Re: Pastat!
Nje lloj salce me zarzavate
çar t'kesh ne frigo: patate, karrota, kunguj, kerpudha, patellxhana, bizele etj.
majdanoz
piper
pak spec t'kuq
salce domatesh ose domate
vaj ulliri
1 qepe
2 thelba hudher
pak leng zarzavatesh
skuqim ne fillim hudhren ne vaj ulliri, pastaj e heqim nga tigani pasi te jete skuqur dhe i shtojme qepen. Pasi qepa te ndryshoje ngjyre i hedhim zarzavatet e grira. I kaurdisim disa here derisa te zbuten dhe i shtojme salcen e domates, kripe, piper, majdanoz, spec te kuq. I hedhim pak leng zarzavatesh ose thjesht uje te ngrohte tiganit ne zjarr dhe e mbulojme me kapak. Pasi lengu te jete shteruar ia hedhim makaronave. Kjo lloj salce shkon shume me tortelloni te mbushur me mish