Pasionet e Bin Ladenit: lulediellit dhe makinat e shpejta

Pasionet e Bin Ladenit: lulediellit dhe makinat e shpejta

Në një libër interesant të shkruar me të birin, ish-gruaja e parë e Bin Ladenit rrëfen anët e fshehta të njeriut të panjohur që akuzohet për sulmet e 11 shtatorit</p>


Që prej 9 vitesh kur emri i tij iu bë ndërkombëtarisht i famshëm dhe madje i frikshëm e sinonim i një terrorizmi që meritonte, sipas ish-presidentit amerikan, Bush, një luftë në të gjitha frontet, Osama Bin Laden ka ngjallur kuriozitet të vazhdueshëm. Kjo edhe sepse ai u shndërrua në një njeri gati të padukshëm të cilin të gjithë e imagjinonin fshehur shpellave të Afganistanit, apo duke u stërvitur në zonat në kufi me Pakistanin. Së fundi ka dalë dikush që e ka njohur për një kohë të gjatë dhe shumë nga afër, që dëshmon për anët e panjohura të një njeriu gjithashtu të panjohur. Ajo është ish-gruaja e parë e Bin Laden, Najwa Bin Laden, e cila sapo ka publikuar një libër me kujtime për ish-bashkëshortin. Në këtë libër ai del si një njeri me një personalitet shumë kontradiktor. Sipas rrëfimit të Najwas, Bin Laden ishte shumë i rreptë, madje në atë shkallë sa të arrinte ti rrihte fëmijët për të vetmen arsye se ata mund të kishin qeshur më shumë nga sa duhej. Pasioni i tij kanë qenë lulediellit dhe makinat e shpejta. Të paktën sipas përvojës së gruas së parë. Ai gjithashtu e kishte ndaluar në shtëpi përdorimin e aparateve elektrike dhe përpiqej që ti kaliste të bijtë nëpër ngjitje malesh e terrene të vështira, pa vënë ujë në buzë. Detajet nga jeta e përditshme e themeluesit të Al Kaedës kanë dalë me shumicë në këtë libër të cilin Najwa e ka shkruar së bashku me djalin e saj të katërt, Omar. Bin Laden u martua shumë i ri dhe nga një dhëndër thuajse adoleshent ai u shndërrua në një nga liderët e terrorizmit ndërkombëtar. Ndërkaq, atij i pëlqenin shumë mangot dhe ndiqte me vëmendje të madhe transmetimet e BBC. Ish-gruaja duke e parë përmes detajeve të jetës familjare përshkruan një burrë që u shndërrua në një njeri shumë të ashpër e të prerë, veçanërisht kur ra në kontakt me perëndimorët. Vetë Najwa u martua me Bin Ladenin kur ai ishte 17 vjeç dhe ajo ishte vetëm 15 dhe i solli në jetë 7 djem dhe 4 vajza. Bin Laden me kalimin e kohës mori edhe 5 gra të tjera dhe i mbante të gjitha veçmas, në shtëpi të ndryshme në Arabinë Saudite dhe në Sudan. Edhe ato nuk lejoheshin që të përdornin energji elektrike dhe jetonin në kushte të vështira, por jo për mungesë parash, por për kalitje. “Im at nuk e lejonte mamanë time që të përdorte kondicionerin, madje as frigoriferin, apo sobën me korrent për të gatuar”, rrëfen i biri Omar në libër. Çifti i ri, në vitet e para të martesës u vendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1979, pas revolucionit iranian, ku Bin Laden u takua me Abdullah Azzam, klerikun radikal palestinez të konsideruar si mentori i tij ideologjik. Menjëherë më pas ai nisi një udhëtim në Pakistan në mbështetje të forcave sovjetike që kishin pushtuar Afganistanin në vitet 80. Sipas ish-gruas dhe të birit, pas kthimit nga lufta ai ishte shndërruar në një person shumë strikt dhe të rreptë dhe me një karakter shumë të rëndë. Në libër thuhet edhe se Bin Laden, njeriu që konsiderohet si truri dhe ekzekutori i sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që është ende i lirë edhe pse është shndërruar që prej 8 vitesh në njeriun më të ndjekur të planetit, nuk shpenzonte shumë. Ai kishte blerë vetëm një “Mercedez” ngjyrë floriri dhe një motoskaf. Ndër të tjera Najwa thotë: “Asgjë nuk i jepte një kënaqësi më të madhe sesa të kalonte ditën me një makinë të shpejtë, apo motoskaf në det të hapur. Shpesh qëllonte që ai të dilte me makinë edhe nëpër shkretëtirë dhe pasi të bënte një copë rrugë me shpejtësi ta linte makinën dhe të bënte ecje të gjata me këmbë”. Më pas u detyrua që të shkonte në mërgim përgjithmonë pas akuzave që i bëri qeverisë saudite në lidhje me pranimin që ajo u bëri trupave amerikane në vend. Pikërisht në këtë periudhë ai u përpoq që ta përgatiste familjen për tu përballur tashmë me një jetë shumë të vështirë, ndoshta në fshehje e arrati. Në këtë përgatitje bënin pjesë edhe stërvitjet që u bënte të bijve apo lënia e tyre të flinin jashtë nëpër shi e shpate malesh. Veç të tjerash, në ato momente të rralla kur ishte i qetë, Bin Laden ishte një kalorës shumë i aftë dhe i pëlqente që të kalëronte me të bijtë dhe veç kësaj ai kishte aftësi të mëdha matematikore. Shpesh i pëlqente që ti sfidonte njerëzit në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, ose në bërjen me mend të veprimeve që njerëzit normalë i kryejnë vetëm me makinën llogaritëse. I biri i tij, Omar, shkruan: “Im at ishte i mirënjohur për aftësitë matematikore dhe kishte raste që vinin njerëz shumë të shquar edhe ata në këtë drejtim për të matur forcat me babanë”. Ndërsa e shoqja shkruan më poshtë: “Bin Laden i pëlqente shumë dhe çlodhej duke punuar tokën, duke u marrë me kultivimin e misrit, apo duke rritur e parë lulet e diellit.”(Shqip)</p>
ELn96daIuXg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/pasionet-e-bin-ladenit-lulediellit-dhe-makinat-e-shpejta.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyl...adenit-lulediellit-dhe-makinat-e-shpejta.html
 
Top