Pashë Ninën tek fluturonte

Albforumi

Primus registratum
Pashë Ninën tek fluturonte

deandre%282%29.jpg

përkthim nga Edvin Kukunja

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp dhe bështy
Nga tjetra dyllin

Përtyp dhe bështy
Përpara se të bjerë borë
Dritë dritë e largët
Më e ulët se yjet

Cila është ajo dorë
Që të ndezë e të fikë
Pashë Ninën tek fluturonte
Në krahët e lisharses

Një ditë do ta kap
Porsi era, pas shpine
Nëse ati im do e marr vesh
Do të më duhet iki gjetkë
Nëse ati im do e marr vesh
Do të nisem për det

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp e bështy
Nga tjetra dyllin

Përtyp dhe bështy
Përpara se të bjerë borë
Këtë natë erdhi hija
Hija që më përqesh

I tregova thikën
Dhe maskën time mahnitëse
Nëse ati im do e marr vesh
Do të marr rrugët
Nëse ati im do e marr vesh
Do të nisem për larg

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp e bështy
Nga tjetra dyllin

Përtyp e bështy
Përpara se të bjerë borë
Pashë Ninën tek fluturonte
Në krahët e lisharses

Një ditë do ta kap
Porsi era, pas shpine
Dritë dritë e largët
Që ndizet dhe fiket

Cila është ajo dorë
Që i ndez gjithë yjet
Përtyp dhe bështy
Përpara se të bjerë borë

2.jpg

Archiviato in:Lart & Poshtë Tagged: edvin kukunja, fabrizio de andre, perkthim, poezi
3575
3575
3575
3575
3575
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3575

Top