Pas Metës, edhe Basha pro Paktit Detar. Kolonel Pasha: Bëni Testin e Përpjestueshmërisë dhe nxirrni

Pas Metës, edhe Basha pro Paktit Detar. Kolonel Pasha: Bëni Testin e Përpjestueshmërisë dhe nxirrni Hartën

Pas ministrit të jashtem Meta, edhe ish-ministri Basha, ka mbrojtur me pathos ne nje emision televiziv Paktin Detar me Greqine.

“Spekulimet kanë pushtuar përsëri në mënyrë të zhurmshme mediat me prirje klienteliste, ndërsa Z. Rama po dëshmon edhe më ketë ai është në gjendje të marrë vendime të papërgjegjshme, për opozitën dhe fqinjësinë në rajon” – u shpreh Basha gjatë një interviste për emisionin “Kontrast” në “Alsat” Tv.

Nderkohe, nje nga oponentet kryesore te Paktit, kolonel Myslym Pasha, ne nje deklarim sot per Shekulli Online ne linje telefonike, i pyetur lidhur me deklarimet e dy ministrave tha:

‘Këto ditë duhet të bëhet thirrje per te tjera gjera. Duhet bere thirrje që shteti të nxjerë Hartën. thirrja duhet shkruar me germa te medha bashke me kerkesen tjeter te ligjshme: ‘Shteti të kryejë testin përfundimtar të përpjestueshmërisë, për opinionin shqiptar’.

‘Shteti te beje Testin e Perpjestueshmerise’ – 1 km bregdet shqiptar, fiton 10.2 km2 siperfaqe detare. 1 km bregdet i Republikes se Greqise, fiton 15.4 km 2 siperfaqe detare – tha z.Pasha.

Shteti duhet te nxjerre Harten e Marreveshjes

Neni 16
Harta dhe listat e koordinatave gjeografike.
1.”Vija bazë për matjen e gjerësisë së Detit Shtetëror e përcaktuar mbi bazën e neneve 7, 9 dhe 10 ose kufijtë që rrjedhin nga kjo, si dhe vijat e kufirit të hequra në përputhje me nenin 12 dhe 15 duhet të tregohen në harta me shkallë të përshtatshme për të përcaktuar pozicionin e tyre. Respektivisht, mund të zëvendësohet dhe lista e pikave të koordinatave gjeografike me specifikimet e të dhënave gjeodezike.”
2.”Shtetet bregdetare do të bëjnë publikimin e duhur të hartave ose listave të tilla të koordinatave gjeografike dhe do t’i depozitojnë një kopje të secilës prej hartave ose listave të tilla tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara”

TIRANË – Marrëveshje tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian e ka cilësuar paktin detar me Greqinë ministri i jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministri Ilir Meta.

I pyetur nga mediat gjatë një konference për shtyp ku shpalosi prioritete e dikasterit që drejton, Meta deklaroi prerë se marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë për kufijtë ujorë nuk ka asgjë të paligjshme.

Sa i përket prioriteteve të politikës së jashtme të vendit, Meta ka deklaruar se do të synohet ndërtimi i një klime konstruktive në rajon. “Thellimi i bashkëpunimit me Serbinë është me rëndësi të veçantë”, tha ai, duke shtuar më tej se Shqipëria do të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“I bëj thirrje Kosovës që të zhvillojë institucionet”- ka thënë të tej ai, ndersa per Serbine u shpreh se “ne do të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë e Serbisë për të avancuar dhe thelluar dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështjet me interes reciprok dhe rajonal”.(Shekulli)

4m_3HRiqb_w

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24925. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24925

Top