Patrulla policore sulmohet në afërsi të kufirit kosovar
Një patrullë e policisë maqedonase është sulmuar me armë zjarri prej armëve automatike në afërsi të kufirit me Kosovën, ndërsa tre policët nuk janë plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski tha se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35, kur është shtënë mbi një automjet terreni të policisë kufitare, pjesëtarët e së cilës kanë qenë me përkatësi të përzier etnike.

Sulmi, në të cilin automjeti vetëm u dëmtua, ndodhi në afërsi të Belanocit, Komuna e Likovës, rreth një kilometër e gjysmë nga kufiri me Kosovën.

Tani për tani nuk është përcaktuar se sa njerëz morën pjesë në sulmin ndaj policisë maqedonase, ose se cilat janë motivet.

Autoritetet kompetente shtetërore sot janë duke kryer ekspertizë në vendin e sulmit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23496. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23496