Pas nje cerek shekulli Kosova ?

Legjionixx

Forumium maestatis
Pas nje cerek shekulli Kosova ?

Me 11 Mars ,1981 filluna demostratat,masive te Studenteve,Intelektualeve,Puntoreve,etj

Kosova Republike,
Duam, Barazi,Liri,
me 1981 Studentet,e univerzitetit te Prishtines,ne menzen e tyre ngriten zerin lart,qe drithi jo vetem jugosllavin dhe evropen por edhe me gjere.
SI STUDENTE TE DALLUAR ''organizatoret ishin''
Ali Lajci''sot politikan''
Bajram Kosumi ''ish kryeminister
Gani Koci
Hydajet Hyseni ''politikan''
Mehmet Hajrizi
Merxhan Abdyli,etj etj,
Kosova ishte pergjakur,me gjakun Studentor dhe Puntore, etj

Nga nena Shqiperi,ndihma ishte vetem me nje kenge,
nga Tropojanja e mirenjohur
Fatime Sokoli,''KENGA Moj Kosove keshtjelle burrnie''
dhe disa klithma Komuniste,te E.Hoxhes

KOSOVA PAS NJE CEREK SHEKULLI.
Republike
Shtete
Shtein po thuaj se e gatuan,pritet nga fundi i vitit qe te .... ??

Keni ndonje komente per kete ngjarje historike Kosovare
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

Per ti bere qefin Legjionit se eshte djale i mire
Rrofte Kosova (s'kam asnje arsye qe te mos rroje ashtu si edhe gjithe popujt minoritere te botes)
 
A

Adami

Guest
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

popujt minoritere?
Po e cuan Kosoven popull minoritar ti apo cfare?
Rrofte Kosova me plot kuptimin e fjales se jane toka/treva/popull shqiptar dhe sic e ka thene nje member ketu ne forum qe:E duam cdo centimeter katror te tokave tona shqiptare, te vjedhura nga komshinjte qe sna kane dashur kurre te miren.
Kjo eshte koha qe po i tregojme botes se jemi popull me rrenje te forta e nuk luhet me ne.

http://www.freewebs.com/illyrian-albanian/
 

ados

Primus registratum
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

dahlia eshte si kolona e peste ketu..theme eshte agjente e kinezeve..
sa per kosoven hajde me te mira..dhe me shtet te lire!!!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

<font color="brown"> Termi "minoritet" nenkupton "pakice" dhe, sipas njerit prej shume perkufizimeve qe jepen, nenkupton "nje grup njerezish, te cilet nkane ndryshime racore apo politike nga nje grup me i madh ku bejne pjese. (Marre nga www.thefreedictionary.com).
Ne kete konteks, i bie qe shqiptaret ne Kosove nuk mund te jene pakice. Shpresojme te tregohen aq te afte e te zgjuar sa te perfitojne maksimalisht nga mundesia qe kane.

</font>
 
A

Adami

Guest
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

ate po thoja edhe une por nejse sic e tha nje parafoles qe ajo kujtonte se ishte tek tema: Teatri i kukullave /pf/images/graemlins/frown.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per ti bere qefin Legjionit se eshte djale i mire
Rrofte Kosova (s'kam asnje arsye qe te mos rroje ashtu si edhe gjithe popujt minoritere te botes)

[/ QUOTE ]

Dahlia /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me 11 Mars ,1981 filluna demostratat,masive te Studenteve,Intelektualeve,Puntoreve,etj

Kosova Republike,
Duam, Barazi,Liri,
me 1981 Studentet,e univerzitetit te Prishtines,ne menzen e tyre ngriten zerin lart,qe drithi jo vetem jugosllavin dhe evropen por edhe me gjere.
SI STUDENTE TE DALLUAR ''organizatoret ishin''
Ali Lajci''sot politikan''
Bajram Kosumi ''ish kryeminister
Gani Koci
Hydajet Hyseni ''politikan''
Mehmet Hajrizi
Merxhan Abdyli,etj etj,
Kosova ishte pergjakur,me gjakun Studentor dhe Puntore, etj


[/ QUOTE ]

nuk ishin studentet, por MINATORET e trepçes qe u hodhen ne greve, te paret. siç gjithmone ne keto raste ata u mbeshteten nga studentet per ti dhene me legjitimitet çeshtjes, per ta politizuar pra.

por qene minatoret e trepçes te paret.


pra ishte EKONOMIA e keqe (punetoret ne kosove paguheshin me pak se ne pjeset e tjera te jugosllavise, prandaj ata emigronin) ajo qe e pruri shkeputjen qe po realizohet sot, dhe jo IDEALI patriotik.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

per "zogun"
Une jame me prejardhje nga Mitrovica dhe duhet te te them se Studentet ishin ata qe filluan demonstratat e vitit 1981 e jo Minatoret, e fjala nuk eshte se paguheshin dobet por filloi populli ti kerkon te drejtat e veta, perndryshe minatoret kishin page shume te mire prandaj nuk ishte fare qeshtje ekonomike por qeshtje kombetare.
Babai im ishte minator ne Trepqe ne ate kohe.
E ish Kosova tani Dardania do behet se shpejti shtet .
 

regele

Forumium maestatis
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

Jam dakord me Leshatukun, me fal, me Leshatanin! Demonstratat e '89 filluan ne Trepce, pastaj, te gjitha levizjet politike apo atdhetare kane pasur gjithmone nevoje per nje shkendije per te filluar!

Persa i perket Kosoves, ajo krahine keshtu do te quhet gjithmone, te pakten mes shqiptareve. Dardani, mbase ia vini emrin per ceshtje politike qe t'i largoheni historise se helmuar serbe dhe qe te njiheni me kollaj nga bota (nuk doni te keni problemet e Maqedonise), por nuk mund te vazhdoni te mbushni mendjen shqiptareve qe ajo krahine quhet Dardani dhe banoret e saj jane te ndryshem /pf/images/graemlins/smile.gif

Pra, sic e tha nje antar ketu lart: Rrofte Kosova! Rrofte Dardania! (me duket se bera te njejtin gabim si me siper, Leshatan, Leshatuk /pf/images/graemlins/smile.gif ) Sorry!
 

Leshatani

Primus registratum
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

ha,ha,ha reqele...
Kush eshte ky "leshatuku !???
Une jame Leshatani.
Sa i perkete emrit "kosova" qe ne kohen e Ilireve Kosova eshte quajtur Dardani prandaj eshte e drejte e jona ta quajme Dardani
 

melos

Primus registratum
Re: Pas nje cerek shekulli Kosova ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me 11 Mars ,1981 filluna demostratat,masive te Studenteve,Intelektualeve,Puntoreve,etj

Kosova Republike,
Duam, Barazi,Liri,
me 1981 Studentet,e univerzitetit te Prishtines,ne menzen e tyre ngriten zerin lart,qe drithi jo vetem jugosllavin dhe evropen por edhe me gjere.
SI STUDENTE TE DALLUAR ''organizatoret ishin''
Ali Lajci''sot politikan''
Bajram Kosumi ''ish kryeminister
Gani Koci
Hydajet Hyseni ''politikan''
Mehmet Hajrizi
Merxhan Abdyli,etj etj,
Kosova ishte pergjakur,me gjakun Studentor dhe Puntore, etj


[/ QUOTE ]

nuk ishin studentet, por MINATORET e trepçes qe u hodhen ne greve, te paret. siç gjithmone ne keto raste ata u mbeshteten nga studentet per ti dhene me legjitimitet çeshtjes, per ta politizuar pra.

por qene minatoret e trepçes te paret.


pra ishte EKONOMIA e keqe (punetoret ne kosove paguheshin me pak se ne pjeset e tjera te jugosllavise, prandaj ata emigronin) ajo qe e pruri shkeputjen qe po realizohet sot, dhe jo IDEALI patriotik.

[/ QUOTE ]

Eshte e vertete se ekonomia e Kosoves ne krahasim me viset e tjera ishte me e dobet, por demostratat studentore te 81 kishin karakter politik apo ishin vazhdimesi e demostratave studentore te viteve 68 te cilat shkeputen Kosoven ne nje far menyre nga Serbia e cila ne ate kohe kishte ne kontroll te plot ate. Pra viti 1968 e shkeput Kosoven nga Serbia i jep liri te gjuhes identitetit pra flamurin dhe shenjat tjera kombetare me nje fjale e bene element konstruktiv te YU. viti 1891 ishte vazhdimsi i vitit 1968 sepse kerkohej qe ajo te barazohej me elementet tjere kosntruktiv te YU pra te behej republike.

Ne vitet 81 nuk ka pas migrim ekonomik ne kosove, kishte vetem migrim politik dhe ai nuk ishte shume i madhe, por marrveshje pune qe i benin nderrmarje te ndryshme ndertimi te Kosoves me shtete e perendimit kishte dhe ne kete menyre shume punetor shqiptar pranonin te punonin, por ajo qe eshte interesant te thuhet ne kete rast eshte se pagat qe mirrnin keta punetore te punesuar ne boten e perendimit ne ate kohe nuk kishin nje ndryshim te madhe ne krahasim me pagat e punetoreve qe punonin ne vendlindje.
Migrimi i shqiptareve ne mas te madhe dhe per qellime ekonomike fillon tek pas fillimit te shperberjes se YU apo atehere kur asaj ju morr statusi apo u riokupua plotesisht nga qeveria e Beogradit ne krye me kasapin e Ballkanit Millosheviqin. Por mund te them migrimi me shume behej me karakter politik duke filluar nga te rinjet shqiptar qe dezertonin nga ushtria e YU me qellim qe te mos luftonin kunder kroateve dhe boshnjakeve e gjer tek intelektualet tek te cilet behej trysni apo dhune politike e ushtruar nga forcat serbe.

Demostratat e viteve 68 dhe 81 ishin kerkes e referendumit per vetevendosje te premtuar nga Titoja qysh atehere kur Shqiperia i tha po Titos pra u be prokomuniste duke e formuar partin komuniste me ndihmen e komunistit serb Miladin Popovic (vllezer te se cilit quanin veten shqiptaret komunist te Shqiperise se Enverit), por qe nuk u mbajt kurre.

Pra shqiptaret Kosovar qe nga 1912 asnjehere deri me tani nuk kane bere asnje gje qe ka pas karakter ekonomik por cdo levizje e tyre kishte karakter PATRIOTIK, deshira e madhe e tyre per nje ribashkim te trojeve, tek te cilet ne pergjithesi akoma nuk eshte shuar.
 
Top