit, Vorio-Epir.
- I dyti ndihmës, që vazhdon të jetë ende në Shqipëri, prifti antishqiptar, Ilia Ketri, i cili thoshte se, ishte i dërguar nga kisha e Fan-Nolit, por që në të vërtetë kishte ardhur nga Kisha antishqiptare Greke e shtetit të Nevadës të SH.B.A.
- Këto janë pra, i dashur lexuas shqiptar, ndihmësit kryesor të Janullatosit. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë “Më thuaj ç’miq ke, të të them cili je”!...
- Janullatos ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytë e Nolit, që e akuzonin për uzurpimin që po bënte.
- Të gjithë e dimë, se Janullatos e quajti statusin e kishës tonë, që ndalonte intrigat e klerikëve të huaj brenda kishës tonë, “një reckë që duhej flakur tej”.
- Hirësia Janullatos, bëri një intervistë me gazetarin amerikan, Fred-Reed kundër shqiptarëve, në konfidencë dhe i tha që të sensibilizonte perëndimin, se në Shqipëri po përgatitej një shtet fundamentalist, në një kohë, kur në vendin tonë nuk ka patur kurrë luftra, ose grindje fetare, por vetëm harmoni dhe respekt reciprok. Për të vërtetuar këtë intervistë, çdo shqiptar mund të gjejë tek botimi i Reed, librin me titull: “Selenica Tarminus” dhe lexoni faqet 118-120, ku gazetari Reed pa dashur, i nxjerr bojën Janullatosit, pa u kujtuar, se këtë libër mund ta merrnin edhe ne shqiptarët.
- Komuniteti ortodoks në Elbasan, i shtyrë nga motive vetëpërgjegjësie dhe nga detyrat e shenjta ndaj atdheut tonë të dashur, duke marrë parasysh vullnetin e shumë shqiptarëve nga të katër anët e atdheut , të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbrojtjen me çdo mjet të interesave kombëtare, i bën thirrje terë politikanëve, pushtetarëve, akademikëve, shoqatave, për të mos marrin vendime të nxituara në dhënien e titullit qytetar nderi të Tiranës, Z. Janullatos, këtij njeriu, që nuk ka pushuar dhe nuk pushon së punuari për të keqen e popullit tonë, por para vendimeve të nxjerrin vlerat tona të bashkohemi së bashku e të shohim me syrin e patriotit shqiptar dhe për të dëshmuar me sytë tuaj, se deri në ç’shkallë vetëposhtrimi kanë zbritur politikanët e sotëm, të cilët për të kënaqur orekset e panginjuara të revanit helenik, të përfaqësuara denjësisht nga uzurpatori Janullatos, që vazhdojnë të shqyejnë pa mëshirë gjymtyrët me të qenësishëm, të historisë, kulturës dhe traditës tonë kombëtare e për t’i hedhur ato në nofullat e përgjakura të antishqiptarizmës, më të përbetuar, që dhuron Hirësia Janullatos.
- Prandaj, duhet të jetë sot, një thirrje gjithë alarm për çdo shqiptar atdhetar, për çdo besimtar të vërtetë orthodoks shqiptar, për çdo qytetar, që beson tek Zoti, e jo tek klerikët sharlatanë, për çdo shtetas shqiptar të thërrasim fort “Jashtë Janullatos nga Shqipëria”, sepse kjo është thirrje për çlirim të asaj pjese të historisë shqiptare, dinjitetit kombëtar shqiptar dhe asaj pjese të politikës së sotme shqiptare , që na i ka pushtuar Greqia me anën e Kishës Greke të Janullatosit, sepse ai po na shemb një nga shtyllat mbajtëse të pavarësisë kombëtare, të sovranitetit shtetëror dhe të nderit kombëtar. Po na greqizon Kishën Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Për të ngritur përsëri në këmbë këtë shtyllë, që e patën ngritur me shumë mundim dhe gjak, mënçuri paraardhësit tanë, duhet qartësi politike dhe forcë karakteri dhe jo dëbimi i priftërinjve grekë nga Shqipëria, sepse si kisha ashtu edhe shteti grek, vazhdojnë politikën e tyre shoviniste. Duke i paraqitur tërë këto të dhëna mbi bëmat e Janullatosit në Shqipëri, çdo qytetar shqiptar bën një analizë dhe një konkluzion: “A vepruan drejt shqiptarët për dhënien e titullit qytetar nderi i Tiranës”? Bashkia e Tiranës me qëndrimin e saj për dhënien e titullit Janullatosit, çon në vend orekset e kishës greke, fyen martirët e kishës orthodokse shqiptare dhe hapur hedh poshtë historinë e klerit tonë, patriot e orthodoks.
- Por edhe qëndrimi i Partisë Demokratike, nëpërmjet zëvendësit të saj, nuk e ka të drejtën, as morale e as juridike të dalë kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi për to qe një ujk i zi, pushtues dhe sot, ata po na e nxjerrin qengjin më të bukur të kopesë së dhenve, mbi të gjitha siç e kam theksuar edhe më sipër, Kisha Orthodokse, ka një statut me të cilin ushtron veprimtarinë e saj brenda shtetit të vet, prandaj na vjen shumë keq, këtë qëndrim dhe veprim shumë të nxituar, e të pa menduar, të pa mbështetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
- Peshkopi, Anastas Janullatosi, nuk duhet të rrëmbejë titujt, që i përkasin vetëm peshkopëve shqiptarë, sepsë është i huaj, pra jo shqiptar si nga komëbësia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetësia. Si i tillë, nuk ka mbështetjen ligjore për t’u bërë kryepeshkop nga asnjë prej statuteve të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe dekorimet e ndryshme, që mund ti jepen.
- Dhe në fund po them, duke iu drejtuar këtij uzurpatori. Kur të dalim përpara gjykimit të Zotit, unë do të them me bindje të plotë: “Mbrojta popullin tim, autoqefalinë e tij dhe traditën e saj patriotike dhe fetare”. Po ti ç’do të thuash Janullatos?
Zoti pastë mëshirë për ty?
Kryetari i Kishës
Famulltari i Kishës
Orthodokse Autoqefale Kombëtare
Shqiptare
Sekretari Këshillit
“Shën Mari”
Kishës
Elbasan
Eduardo Papamihali
At. Nikolla Marku
 

Jo anarkist

Primus registratum
Re: PD shet nacionalistat, kompromis me Janullatosin

<span style="font-weight: bold">Ferra uraten</span>

Ne kete debat e paska marre ferra uraten. Nje ceshtje thjeshte politike po ngaterrohet me beteje fetare.
Meqe une nuk kam ndermend te ngaterroj Janullatosin me orthodoksine shqiptare dhe meqe nuk kam ndermend gjithashtu te hap nje ndasi fetare, po ngre disa pyetje qe mbeten pjese e debatit ne terma politike ne menyre qe t'i jap udhe nje debati me konciz:

1. Cfare pune na prish nese nje grek eshte ne krye te orthodokseve shqiptare?
Ne nje histori te Ballkanit kam verejtur nje ngjarje nga koha e revolucionit grek te vitit 1821. Nje organizate masonesh greke te grumbulluar ne ODESA te Rusise, vendosen te bejne kryengritje ne tre qendra te perandorise Osmane: ne Peloponez, ne Vllaki, (pra Rumanine e sotme) dhe ne lagjen fanariote ne Stamboll. Kush ishte qellimi i tyre? Zevendesimi i perandorise Osmane me Perandori Greke, pra rindertimi i Bizantit.
Pse mendonin komplotistet e ODESES se mund te benin kryengritje ne Vllaki? Sipas llogjikes se tyre çdo orthodoks duhej ta kishte per detyre te luftonte per greket dhe synimin e tyre, zevendesimin e perandorise Osmane me nje perandori greke.
Ky besoj se mjafton si argument per te sqaruar se ne cfare funksioni gjendet Janullatosi ne Shqiperi.
2. Çfare pune prish ndryshimi i emrave te emigrateve shqiptare ne Greqi?
Nese i keni ndjekur lajmet, eshte thene se Pirro Dhima dhe Luan Shabani mund te angazhohen ne politike tani qe i dhane fund karrieres sportive. Sa per kurreshtje, mund t'ju kujtoj se greket nuk e bejne per here te pare mbeshtetjen e te huajve si politikane. Venizelos u zgjodh kryeminister i Greqise edhe pse ne ate kohe nuk ishte nenshtesas grek tenkikisht, pasi ishte nga Korfuzi i kontrolluar nga anglezet. Edhe nje kryeminister grek i shekullit te 19, qe nuk po i kujtoj dot emrin ishte nga bregu turk i Egjeut.
Perse e bene greket kete gje? sepse synimi tyre eshte thjeshte krijimi i nje perandorie dhe se zgjedhja e te huajve per politikane greke eshte pikerisht nje lloj legjitimimi per kontrollin e atij territori.
Ka shume raste te tjera kur orthodokse nga maqedonia e sotme etj, (kur mberriten ne Greqi nuk dinin as greqisht), jane bere zyrtare te larte greke nen kete funksion.
A e dini qe Nivica eshte nje fshat shqiptaresh ne Kakome? Ne 1940, nje niviciot u be ushtarak i larte grek.
Kjo tregon se greket e perdorin fene thjeshte si nje mjet per krijimin e perandorise se tyre. Ndjenjat fetare te shqiptareve orthodokse kane pak rendesi. Ai eshte nje shtet qe ka si kolone qendrore fene. Deri para pak vitesh nuk pranonte se ne territorin e saj banojne edhe joorthodokse. Ato e konsiderojne veten si pronare ligjore, (nje lloj mandadi nga qielli), te te gjitha trojeve ku banojne orthodokse. (si ne rastin kur pretendonin se edhe Rumunet duhej te jepnin jeten per perandorine qe ato do te qeverisnin).
Kaq tani per tani
 
Top