Pashaportat e reja : USA

a-alket

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

sa per te qene i drejte: pashaporta u zgjatka deri ne 31 dhjetor 2005, dhe po ta dergosh me "priority mail" do vetem 3-4 dite qe te vije e stampuar. kushton rreth 40-45 dollare se bashku me postimin dhe tarifen qe merr ambasada. vleresimi im eshte 10 me * :tipsy:
 

alfred batalli

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

ketu ne itali mjafton te ikesh ne ambasade ne rome ose ne konsullaten shqiptare, ben kerkese dhe per 2 muaj te bejne pasaporten. dhe mendoj se edhe ne ambasadat e tjera duhet te jete njelloj
 

a-alket

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

aty e kisha dhe une, nuk ke pse vete tek ambasada. E con me poste pashaporten dhe gjithcka mbaron per 3-4 dite.
 

bengu

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

Fillimisht postuar nga the_teacher:
[qb]
Po ne qe kemi pashaporte kanadeze si tja bejme te marrim nje amerikane di gje njeri ? /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
ma jep ti ate kanadeze, une ta jap nje amerikane /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gjekec

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

po per ne qe e kemi humbur si i behet hallit.. dmth kam vetem certifikaten e lindjes. Flmnd per ndihmen kushdo
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Pashaportat e reja : USA

Fillimisht postuar nga HOLD&UP:
[qb] po per ne qe e kemi humbur si i behet hallit.. dmth kam vetem certifikaten e lindjes. Flmnd per ndihmen kushdo [/qb]
Ka dhe me keq, si puna ime qe kam certifikaten e lindjes e nuk kam pasur pashaporte shqipetare. Nuk kam as justifikim humbjeje! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

marko

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

Bravo i qofte atyne punonjesve te ambasades, un e zgjata shqiptaren deri ne 31 Dhjetor 2005 dhe ishin shume te sjellshem ne tel, dhe te gatshme per t ndihmuar.
Kushtonte vetem 15$ + natyrisht postimin, dhe me erdhi brenda nje jave nga dita kur e nisa.
Faleminderit dhe ju lumte atyre.

Keto jane kerkesat!


Embassy of the Republic of AlbaniaWashington D.C. Ambasada e Republikës së ShqipërisëUashington D.C.


June 13, 2003


Për të shtyrë afatin e pasaportës shqiptare ju duhet të dërgoni në Ambasadën e Shqipërisë, mundësisht me postë eksprese:

1. Pasaportën;
2. Pagesë prej 15$, me çek apo money order;
3. Një kërkesë me shkrim me adresën dhe nr. tuaj të telefonit në të;
4. Një zarf ekspres të parapaguar (zarfi ekspres të ketë të ngjitur pullën dhe të ketë adresën e ambasadës si dërguesi dhe adresën tuaj si marrësi); Mos dërgoni në asnjë mënyrë zarf të thjeshtë. Ambasada nuk mban përgjegjësi për humbjen e pasaportës të dërguar me zarf të thjesht.

Koha e proçesimit shkon deri në 4 (katër) ditë pune.

Ambasada është e hapur për veprime konsullore nga e hëna në të premte, prej orës 9.00 deri në 16.00.

Për çdo pyetje mund të telefononi në (202) 223 4942 ose e-mail tek e.talka@verizon.net.<br />

PËRSHËNDETJE
 

bona

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

po pate pashaporten canadeze si te marresh americane?

pse ke pass canadeze kjo s'do te thote qe merr ate americane. do jesh ne rradhe nga fillimi si gjithe te tjeret.
 

Darien

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

që të nxjerrësh pashaportë të re duhet të paraqitesh vetë për të hedhur kërkesën; nuk ka nevojë të jesh në Shqipëri për tërheqjen e pashaportës; po nuk doli aq kohë sa jeni në Shqipëri, e tërheq ndonjë i familjes dhe ua dërgon

kush nuk ka mundësi të shkojë në Shqipëri tani (nga ju që jeni në Amerikë), mund ta shtyjë afatin e skadimit tek Ambasada Shqiptare në Uashington ashtu si tha marko më sipër; kur e shtyva unë nuk pata asnjë problem ose vonesë

nuk e ka fajin ambasada që nuk nxjerr dot pashaportë të re aty; atë e vendos qeveria në Shqipëri, jo këta në Amerikë
 

DFV

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb] sa per te qene i drejte: pashaporta u zgjatka deri ne 31 dhjetor 2005, dhe po ta dergosh me "priority mail" do vetem 3-4 dite qe te vije e stampuar. kushton rreth 40-45 dollare se bashku me postimin dhe tarifen qe merr ambasada. vleresimi im eshte 10 me * :tipsy: [/qb]
Pikerishte kete kerkoj edhe une ,po me gjithe perpjekjet qe kam bere nuk kam arritur te realizoj asgje.
Ne se dikush mund te di me shume se si veprohet per te zgjatur afatin e skadimit te pashaportes (sigurishte asaj shqiptare) ketu ne USA do ti lutesha qe nepermjet kesaj faqe te me ndihmonte.
 

DFV

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

BeBa,faleminderit shume per pergjigjen,do te perpiqem ne se me kete mbaron gjithcka,sidoqofte ju falenderoj.
 

bona

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

kollaj fare ( as mua s'mu besu)
e-mail : e.talka@verizon.net<br />emri: Elton Talka punon ne ambasaden shqiptare ne Washington DC.
nr tel: do ta gjej soon

ju sqaron per bukuri.

cfare bera une:
- e mail
me dergoi prokuren qe eshte nje autorizim per dike ne Tirane qe te me bente pashaporten.

1- shkruaj kerkesen ne shqip( formatin ta dergon Eltoni dhe keto qe po ju shkruaj une)
2- noterizoje ne shtetin ku jeton
3- shko ne bashki te marresh nje vertetim per vleshmerine e vules se noterit
4- shko tek secretari i shtetit ku jeton dhe merr Great seal
5-dhe pastaj dergoje back ne ambasade per ti vene ata nje vule
6 - te vjen ne poste
dhe se fundi bashke me 6 photo ( 5-6) dergoja personit te cilin autorizon.

kjo me mori gati 2 muaj.
fee:
photot $10.00
posta per ne ambasaden shqiptare $13.50
posta per te me kthyer doc ne shtepine time 13.50
Great seal 10.00
check ambasades 30.00
ne shqiperi $ 50 per atje ku behen passaportat (dhe bakshish gati sa pagesa kuptohet)

good luck.
 

DFV

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

Bona, faleminderit per pergjigjen,sic e shikoni jam interesuar per nje zgjatje afati te pashaportes qe kam akoma ne perdorim,ndersa per te marre nje te re mendoj se kete vere kur te shkoj me pushime ne Shqiperi.
Duke ju falenderuar perseri do mundohem te lidhem me Eltonin,shpresoj qe problemi te me zgjidhet shpejte.
 

bona

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

DFV

dhe per ta shtyre te njejten gje te ndihmon eltoni. cova dy kushurinjte e mi dhe shkuan ne 9 te mengjesit dhe ambasada hapej ne 11 por ai i ndihmoi dhe ia beri pass gati ne vend.

good luck.
 

DFV

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

Fillimisht postuar nga marko:
[qb] Bravo i qofte atyne punonjesve te ambasades, un e zgjata shqiptaren deri ne 31 Dhjetor 2005 dhe ishin shume te sjellshem ne tel, dhe te gatshme per t ndihmuar.
Kushtonte vetem 15$ + natyrisht postimin, dhe me erdhi brenda nje jave nga dita kur e nisa.
Faleminderit dhe ju lumte atyre.

Keto jane kerkesat!


Embassy of the Republic of AlbaniaWashington D.C. Ambasada e Republikës së ShqipërisëUashington D.C.


June 13, 2003


Për të shtyrë afatin e pasaportës shqiptare ju duhet të dërgoni në Ambasadën e Shqipërisë, mundësisht me postë eksprese:

1. Pasaportën;
2. Pagesë prej 15$, me çek apo money order;
3. Një kërkesë me shkrim me adresën dhe nr. tuaj të telefonit në të;
4. Një zarf ekspres të parapaguar (zarfi ekspres të ketë të ngjitur pullën dhe të ketë adresën e ambasadës si dërguesi dhe adresën tuaj si marrësi); Mos dërgoni në asnjë mënyrë zarf të thjeshtë. Ambasada nuk mban përgjegjësi për humbjen e pasaportës të dërguar me zarf të thjesht.

Koha e proçesimit shkon deri në 4 (katër) ditë pune.

Ambasada është e hapur për veprime konsullore nga e hëna në të premte, prej orës 9.00 deri në 16.00.

Për çdo pyetje mund të telefononi në (202) 223 4942 ose e-mail tek e.talka@verizon.net.<br />

PËRSHËNDETJE [/qb]
Duke falenderuar Markon,BeBA dhe vecanrishte bonen per interesimin qe tregojne per te ndihmuar bashkadhetaret ne zgjidhjen e problemeve qe kane,dua te falenderoj edhe punonjesit e ambasades shqiptare ketu ne Washington DC e ne menyre te vecante Z.Elton Talka per gadishmerin dhe interesimin qe tregojne per tu sherbyer me devotshmeri bashkadhetarve te tyre per problemet dhe hallet qe kane.
Duke i'u uruar suksese ne pune punonjesve te ambasades shqiptare ne Washington DC,dua tu bej thirrje te gjithe ambasadave shqiptare e sidomos atyre qe jane ne Europe,te marrin shembull nga puna me perkushtim qe ben ambasada jone ketu ne DC.
 

MorningStar

Primus registratum
Re: Pashaportat e reja : USA

sa qejf kur lexoj kompilmente per miq te vjeter...
Te lumto Toni.

Kane te drejte kur thone se u duhet dhene shembulli ambasadave ne evrope se lane nam fare.
 
Top