Patentat shqiptare do të njihen në BE, Mars 2005
TIRANË - Në mars të vitit të ardhshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, do të nxjerrë patentat e para shqiptare që do të njihen në të gjitha vendet e BE-së. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Shpëtim Cani ka bërë të ditur dje se patenta e re, e cila do të dalë në mars të vitit të ardhshëm, është hapi i parë drejt integrimit evropian. “Patenta e re do të ketë 20 elementë sigurie, ku do të jenë të shënuara, ngjyra e syve, shenjat e gishtërinjve, grupi i gjakut si dhe shumë elementë të tjerë, të cilët janë të njëjta me standardet e kërkuara nga Komuniteti Evropian”, -tha dje Cani. Ai ka bërë të ditur se është kompania hungareze “Bull Hungary LTD” që ka fituar tenderin për prodhimin e patentave shqiptare që do të njihen në të gjitha vendet e BE-së. Patenta ekzistuese do të vazhdojë të jetë në qarkullim, por ajo nuk mund të njihet në vendet e BE-së. “Të gjithë qytetarët që kanë patentën ekzistuese, por që do të dëshirojnë të kenë lejen e re të drejtimit të automjetit, mund të pajisen me të, duke u paraqitur pranë drejtorive rajonale, ku do të bëhet ndërrimi i patentave”, -përfundoi Cani.