PD DUHET TË KËRKOJË FALJE PUBLIKE

kastriot

Primus registratum
PD DUHET TË KËRKOJË FALJE PUBLIKE

PD DUHET TË KËRKOJË FALJE PUBLIKE



Partia Demokratike duhet të kërkojë falje publike para shqiptarëve, dhe të distancohet prej kryetarit të saj të diskretituar së fundmi tepër liksht në lidhje me precedentin “Himarë”. Natyrisht, nëse pretendon të ruajë vendin e saj, moralin e saj, profilin e saj, në politikën shqiptare, dhe të mos regjistrohet përfundimisht në analet e historisë, si një grupim politik që shet publikisht interesat shtetërore e kombëtare. Nëse deri para 12 tetorit aleanca PD-PBDNJ kërkohej të arsyetohej nga propoganda nga propoganda e kësaj partie, si një lëvizje e “hollë” politike me qëllimin për të përmbysur qeverinë aktuale nanoiste, dhe në fund të fundit, ishte një aleancë me një “parti shqiptare të qëndrës së djathtë”, siç u shpreh edhe ciniku Berisha, -shpalosja e agresivitetit dhe strategjisë greke në Himarë pas asaj date, përdhosja e flamurit shqiptar, “pushtimi” prej flamurit grek, diversioni i deputetëve grekë, shpallja e Himarës zyrtarisht nga shteti grek (Papandreu) “si zonë minoriteti” dhe si “popullsi solide greke”, lëvizjet politike e diplomatike greke për kushtëzimin e integrimit në BE me problemin e Himarës, -tashmë nuk lenë më vend për ekuivoke, për arsyetime taktike apo justifikime të luftës së brendshme politike e zgjedhore.

Tashmë, gjithçka është e shpërfaqur, dhe PD me përkrahjen që i dha PBDNJ-së dhe planeve greke, duhet të marrë mbi kurriz emërtesën “parti kolaboracioniste”, gjithmonë nëse nuk orientohet drejt kthesës reale e faljes publike. Kokëfortësia për të qënë përkrah grekëve edhe pas raundit të dytë të votimeve ku fitoi kandidati shqiptar GJERGJI Gorë (dhe jo JORGO Goro siç e përflet qëllimisht Berisha), mosnjohja e fitores së tij, vënia në dispozicion e elementit pëdëist për grekët e Dules e Bollanos,-nuk bëjnë tjetër veç “trashin zullumin” e kësaj force politike të degraduar tashmë nga aureola, simbolike dhe misioni i parathënë e i dëshiruar prej shqiptarëve në fund të vitit 1990.

Të jesh përkrah Papandreut në këtë rast, medemek se po zhvillon luftë politike dhe po fiton pikë ndaj kundërshtarit elektoral-PS, siç bën Berisha në deklaratën për shtyp të para pak ditëve, nuk vlen as proverbi “Për inat të sime vjehrre, shkoj e flej me mullixhinë”, pasi “mullixhiu” duket se e ka përdredhur me kohë, kurse vjehhra është vetëm preteksi.

Kur duhej të fliste (qoftë dhe në mënyrë të shtirë siç e ka zakon) për pafuqinë e institucioneve të shtetit që lejuan agresionin e grekëve në Himarë, të denonconte mosveprimin energjik politik e diplomatik nga ana e shtetit shqiptar ndaj provokimit dhe diversionit të Papandreut, tu bënte thirrje shqiptarëve të ngriheshin në protesta masive kundër kolonizimit gradual nga ana e grekëve, të zhvillonte veprimtari diplomatike me ndërkombëtarët për mbrojtjen e interesave shqiptare, -Berisha gjen kohë të denoncojë “mafian e trojeve” në Himarë që pengoka grekët të fitojnë zgjedhjet (a mos duhet arritur deri aty sa të themi: rroftë mafia antigreke, e poshtë “i ndershmi” Berisha progrek?!). Apo më tej ti përvishet edhe Gramoz Ruçit, pikërisht në ato ditë kur ky i fundit i ishte kundërvënë ministrit grek Papandreu për përbërjen etnike të Himarës.

Por, nëse do dilte në atë pozicion që thamë më lart, ai së pari duhet të denonconte vehten që u bë një vegël e zellshme e grekëve, prandaj ai vazhdon me ngulm të dalë zot grekëve, të dalë kundër interesave kombëtare shqiptare, të jetë krah Papandreut në denoncimin e zgjedhjeve në Himarë.

Pra, vazhdon me zell të kryejë veprimtari subversive të cilat një shtet normal dhe i ndërgjegjshëm, i ndëshkon rëndë...Por siç duket edhe Berisha duhet të ketë gisht në “spastrimin” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga nenet që ndalojnë dhe penalizojnë veprimtaritë për llogari të të huajve në dëm të Shqipërisë, veprimtaritë agjenturore apo edhe tradhëtinë shtetërore e kombëtare...

Pavarësisht peshës politike e publike, Berisha (apo kushdi tjetër në rangun e rolin e tij) në fund të fundit është një individ. Por, nëse edhe partia që ai (mjerisht dhe pafalshmërisht) përfaqëson, është në të njëjtin qëndrim, dhe vijon më tej shitjen publike të interesave kombëtare për hir të interesave të ngushta të grupit, klanit apo edhe individëve, -kjo pastaj është mjaft e dhimbshme dhe alarmante njëkohësisht, pasi është një institucion, dhe kur degradojnë e korruptohen institucionet, vetë shteti është vënë në diskutim.





Tiranë më 4 Dhjetor 2003
Qemal Velija
 

DFV

Primus registratum
Re: PD DUHET TË KËRKOJË FALJE PUBLIKE

Kot nuk e therrasin "doktor rrumpalla" Sal trapin.
Sa per falje ,ajo nuk ka per te ndodhur kurr PD dogji Shqiperin dhe nuk kerkoj falje ,por ua futi te tjerve.
Ne PD nuk ka burra(por ka gra qe hiqen si burra,Xh Topalli) qe te mendojn apo te shprehin hapur mendimin qe kane,kjo u vertetua edhe ne zgjedhjet e fundit lokale ku Berisha u bashkua me grekun.Kjo eshte njelloj si ajo qe tregojne,"per inat te sime vjerre, po shkoj te fle me mullixhin"
E kam then diku ,Berisha per te ardhur ne pushtet eshte gati te shes gjysmen e Shqiperise dhe sigurishte te djegi edhe gjysmen tjeter.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: PD DUHET TË KËRKOJË FALJE PUBLIKE

<span style="font-style: italic">Teme e perseritur disa here!!
Ka disa tema qe flasin per politiken e PD'se, opozites dhe per Sali Berishen.
Tema Mbyllet!!</span>
 
Top