Patten uron Nanon për raundin e parë të negociatave

TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka marrë dje nje mesazh urimi nga komisioneri europian Kris Patten. Në këtë mesazh, njoftoi dje zyra e shtypit e kryeministrit, komisioneri i jashtëm i Bashkimit Europian Patten ka uruar qeverinë shqiptare për përmbylljen me sukses të raundit të parë të negociatave me Bashkimin Europian për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim- Stabilizimit. Në këtë mesazh dërguar kryeministrit shqiptar, sipas njoftimit të Kryeministrisë Patten ka shprehur gjithashtu mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raundi i parë i bisedimeve mes Grupit të Taks Forcë të Bashkimit Europian dhe atij shqiptar që kryesohet nga ministri i Shtetit për Integrimin, Sokol Nako u zhvillua menjëherë pas shpalljes zyrtare të nisjes së bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Sipas presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi, takimet mes dy grupeve negociatore do të zhvillohen çdo gjashtë javë në të cilat hapat e qeverisë shqiptare dhe të gjitha zhvillimet politike do të monitorohen nga strukturat e specializuara të BE-së. Pas përfundimit të bisedimeve të raundit të parë tani pritet që të fillojë raundi i dytë që zgjat edhe ai gjashtë javë. Në të do të vlerësohen ecuria e reformave në sektorë të ndryshëm, siç është përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.
<span style="font-weight: bold">Ore kush po tall lesht me ne tani? Pateni apo ja fusin kot keta te Tiranes</span>