Pas Greqise Turqia ...........kush tjeter
E Marte, 22 Shkurt 2005
<span style="font-weight: bold"> TURQIA: RISHIKONI ROLIN E SKENDERBEUT</span>
Sipas agjencise se lajmeve "Anadolu Agency", Erdogan ka kerkuar korrektesi historike. Kryeministri Taip Erdogan i kerkoi homologut te tij, Nano, rishikimin e teksteve te historise
Kryeministri turk Taip Erdogan gjate vizites se tij ne Tirane i ka kerkuar homologut shqiptar ngritjen e nje komisioni ekspertesh dypalesh per rishikimin e teksteve te historise. Sipas agjencise turke te lajmeve "Anadolu Agency", kerkesa e Erdogan per Nanon ishte qe "informacioni mbi marredheniet Turqi-Shqiperi duhet te reflektohet korrektesisht ne librat shqiptare te historise". Ky detaj i rendesishem ne fakt nuk u publikua nga pala shqiptare, e cila vendosi te heshte publikisht ndaj kerkeses se kryetarit te qeverise turke. Kerkesa per rishikimin e teksteve te historise nuk eshte e para qe mberrin ne adrese te shtetit shqiptar. Gjithashtu, "ne emer te fqinjesise se mire" kete kerkese e artikuloi pak kohe me pare edhe qeveria greke. Madje per kete u caktua nje grup i perbashket pune, i cili do te hiqte nga teksti i historise shqiptare ato paragrafe qe "cenojne marredheniet". Edhe ne rastin e kerkeses se kryeministrit turk, qeveria shqiptare nuk ka bere asgje publike, por gjithcka ka dale ne shesh nga autoritetet apo mediat e huaja. Kerkesa e kryeministrit Erdogan per rishikimin e historise i referohet periudhes kur Gjergj Kastriot Skenderbeu perballoi permbi 25 vjet ushtrite e drejtuara nga sulltanet turq. Ne historine boterore, Skenderbeu njihet edhe si mbrojtes i vlerave te Krishterimit, pasi nuk lejoi depertimin e ndikimit osman mbi Perendimin.
E Marte, 22 Shkurt 2005
HISTORIA S'ESHTE PRONE E QEVERIVE
Nga Erl Murati
Vizita e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan ne Tirane do te kalonte ne rutinen e nje kornize te njohur zyrtare, nese agjencia shteterore turke e lajmeve "Anadolu Agency" nuk do te publikonte nje informacion te papritur. Sipas kesaj agjencie, kryeministri Erdogan i ka deklaruar homologut shqiptar se "informacioni mbi marredheniet Turqi-Shqiperi duhet te reflektohet korrektesisht ne librat shqiptare te historise". Zakonisht, kur kryetari i qeverise se nje shteti e ngre kete problem zyrtarisht ne nje vizite zyrtare ne nje shtet tjeter, do te thote se sipas tij, problemi eshte bere nje ceshtje per t'u zgjidhur ne marredheniet mes dy shteteve. Afermendsh, kjo tregon se kryeministri i Turqise dhe shteti qe ai perfaqesoi me viziten ne Tirane eshte i pakenaqur me menyren si eshte paraqitur ne tekstet shqiptare te historise, historia jone me Turqine. Jo vetem eshte i pakenaqur, por kerkon qe edhe tekstet tona te korrigjohen. Kerkesa qe i behet shtetit tone nga Turqia, qe te korrigjoje historine, nuk eshte problem qe mund te anashkalohet apo te mbyllet. Kjo eshte nje ceshtje me e rendesishme nga ajo nese mori pjese apo nuk mori pjese PD-ja ne sallen e parlamentit kur mbajti fjalimin kryeministri turk. Nuk eshte e veshtire per secilin nga ne, te kuptoje se cfare do te thote kerkesa e Turqise per te korrigjuar tekstet e historise sone. Kjo do te thote qe ne duhet te rrezojme Skenderbeun dhe historine e tij te mbrojtjes se shtetit shqiptar nga pushtimi turk. Ne duhet te rrezojme e te mohojme Rilindjen Kombetare, sakrificat per pavaresine dhe themelet e kultures nga Naim Frasheri tek Ismail Kadareja. Kerkesa e Turqise eshte e dyta, pas asaj te Greqise. Edhe Greqia, edhe Turqia, kerkojne qe te rishkruajme historine tone sipas variantit te tyre.
Keto kerkesa, jane njelloj te pavend pasi historia nuk mund te ndryshohet sipas oreksit te njerit apo tjetrit kryetar shteti apo qeverie te huaj. Nese kerkesa te tilla do te pranoheshin, s'do te duhet te habiteshim nese nje dite edhe kryeministri i Serbise do te na kerkonte ta rishkruajme historine e kombit tone. Historia nuk eshte prone e qeverive dhe miqesite me shtetet nuk forcohen duke shtremberuar apo fshire historine. Kerkesat qe na vijne nga "avokatet" tane per hyrjen ne BE dhe ne NATO, kane nevoje jo vetem per nje qendrim zyrtar te qeverise, por edhe te opinionit publik.