Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

gentilushi

Primus registratum
Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

E ardhmja e Kosovës
Javën e kaluar qendra Woodrow Wilson në Washington zhvilloi një konferencë tre orëshe mbi të ardhmen e Kosovës gjatë së cilës ekspertë dhe analistë ranë dakort në përgjithësi se rajoni i Ballkanit mund të hyjë në një fazë më të vështirë paqendrueshmërie. Në konferencë u shpreh pak optimizëm se zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës do të kontribojë për qëndrueshmërinë në rajon.
Ekspertët thanë pa hezituar se gjërat nuk po shkojnë mirë në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkan. Komentet më pesimiste i bëri analisti i çështjeve të sigurimit, David Kanin, i cili argumentoi se përpjekjet e mira të komunitetit ndërkombëtar nuk do të jenë të suksesshme po qe se fraksionet rivale eknike të rajonit nuk dëshirojnë një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Zoti Kanin shprehu bindjen se nuk do të ketë zgjidhje afatgjatë në se njerëzit në rajon nuk vendosin të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre. E ardhmja e tyre është e ndërvarur. Edhe nëse ato do të hyjnë në Nato apo në Bashkimin Evropian siç po ndodh me disa, apo edhe në se bëjnë përparime në ekonomi dhe reforma, kjo nuk do të jetë zgjidhje. Në se trupat tona largohen, në se pushtimi de fakto merr fund, ashtu do të marrë fund edhe situata e tanishme. Nuk do të ketë më Bosnje. Do të ketë diçka tjetër dhe çdo gjë do të jetë e lakmueshme për tu rrëmbyer përsëri”. Zoti Kanin tha se pavarësia e Kosovës do të zgjidhte pak probleme por mund të nxiste shpërbërje të entiteteve të tjera brenda ish Jugosllavisë.
Geert Ahrens, diplomat gjerman në pension me një eksperiencë 15 vjeçare në Ballkan tha se Sërbia është dobësuar ndjeshëm nga humbjet që ka pësuar gjatë shpërbërjes dhjetë vjeçare. Vendi tha ai është dobësuar kaq shumë psikologjikisht saqë situata atje është e ngjashme me atë të Gjermanisë pas luftës së parë botërore. Ai vuri theksin në lidhjet historike të Serbisë në Kosovë dhe realitin zhgënjues që Serbia nuk mund të riafirmojë sundimin e saj mbi rajonin e përbërë nga 90 përqind shqiptarë. Zoti Ahrens favorizoi pavarësinë e Kosovës por shprehu shqetësim se një zhvillim i tillë mund të përshpejtojë shpërbërjen e Maqedonisë, ku gati një e treta e popullësisë është shqiptare. Ai beson se marrëveshja e Ohrit për ndarjen e pushtetit në Maqedoni nuk po funksionon.
Analisti i zbulimit Kanin beson se shumë pak është arritur nga përfshirja prej një dekade e komunitetit ndërkombëtar në Ballkan. Ai ia atribuon një pjesë të madhe të paqëndrueshmërisë dhe trazirat e fundit në Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Maqedoni, një iniciative diplomatike të Gjermanisë që njohu pavarësinë e Slovenisë dhe Kroacisë në vitin 1991.
Folës të tjerë në konferencë përshëndetën një propozim nga Instituti Amerikan i Paqes për të parandaluar dështime të tjera në rajon. Instituti po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet për të nxitur paqen dhe qëndrueshmërinë në Ballkan.
VOA


lexova kete artikul qe me beri shume pershtypje persa i perket te ardhmes se kosoves dhe asaj te maqedonise.

si mendoni ju????a mund te shperbehet maqedonia per shkak se marreveshja e ohrit nuk po zbatohet ashtu sic duhet dhe sepse pavaresia e kosoves ngre valen e deshires per shkeputje tek shqiptaret e maqedonise???????
pres mendimin tuaj
pershendetje
 

fjorent

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Per momentin nuk po i pergjigjem pyetjes por meqe eshte rasti per te folur per Maqedonine po citoj nje lajm te sotem per zgjedhjet ne Maqedoni qe tregon se ne shqiptaret e paskemi si virus problemin e zgjedhjeve te ndershme:

TETOVE (28 Prill) - Arrestohen tre zyrtarë të të Partisë Demokratike Shqiptare në Tetovë. Refit Elmazi, ish zëvndësministër i Brendshëm, deputeti Ruzhdi Matoshi dhe Arnad Fejzullahu, funksionar i lartë i PDSH-së, u ndaluan nga policia, si shkaktarë të një incidenti në fshatin Sinicë. Sipas zëdhënës së ministrisë së Brendshme maqedonase, Mirjana Kontevska, këta tre persona së bashku me ish shefin e policisë së Tetovës Reuf Ramadani kanë kërcënuar me armë zjarri anëtarët e komisionit zgjedhor e kanë thyen disa kuti votimi. Edhe zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski ka konfirmuar incidentet në disa qendra votimi në rrethinat e Tetovës. Ndërkaq, ish zv/ministri i arrestuar Elmazi në një intervistë për News24 hodhi poshtë akuzat dhe deklaroi se zyrtarët e PDSH-së u arrestuan, pasi janë përpjekur të ndalojnë vjedhjen e votave. Sipas tij, aktivistë të BDI-së kanë dashur të hedhin 240 fletëvotimi në kutitë e votimit në favor të kandidatit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Ai hodhi poshtë deklarimin për përplasje me anëtarët e komisionit zgjedhor, pasi sipas tij, aty ka pasur edhe vëzhgues të OSBE-së. Edhe zëdhënësi i shtabit zgjehdor të partisë opozitare VMRO*DPMNE ka raportuar për parregullsi në procesin e votimit dhe mbushje të kutive të votimit nga aktivistë të BDI-së. u arrestuan nga policia, pas një incidenti të ndodhur në një qendër votimi në ro/ro (News24/BalkanWeb)
Mire ne Shqiperi qe i vjedhin per te vjedhur, por edhe ne Maqedoni tregojme fytyren tone kur shkojme e zihemi per nje president te nje kombi tjeter. Dhe pastaj kerkojme te hyjme ne Europe apo Shqiperi etnike. Ne nuk zbatome parimin baze te demokracise si mund Europa te na bashkoje?
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

une pyetjen e drejtoj qe a ka mundesi te shperbehet dhe te ndahet sic e the edhe vete qe
-nuk ka demokraci,dmth qe marreveshja e ohrit nuk po zbatohet dhe perseri hasn probleme te ketij lloji

nuk e drejtova pyetjen qe a mund te bashkohet me shqiperine.shume e mundur qe ti bashkangjitet kosoves NE QOFTE SE.....

por desha te di mendimin tuaj qe a pason pavaresia e kosoves nje vale nacionalizmi dhe shqiptaret e maqedonise nga ajo e ashtuquajtur deshire per veteqeverisje (mbase edhe bashkim me K apo SH kjo eshte ceshtje tjeter) do te kerkojne te SHKEPUTEN????????????????????
 

fjorent

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

O zoti Cicero me temen tende ke fluturuar shume larg. A nuk po i kupton ererat qe po fryjne ne Kosove. A nuk po i degjon deklaratat e te huajve per Kosoven. Nese nuk i ke degjuar akoma shko e hidhi nje sy ketij artikulli tek Korrieri, pjese te se cilit po i publikoj poshte:

Fajtori eshte jetim!

Pas atyre dy diteve, u fillua me kendelljen. Me gjykimin e veprimeve te palejueshme dhe me premtimin qe "do te bejme" cdo gje qe te fillohet me riparimin dhe rindertimin e shtepive dhe kishave te shkaterruara. Ditet kalonin dhe ne kete drejtim, pos kryetarit te Komisionit te vendosur nga qeveria e Kosoves, z. Brajshori, i cili me ekipin e tij beri pune jo vetem te mire, por edhe deshmoi qe kur duam mundemi dhe dijme te organizohemi, te tjeret filluan t'i kthehen ritit te tyre te meparshem te perditshmerise politike. Thuajse nuk kishte ndodhur asgje. Mirepo ja qe jane perendimoret ata te cilat pikerisht javen e kaluar nuk na lejuan te kujtojme qe ajo katastrofe, ai kob dhe ajo moto qe "Kosova eshte kthyer prapa" per muaj e vite, perfundoi vetvetiu.
Per te mos u sjellur shume rreth e rreth ketyre lekcioneve te ashpra te perendimoreve, me se miri eshte te kalojme drejtperdrejte dhe konkretisht tek to. Ministri britanik Denis McShane e nxori presidentin e Kosoves Dr. Rugoven nga selia e tij dhe dergoi ne nje kishe ortodokse serbe, qe ta shihte ate sesi ishte shkaterruar. Dhe e detyroi kete qe edhe publikisht te deklaronte qe "Kosova eshte e te gjithe qytetareve". Me kete rast duhet thene qe poqese kete gje, kete vizite ne nje kishe apo ne nje mjedis kosovar serb do ta kishte bere presidenti yne pa "ftesen" e ministrit britanik, atehere me siguri qe teme e bisedimeve te tyre do te ishte dicka tjeter. Mirepo Dr. Rrugova si nje politikan i cili e njeh fare mire ambientin politik ne te cilin mbijeton gjithmone, me siguri qe i ben llogarite e tij dhe per kete shkak ai nuk can koken shume pse eshte dashur qe te shkoje "deri tek" nje kishe serbe. Ne kete kontekst duhet pare edhe dy lideret tane te tjere: Thacin dhe Haradinajn. Te dy keta, qe nuk bejne hapin as levizjen me te vogel, ne njefare menyre edhe me kete rast kane deshmuar "mvaresine" e tyre nga hapat apo ngecjet e Dr. Rugoves. Thene shkurt, shkoi Rugova tek serbet, atehere mund shkojme edhe ne. Nuk levizi ai, atehere as ne nuk guxojme te bejme dicka te ketille. Sepse mund te jete fatale, si per Thacin ashtu edhe per Haradinajn, nese mediat e aferta me Dr. Rugoven, menjehere u mveshin atributin e te qenit "tradhtare" e cka jo tjeter.
E ti me flet mua per pasojat e pavaresise se Kosoves. Me kete klase udheheqesish qe ka Kosova dhe me gabimet qe ben, pyetja me e sakte do te ishte: A ka ndonje fije shprese qe tani Kosova te fitoje pavaresine?
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

jo mo domethene do jete prape serbe.
mire e leme ose supozojme qe kosova nuk e fitoi pavaresine dhe ti kujton se do te ulin koken kosovaret.ata qe e shijuan tashi nje cike lirine vella i dashur kurre nuk kane per ta lejuar me skllaverimin e metejshem.
dakort????
le te mos na e japin pavaresine e saj por ta dish ti dhe me gjthe shtetet e botes qe populli shqiptar i kosoves nuk do te ndalet kurre deri ne pavaresi duke filluar qe nga metodat me paqesore e deri tek ato ngjarje qe ndodhen ne mes te marsit.me thuaj kush eshte ai shtet qe do luften dhe masakrat.qe do e marri do e marri por nje cike vone them une.
keshtu mos na shit mend se merrke vesh nga politika e mos u beso gazetave e ato qe thone studiuesit gjoja me te mire te ceshtjes se kosoves se ajo nuk varet nga ata dhe nga rastet e pakta por nga mendimi i pergjithshem qe kane udheheqesit e vendeve te zhvilluara dhe te i them une se kush jane keto shtete dhe kush jane kundra e pro per pavaresine e kosoves.flasim per pescen e keshillit te sigurimit.
hajt shnet e te mira
 

fjorent

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Po nese nuk e ke kuptuar nese vazhdon ne kete menyre do te jete prape serbe.
mire e leme ose supozojme qe kosova nuk e fitoi pavaresine dhe ti kujton se do te ulin koken kosovaret.ata qe e shijuan tashi nje cike lirine vella i dashur kurre nuk kane per ta lejuar me skllaverimin e metejshem.
dakort????
le te mos na e japin pavaresine e saj por ta dish ti dhe me gjthe shtetet e botes qe populli shqiptar i kosoves nuk do te ndalet kurre deri ne pavaresi duke filluar qe nga metodat me paqesore e deri tek ato ngjarje qe ndodhen ne mes te marsit
E njeh nje popull me emrin palestinez ti? Po nje tjeter me emrin kurd? Edhe Arafati me shoke keshtu i thote palestinezeve se do ta fitoni shtetin etj etj, por deri tani ka pare veten e vet te mberthyer ne nje bunker. Mire pra vazhdoni me metodat e marsit dhe do ta shikoni prapanicen e mizes pastaj.

keshtu mos na shit mend se merrke vesh nga politika e mos u beso gazetave e ato qe thone studiuesit gjoja me te mire te ceshtjes se kosoves se ajo nuk varet nga ata dhe nga rastet e pakta por nga mendimi i pergjithshem qe kane udheheqesit e vendeve te zhvilluara dhe te i them une se kush jane keto shtete dhe kush jane kundra e pro per pavaresine e kosoves
Mos ki hall se nuk kam ndermend te shes mend sidomos tek ty qe nuk merr pyka fare nga ceshtjet nderkombetare. Merr nje dyfek dhe shko e nisu edhe ti per ngjarje te tjera si ato te marsit se aq shume i keni ngritur piket e serbeve sa s'ka me.
 

Baton84

Forumium praecox
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Pavarsia e Kosoves:

1. Do te kerkoj edhe Vojvodina pavarsi.
2. Do te kerkojn edhe Serbet e republikes Srbska bashkim me Serbine.
3. Shqiptaret e IRJM-se dhe te Kosoveslindore do te kerkojn shkeputje nga shtet, ku jan per momentin!!

Poashtu do te shtroheshte pyetja, a do te mbijetonte nje Kosove e pavarur ekonomikisht?

mhhhhhhhhhh, sdi
 

bengu

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

3. Shqiptaret e IRJM-se dhe te Kosoveslindore do te kerkojn shkeputje nga shtet, ku jan per momentin!!
pse te kerkojne shqiptaret e IRJM shkeputje?! :rolleyes:
shteti dalengadale do te behet teresisht bilingual, si puna e kanadase, kryeministri apo edhe kryetari do te jene shqiptare (prap ke shume raste te tilla ne bote). shqiptaret kane 2 universitete ne IRJM per momentin, aq kane edhe sllavet, shqiptar eshte ministri i drejtesise, shendetit, arsimit (keto nderrojne cdo dite, me falni per ndonje gabim te mundeshem). pastaj, kosova dhe maqedonia nuk kane strukture te njejte, qytetet ne maqedoni jane te perziera, tetoven, gostivarin e dibren i ke te pastra, po cka i ben shkupit, kumanoves, ohrit, kercoves, do ti ndajme me mure e zinxhire?!?! evropa po bashkohet te dashur, ate duhet ta bejme edhe ne, jo me sllavet, po me boten. harroni me pushket, lufta sot behet me pune e $$$.....

pershendetje!
 

Baton84

Forumium praecox
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

beng, ata jan endrra!!

lufta me pune, blablablabla
 

bengu

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

jo o vlla, ne shqiptaret jemi tu pa andrra, edhe ate cdo nate. mblidhemi neper kafenete e botes dhe bejme plane se kuj do ti bijme me pare serbit a grekut, por muhabeti kurre nuk del jashte kafenese. po ta jap nje shembull qe ta mendosh para se te bish ne gjume. 6 milion cifut luftojne me 200 milione arab, ti mendoje a me pushke a me pune, 300 milion ka amerika dhe kontrollon tere boten me 6 miliarde banore, pushke po, po se pari pune. ne duam me fillu luften tu bo dua zotit, ishalla vjen dikush e na ndihmon. kshtu lufta nuk bahet, keto jane andrra.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Si rregull PO!

E arsyetuar thjeshte mbi ndodhite e diteve te fundit vleresoj se jemi prane nje rivendosjeje te re te kufinjve.
Shqiperia qe vazhdon etapat e integrimit ne BE, Kosova dhe diskutimi mbi ndarjen e Mitrovices (shkaqet "absurde" qe sollen revoltat), "Vdekja" e cuditshme e unitetit Maqedonas Trajkovski dhe zevendesimi i tij me nje personazh jo konsensual si Cervenkovski (vjen ne pushtet i kontestuar)jane disa nga elementet qe mua me bindin per ate qe thashe me lart. Per te mos folur me pas per krijesat hibride te superfuqive, te cilat nuk kane vazhdimsi dhe perdoren vetem ne momente te caktuara.
 

DFV

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

As qe mund te behet fjale per kete!
Kosova eshte rast tjeter dhe aty gjithe populli
flet shqipen e paster dhe ka te njejten kulture me pjesen tjeter te ndare pa drejtesisht.
Ndersa shqiptaret e maqedonise pothuaj se jane integruar me pjesen tjeter te popullsise dhe per me teper kjo pjese qe ne shumice eshte e banuar nga shqiptar nuk ka qene as edhe nje here pjese e teritorit shqiptare dhe as pjese autonome ashtu sic ka qene Kosova.
Nje tjeter gje eshte se Kosova tani per tani ndodhet shume afer pavarsise aq te desherushme per te gjithe shqiptaret, pas kesaj , ndoshta shume me vone mund te behen perpjekje per bashkimin e pjeses tjeter.
 

bengu

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Kosova eshte rast tjeter dhe aty gjithe populli flet shqipen e paster
shife kjo vertete nuk eshte e drejte te thuhet, une jam nga maqedonia dhe sic mund ta veresh edhe vet e flas dhe shkruaj shqipen shume paster, njesoj si edhe familja, shoket dhe fqinjet e mi....

Ndersa shqiptaret e maqedonise pothuaj se jane integruar me pjesen tjeter te popullsise
mbase jane integruar deri ne nje mase, por kjo nuk i minimizon ndjenjat e tyre kombetare dhe ne asnje menyre ata nuk kane mbetur mbrapa ne te qenurit shqiptar.

dhe per me teper kjo pjese qe ne shumice eshte e banuar nga shqiptar nuk ka qene as edhe nje here pjese e teritorit shqiptare dhe as pjese autonome ashtu sic ka qene Kosova.
prap e ke gabim, me fal. shkupi ishte kryeqytet i vilajetit te kosoves, kurse manastiri ishte qender e vilajetit te katert shqiptar. te kujtohet, aty u mbajt kongresi i alfabetit ne 1908.

Nje tjeter gje eshte se Kosova tani per tani ndodhet shume afer pavarsise aq te desherushme per te gjithe shqiptaret
ketu pajtohem.

pershendetje!
 

fjorent

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

E ardhmja e shqiptareve ne Maqedoni varet nga maqedonasit. Nese maqedonasit do te zbatojne marreveshjet e shkruara nuk ka as me te voglen mundesi qe shqiptaret e Maqedonise te shkeputen. Pse do te duhet te shkeputen e t'i bashkohen Kosoves? Maqedonia do te hyje ne Europe shume me shpejt se Shqiperia per te mos folur per Kosoven. Dhe sot ballkanasit ME TE DREJTE JANE TE LODHUR NGA PUSHKET ME GJALM te AKSH apo UCK. Duan pune te ushqejne femijet. Europa eshte e ardhmja dhe si e tha me pare dikush Dollari dhe Euro cojne drejt bashkimeve ose ndarjeve.
Nese ne me lufte enderrojme akoma bashkime me force nuk kemi per te fituar gje pervec largimit te endrres per hyrje ne Europe. Rasti i shqiptareve ne Maqedoni ngjason paksa me qipriotet turq qe deshen me force bashkimin e ishullit. Besoj se ne nje Maqedoni qe i respekton shqiptaret do te ndihen mire.
Pastaj me bashikimin e Europes ne i kemi te gjitha mundesite qe te krijojme biznese shqiptare ne Maqedoni e Kosove, gjuha eshte e njejte, kultura e njejte edhe tregu do te ishte i njejte. Sot Europa e SH.B.A nuk kane me koloni ne bote, por kane hegjemoni te plote ekonomike. Kete duhet te bejme edhe ne shqiptaret te krijojme ndermarrje te perbashketa qe mbledhin mbi 6 milion banore e qe na bejne forca e 2 ne Ballkan.
Aventura mbi copetime te Maqedonise apo Serbise Lindore kane vetem nje efekt: Mbajtjen jashte Europes edhe per 30-40 vjet te tjera. Pastaj me kete rritje demografike nuk ka nevoje qe shqiptaret t'i largohen Maqedonise, Pas shume vitesh do te jene shumice ne vendin e tyre. Por pushkaxhinjte e revolucionaret qe enderrojne balada epike e kenge nuk e kuptojne kete gje. Duan gjak qe te kenaqen. Gjak ne Europen e shekullit te 21, gjak per te nxjerre thaset e droges qe organizojne nga Turqia, sepse rremuja e rrumpalla favorizon trafiqet dhe kete duan DISA patriote apo pseudopatriote.
 

Baton84

Forumium praecox
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Populli shqiptar, si ne Kosove, Shqiperi, IRJM nuk do te mund te hy ne BE deri me 2015 apo 2020. Pra, ketu njerezit vetem shohin endrra! Deri ne 2020 jan edhe 16 vjet, dhe ne 16 vjet gjithe Kosova mund te zbrazet! Historia ka treguar, ku tokat shqiptare ne Mal te Zi jan zbrazur deri ne fund!

Une prandaj kam shume frike, se shqiptaret rrehen me fjale te kota "pune pune" e veprojn pastaj kunder çlirimtareve, e ne fund politikisht do te jen nen Serbi!!
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

o fjorent sa per pavaresine e Kosoves keto kohet e fundit u be nje samit europian ketu ne qytetin ku jam une dhe ne nje takim me studentet presidenti shqiptar Alfred Moisiu foli per situaten ne Kosove dhe ju pergjigj njeres prej pyetjeve qe ju drejtuan per te ardhmen e Kosoves.Tha qe Serbise i eshte drejtuar nje pyetje e tille nga personalitetet europiane te politikes qe "nese kane ndermend te futen ne Europe bashke me Kosoven ?".Une nga kjo kuptoj dhe nga shpjegimet me pas qe Kosova heret a vone do ta marri pavaresine.
ti me flet ku di une nga teoria e makiavelit.une te flas nga ato cka kam degjuar nga njerezit qe jane me afer me kete problem,me te vjeter e me te rrahur me keto lloj problemesh se ashtu i do puna.

Me thoni ju cmendoni
 

fjorent

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Po si i do puna qe sa here qe t'i teket te shkojne e t'i vene zjarrin kishave e shtepive serbe? Dhe ti me tregon mua qe Europa i paska vendosur kusht Serbise qe te hyje ne BE pa Kosoven. Mund ta kishte vene kete kusht perpara ngjarjeve te Marsit, por duke vazhduar keshtu ka rrezik qe kushti te jete qe Kosova te hyje ne Be patjeter me Serbine. Por meqe ti i di me mire keto pune sepse flet me presidentin Moisiu qe eshte Jezusi dhe ka ne dore te ardhmen e Kosoves une te le shteg te lire dhe do shikoj kurioz nese Kosova duke djegur shtepi e duke vrare serbe do te fitoje pavaresine. Dhe meqe njeh edhe njerez me afer ketij problemi, e qe fluturojne me presh ne prapanice sikur te kene ne xhep pavaresine te them edhe dicka tjeter se cfare mendojne shumica e europianeve dhe e amerikaneve per Kosoven: Mendojne se bene gabim qe nderhyne sepse jo vetem nuk stabilizuan Ballkanin, por po financojne edhe nje klase politike e ngjashme me ate te Shqiperise qe financohet nga krimi i organizuar. Dhe nese ti beson se Europa i ve kusht Serbise te leshoje Kosoven, per te shpallur nje vend te pavarur e te qeverisur nga mafia, atehere te them edhe ty se po fluturon me presh ne prapanice.
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Nuk e kuptoj, ku e merrni gjithe kete potencial mendor e moral te gjykoni e te nxirrni konkluza se si dhe cka do jete ardhmeria e Kosoves,a? Ti fj.. te kam vene vize qe nga postimi i pare, dhe po ta them edhe nje gje: ti vuan nga strese e presione!!

Per te tjeret: Kosova asnje poene nuk e ka humb, fare fare ne lidhje me te ardhmen e saj, perkundrazi kosova dhe rinia e saj ka treguar pjekuri kur i futi zjarrin UNMIKUT! S'me pelqen te arsyetoj nje veprim, duke u bazuar ne fuqite e medha, se me duket ulje per kombin shqiptare, por me duhet ta them se USA ka qene ajo qe i ka dhene forc ngjarjeve te marsit. Kosova kurrr ska qene me mire, dhe do jeni deshmitare bashke me mua, si dhe sa do perparoj e ndryshoj gjendja ne nje afat shume te shkurte, jo me shume se dy vjet.
Duhet ta keni ju bashkebisedues te politikave dhe ne vecanti te ksaj teme ( qe per mua eshte KOT KOT FARE), se UNMIKU nuk eshte KARTA qe vendos, po eshte THJESHTE doreza e stergjatur e SHBA-ve, HIQ me shume. Nderkaq sa i perket BE-s, ajo done stabilitet, e nuk vrane mendjen se KOSOVA nen serbi apo mbi serbi, e kur dihet se kosova mbi serbi sjell qetesi e stabilitet ne BE, atehere eshte i qarte qendrimi i saj. Fati i KOSOVES eshte ne duart e KOSOVAREVE, as UNMIK e as SHBA, nese ata duan zhvillim e bejne vet, e nese nuk duan, askush nuk mund te bej gje, PO RREMUJA E MARSIT PSE U KRIJUA? .. pergjigjuni kesaj, e pastaj na filozofoni se c'duan KOSOVARET!

E mos na krahasoni shqiperine me kosoven, s'e haber s'ja keni!!!

Hajt shnet ..

Dicka per temen: Kot kot fare!!
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Fati i Kosovës është në duartë e kosovarëve.
Po ashtu është.
Kur delegacioni i Kosovës shkoi në Ramboulle dhe hamendej të vuloste PËR marrëveshtjen, pata shkruar:
"Fatim tim nuk e nënshkruaj!"
Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë vet ne shqiptarët, por këtë e bëjmë me punë.
Unë ende i ruaj faxet që më 1999 ia pata dërguar televizionit suedez ku u zotova se ne kosovarët jemi të zotët edhe vet t'i mbrojmë kishat dhe manastiret serbe dhe për këtë s'ka nevojë të vritet dhe dëbohet një popull i tërë, vetëm duam që të na hiqet regjimi gjakpirës i Millosheviqit nga Kosova
Mua vet m'i kanë zënë sytë kishat dhe manastiret në vitet e 80-ta, por kjo vjen ngase ne e izolojmë vehten dhe nuk duam të hapemi ndaj fqinjëve tanë të krishterë.
Make peace, make love, not war! do të tingëllonte më bukur për të njohur bashkëfqinjin tënd në tokën ballkanase.
Fadil Hoxha(matufi plak) ka lënë një fjalë të mirë për fqinjtë serbë:
"S'ke ku më qon, e as s'kam ku të qoj!" dhe ndonëse kam shkruar parodi kundër tij në vitet e 80-ta fjalët e tija me vlerë nuk i kam gjuajtur.
Unë kam qënë kundër hegjemonizmit serbe në Kosovë, por tani e di se nuk janë serbët fajtorë për atë që bëjnë mbi shqiptarë.
Janë pseudopatriotët vet ata që me budallalëkun e tyre ia dorëzojnë Kosovën Serbisë.
Janë shiptarët e turqizuar që trupin e kanë në Kosovë dhe kokën në Anadoll.
Dhe bukur do u shkonte kënga:
"Lum Gracanica o cka ka brënda,
Artemijen o me shtatë zemra
Gracanica o mjedis shqiptar-miletit
karshillëk po i qet Dovletit..."

Megjithatë jam optimiste për pavarësinë e Kosovës dhe do të mundohem me të gjitha mundësitë e mija të propagojë për këtë.
Krimininalitetin, abuzimet në shoqëri duhet t'i luftojmë ne shqiptarët e jo të presim të na drejtojë i huaji.
Shqiptarët në Kosovë dhe nën Maqedoni dekada kanë jetuar me qeveri paralele.
Po të duan munden edhe tani të jetojnë dhe veprojnë si qeveri paralele vetëm për ta luftuar krimin dhe dukuritë negative që e dëmtojnë shoqërinë shqiptare.
Po ne s'kemi dëshira dhe vullnete të tilla, se këtë e kërkojmë nga i huaji dhe harrojmë se krimineli është shqiptari ynë...e i huaji nuk ka cka t'i jep zor më shumë se ti në plangun dhe tokën tënde.
Ndihmoji vehtes pak të ndihmojë unë shumë! ka thënë i madhi zot.
 

R-A-F

Primus registratum
Re: Pavaresia e Kosoves?A pason shperberjen e Maqedonise?

Ti Nostradamusi zotnia juaj paska vetem fjale te bukura por e di si themi ne nga ana jone "Fjalet e shumta fukarallek" sepse na hiqesh dhe si patriot kur une tek ti shoh njerzit qe ti i lartpermende, qe ne te vertet e shesin kosoven. Ska me kohe per fjale se jemi lodhur me fjale,pergjigjen jepja si ta kerkon tjetri. :shrug:
 
Top