Ildri
Forumium maestatis

Federata Shqiptare e Futbollit pritet t’i kthejë një përgjigje sot aksionarit të Partizanit, Paro Laçi, në lidhje me kërkesën që ai ka depozituar për të ndërtuar ekipin e sezonit të ardhshëm bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes. Federata e futbollit është disi e detyruar t’i kthejë një përgjigje edhe Agjencisë së Sporteve, e cila ka kërkuar të dijë se kush është drejtuesi i skuadrës, në mënyrë që të lidhë me të një kontratë për stërvitjen e të kuqve. Në këtë Agjenci kanë bërë kërkesë si presidenti Xhani edhe aksionari Paro Laçi, i cili ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës. Mirëpo Xhani nuk ka bërë akoma asnjë kërkesë në federatë për të marrë administrimin e ekipit, edhe pse ka fituar të drejtën për administrimin e logos dhe emrin në Gjykatën e Apelit.
A.Halili