Pato: Nuk jemi inferiorë ndaj askujt

Albforumi

Primus registratum
Pato: Nuk jemi inferiorë ndaj askujt

pato_516x335_52392a.jpg

Alexandre Pato

Sulmuesi brazilian beson se kuqezinjtë do të kenë sukses në Serinë A dhe Champions

Zemërimin dhe krenarinë Alesandre Pato është mësuar ti fshehë mbrapa buzëqeshjes fëminore, që e shoqëron. Nuk do të flasë asnjëherë për zemërimin që i ka shkaktuar mosgrumbullimi në kombëtaren braziliane nga trajneri Dunga, nuk do të thotë asnjë herë se tregolëshi i Nilmarit (sulmues i Vilarealit që është rivali i tij i vërtetë për një vend tek Seleçao në botëror) i djeg shumë, nuk do ta ngrejë kurrë zërin në kërkim të një mundësie, një vendi në formacion. Në dy javët e fundit ka qëndruar gjithë kohës në Milanelo duke punuar si i çmendur. Asnjë polemikë. Vetëm dëshirë të madhe për të treguar vlerat e tij. Dhe Leonardo, të enjten, grupit që po punonte i ka thënë: Të vazhdojmë në rrugën tonë.

OBJEKTIV I DYFISHTE - Objektivat e Patos janë të përbashkët me ato të Milanit. Shumë analistë i japin kuqezinjtë për të mbaruar si në kampionat ashtu edhe në Champions Ligë, por veteranët e grupit janë rebeluar dhe kanë bërë të ditur se ata nuk kanë marrë fund dhe se është shumë shpejt për të mbajtur zi për vdekjen e një cikli të madh. Pato ndjek erën që fryn, shkon mbas Pirlos, Ambrozinit, Gatuzos, Nestës dhe të gjithë të tjerëve që çojnë përpara varkën. Dhe këtë vrapim me pengesa braziliani e bën me një objektiv të dyfishtë në mendje: luan për ta bërë Milanin të fitojë dhe për të

fituar një vend tek Brazili.

FILLIMI I MBARE - Objektivi i parë, të kthejë Milanin tek fitoret, nuk është shumë i lehtë për tu arritur, duke parë katër golat e pësuar në derbi, por lojtari kuqezi është shprehur gjithmonë optimist. Kohët e fundit ka thënë: Nuk jemi inferiorë ndaj askujt dhe ky ekip mund ta fitojë kampionatin. Kjo arritje nuk duket aspak e lehtë, por ai detyrën e tij e ka bërë që në fillim. Dygolësh në Siena në ndeshjen e parë të kampionatit, pas një faze përgatitore aspak të mirë. Pra, Pato është në rrugën e duhur, sepse siç dihet fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=914. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=914

Top