Re: Partia Myslymane Shqiptare!
Hoxha i fshatit, prodhues bombash
Shpërthimi aksidental në Fier, vdesin dy atentatorët
--------------------------------------------------------------------------------
Irma Hoxha
FIER
Në fshat thirrej hoxhë, pasi me paratë që fitonte nga tregtia e celularëve po ndërtonte xhaminë e fshatit dhe e kishte ëndërr të bëhej i tillë. Por, askush nuk e kishte menduar që 33-vjeçari Pëllumb Reshlani dhe shoku i tij, Armando Duraj, tregëtarë celularësh në qytet, prodhonin mina me telekomandë. Duket se dy rastet e fundit në Shkodër, ku disa persona u kapen me bomba me celularë, i kanë frymëzuar edhe ata të bëjnë disa të tilla. Si pasojë, një sasi eksplozivi u ka shpërthyer atyre në duar, duke u sjellë vdekjen e menjëhershme. Ka qenë ora 22.00 e së enjtes, kur një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Baltëz të Fierit. Në shkallët e një banese dykatëshe, dy njerëz, i zoti i shtëpisë dhe Armando Duraj nga lagjja Kongresi i Përmetit në Fier janë copëtuar, pasi në duart e tyre ka shpërthyer një sasi tritoli. Ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes, gruaja dhe 4 fëmijët e Reshlanit, kanë shpëtuar, pasi kanë qenë në dhomën e ndenjjes, në katin e parë të banesës. Të afërm të 33-vjeçarit kanë marrë menjëherë trupat e dy të dëmtuarve dhe i kanë nisur për në spital, por çdo gjë ka qenë e kotë. 20-vjeçari, baba i një fëmije, kishte vdekur në vend, ndërsa shoku i tij ka vdekur rrugës. Në fshat ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka parë nga afër çfarë kishte ndodhur, si dhe ka pyetur familjarët e Reshlanit. Këta të fundit janë shprehur se nuk e dinë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, pasi 33-vjeçari sapo ishte kthyer nga Tirana, ku kishte blerë disa celularë për t'i shitur dhe, sapo kishte mbërritur në shtëpi, i kishte telefonuar kolegut Duraj që të shkonte e të shikonte telefonat që ai kishte marrë.
Hetimet
Sapo uniformat blu kanë kontrolluar banesën e Pëllumb Reshlanit, kanë kuptuar se nuk ka qenë thjesht një sasi eksplozivi në duart e dy besimtarëve të rregullt myslimanë, të cilët frekuentonin nga 5 herë në ditë xhaminë, por diçka më shumë. Që në fillim, në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, policia gjetur 700 gramë tritol, 10 kapsolla detonatore, një mekanizëm komandues (pult), përcjellës elektrik, dy telefona celularë të dëmtuar, 5 kaçavida të ndryshme, një letër të bardhë në të cilën ishte vizatuar një qark elektrik, dy pistoleta dhe një sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm. Kaq ka mjaftuar që policia e Fierit, si dhe njerëz nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që kanë zbritur në Myzeqe, të dyshonin se dy viktimat e shpërthimit mund të kishin qenë duke përgatitur ndonjë minë me telekomandë ose celular dhe në momentin që po bënin prova, mund t'u ketë shpërthyer në dorë. Madje, përfaqësuesit e Akuzës kanë dyshuar fillimisht dhe po hetojnë për ndonjë akt ekstremistësh. Sipas burimeve nga Krimet e Rënda në Tiranë, pulti i gjetur ishte një qark i thjeshtë, i cili në momentin që shtypej, me anë të llambushkës (si ajo e pultit të televizorit) çonte sinjalin në një destinacion. Të njëjtat burime kanë pohuar se qarku i vizatuar në letër ishte pak a shumë si qarku që kishin minat me celular të kapura në dy raste në Shkodër, më i thjeshtë, por me të njëjtin funksion. Kaq është mësuar deri dje në mbrëmje, ndërkohë që po hetohet nëse minat që do prodhonin dy besimtarët myslimanë, njëkohësisht dhe tregtarë celularësh, ishin porosi, apo thjesht ata kishin si qëllim t'i vendosnin në ndonjë vend.