PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

komino

Valoris scriptorum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

Të rinjtë përballë politikës

ERION DASHO

1.
Sot nuk vihet në dyshim që Shqipëria po përjeton një krizë të thellë. Ndërsa politikanët marrin një nga një në shqyrtim variantet e mundshme, analistët dhe personalitete të ndryshëm kanë hedhur prej kohësh një opsion sipas të cilit, protagonistët e politikës aktuale duhet të largohen për t’ia lënë vendin një klase politike jokonfliktuale, të pakorruptuar, me një vizion të qartë për të ardhmen e vendit dhe me vullnet për ta zbatuar atë. Bëhet fjalë për t’i hapur rrugën politikanëve të rinj që nuk të lajnë e të lyejnë me premtime boshe për integrimin euro-altantik, por që ofrojnë zgjidhje reale për kapërcimin e problemeve që ka vendi; që nuk çirren kot më kot tribunave të mitingjeve, por që tregojnë se si do të rriten pagat dhe pensionet; që nuk shesin demagogji sipas parimit "gënje, gënje se diçka do të mbetet", por që japin afate dhe tregues të qartë monitorimi.
2.
Vota popullore nuk mund t’i largojë politikanët aktuale sepse ata kanë krijuar një qark të mbyllur ku topi kalon nga njëri tek tjetri. Edhe mekanizmat brendapartiake jane të pafuqishëm për shkak të rrjeteve të interesave që shtrihen në formë piramide. Disa dekada më parë mund të mendoheshin rrugëzgjidhje "revolucionare", por sot demokracia imponon që gjithçka të zgjidhet me forcën e votës së lirë. Në këto kushte, ndryshimi mund të vijë prej të rinjve – jo domosdoshmërisht të rinjtë në moshë, por mbi të gjitha të rinjtë në ide. Të kesh qeveritarë si këta të tanishmit është fatkeqësi, por të largohen nga vendi edhe ata që mund të jenë shpresa e së ardhmes, është disafish fatkeqësi. Të rinjtë e sotëm politikanë nuk duhet të bien pre e këtij mentaliteti të bartur nga "ustallarët" e politikës, jo vetëm për hir të idealizimit, por edhe për një arsye tjetër shumë më të thjeshtë. Nëse një politikan pesëdhjetëvjeçar mund të shpresojë se duke mbajtur larg të aftët mund të shtyjë ditët deri në moshën e pensionit, një politikan tridhjetë apo dyzetvjeçar ka pak shpresa për ta bërë një gjë të tillë. Konkurrenca e lirë e vlerave dhe ideve do ta përmirësonte ndjeshëm politikën aktuale dhe do të çonte njëkohësisht në vetëpërsosjen e aktorëve të saj. Kuptohet të atyre që nuk janë refraktarë.
3.
Pritja që politika shqiptare të reformohet nëpërmjet ndryshimeve të brendshme mund të rezultojë e gjatë. Pjesa në pritje nuk duhet të mbetet duarlidhur deri sa të vije momenti i "thirrjes nën armë" nga homologët e tyre politikanë. Në se ata do të mashtroheshin nga tendencat për të hapur, gjoja, dyert e formacioneve partiake ndaj të ashtuquajturës shoqëri civile, kjo do të ishte fatkeqësia e tretë e këtij vendi. Sepse në Shqipëri ende nuk dihet se kush e përfaqëson këtë pjesë të shoqërisë. Ndërsa për të majtët e gjithe botës një pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile janë sindikatat, tek ne si i tillë trumbetohet ndonjë student i dalluar apo ndonjë përfaqësues OJQ-je. Do të ishte më e ndershme sikur ata te thirreshin me këto cilësime në vend të termit manipulues "shoqëri civile". Ndërkaq, të rinjtë dhe të aftët duhet të vazhdojnë përpjekjet të pandikuar nga situata demotivuese dhe mashtrimet e politikës.
4.
Edhe politikani më i dështuar shqiptar nuk do të largohej vullnetarisht nga pushteti. Më lehtë mund të shkëputet një kërmill nga guaska. Të rinjtë e sotëm shqiptarë kanë në duar një shans të artë. Në një vend ku klasa politike është zhvleftësuar në sytë e popullit dhe po humbet dita-ditës mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, ata mund të tentojnë direkt riformatimin e politikës aktuale. Të rinjtë e mbështetur nga personalitete të spikatur të jetës politike e asaj shoqërore dhe, domosdoshmërisht, nga mendimtarët e lirë të medias mund të kthehen natyrshëm në alternativën e tretë që do të shkundë nga themelet politikën e mykur shqiptare.

15/11/2003
KATEGORIA: Analiza

dhe ec e me thoni se af nuk ka ze <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
llapaqeni

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

Baba Tos dhe çunat e këqinj!

Tek e dëgjon kur flet për disiplinë, për rebel e rregull, për suksese e poshtërsira që i janë bërë në kurrizin e tij prej babaxhani, i vetmi imazh që kryeministri aktual të ngjall është ai i babës së maadh të shtëpisë që tash ka ndarë mendjen për të fshikulluar gjihtë bijtë që s’i binden. E keqja e këtij rebelimi është se fara e mosbindjes taash është ngritur jo vetëm brenda familjes së vet por dhe në ato të shqiptarëve të tjerë që nuk janë brenda familjes rozë. Po kush janë çunat e këqinj që po mërzisin e po nevrikosin Bab Tosin?
Janë së pari të rinjtë brenda Partisë që kanë marrë më vete dhe ca të vjetër, që nuk se janë më budallenj se vetë Baba. Pikërisht këtyre, duke ju drejtuar me një fuqi paterne krej të pajustifikuar, i kujtohet disiplina e humbur, idealet e rrugës Europiane dhe me këtë rast baba, si demaagog i jashtëzakonshëm që është, i tregon me gisht si nxitësa të rrëmujës dhe prishës të qetësisë dhe zhvillimit të vendit.
Këtyre çunave të këqinj brenda Partisë i shtohen padashje ca të tjerë, akoma më të këqinj që janë jashtë partisë. Fakti është se Nanos i kanë nisur protestat dhe kësaj rradhe jo protestat e opozitës por ato të qytetarëve, të cilët janë realisht të lodhur nga kjo fëlliqësi politike por dhe që nuk e kanë Nanon as Bab e as bir, brenda sferës së tyre konceptuale. Këto protesta janë në të vërtetë dhe një nga vlerat më të mëdhaja të qeverisë Nano! Kjo qeveri i mësoi njerëzit si të protestojnë qytetarisht, si të mësojnë të bëjnë zotin e fatit të vet, dhe të ulin nga piedestali ku i kishin vënë politikanët.I mësoi që dritat nuk janë sheqerkat e Krishtlindjeve që ai burri i KESH-it don i sjell, don s’i sjell, por detyra më e parë e ca njerëzve që i kanë marrë votën. Studentët e Shkodrës protestuan dje për dritat, shoqata ambienataliste për produktet OMGJ, Lëvizja Majft! për dhunën ndaj gazetarëve dhe për atë në kufirin grek….Në Shqipëri mbiu fara e protestave! Krejt ndryshe nga ato që kryetari ish mësuar ti quante huliganë, e turlifarësoj epitetesh, këtyre të fundit nuk ka ç’emër t’i vërë. Në rastin më të mirë bën sikur s’i sheh dhe vazhdon t’i pëshpërisë vetes refrenin e njohur se ai qeveris në tokë vetëm pak më keq se ati ynë në qiell.
Kryeministri ndodhet përballë një presioni të brendshëm, të krijuar nga vetë të rinjtë e partisë së tij, dhe përballë një presioni qytetar që është shumë i madh, por qw kryeministri duhet tw hap hap sytë pwr të marrë vesh se ç’po ndodh vërtet rrotull tij. Nëse këtyre të parëve do ti vejë përballë autoritetin prindëror, atë të babës së madh që i don në rresht çiliminjtë, rrezikon të gjendet përballë një mishmashi të madh brenda në shtëpinë e tij, akoma më të keq sesa ai që ka bërë deri më sot.
Nëse vazhdon të mos ndërhyjë dhe të bëj kryeministrin e suksesshëm para protestave qytetare që po shtohen përditë, rrezikon jo vetëm të mos jetë më kryeministër por të mbjellë farën e trazirave dhe rrëmujave (jo qytetare) që shqiptarët i kanë talent. Në të dyja rastet do ja vlente që kryeministri të tërhiqej dhe të rikujtonte mësimin se në politikë askush s’ja ka dalë deri më sot as me forcë e as me blerje për kokë. Duan apo s’duan të parët e punës duhet të kuptojnë se politika në fund fare ka një moral të vetin, që hedh poshtë çdo matematikë mediokre. Kjo është ajo çka nuhasin qytetarët dhe përdredhjet alla samba për t’i zgjatur jetën vetes nuk bëjn tjetër veçse rrisin zemëratën popullore dhe hedhin turp mbi gjithë anëtarët e familjes rozë që vazhdojnë të bërtasin “Dum Babën”!
 
dhe faktikisht Meta nuk do te arrije kurre te krijoje nje parti TE RE, sic e konsidroj une nje te tille
thjesht do te arrije te marre me vete disa anetare te Ps e disa zgjedhes te saj duke shtuar nje tjeter parti ANTI (nano e berisha) pa shtuar asgje ne jeten shqipetare

por kjo mund te hape rrugen e shkaterrimit te duopolit pd - ps ne mendjet e njerezve dhe te lejoje krijimin e partive VERTET TE REJA

faktikisht, keto momente, mund te konsiderohen me te favorshmet per partite qe duan te hyjne ne jeten politike me vizion e program vertet TE RI

mjafton te mos bien ne kurthin e te konsideruarit PARTIA E ...
kjo do te dobesoje mjetet ne dispozicin te ketyre partive te reja - nje leadership te forte e karizmatik
por, eliminimi i kryesise se forte do te amortizoje dhe goditjet e kundershtareve qe, ne shqiperi, bazohen kryesisht tek zhvleftesimi i kryetarit te nje grupi

shpresoj te ndodhe ky tranzicion ne konceptimin e politikes nga ana e elektoratit dhe shpresoj qe te kete forca politike te vlefshme qe te arrijne te shfrytezojne kete moment krize te koloseve

dhe rezultati i zgjedhjeve tregoi se meta arriti nje rezultat. VURI NE DUKJE FAKTIN SE ELEKTORATI NUK ESHTE I MARTUAR ME PARTINE

Nano me ne fund u largua dhe Berisha eshte i falimentuar akoma pa nisur

Te rinjte e intergruar ne PD nuk duket se kane mundesi te ngrene koke pepara autokracise se perhershme te salinit

A eshte PS e sotme nje "parti e re"
 
Ergler

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

Meta arriti nje rezultat disi pozitiv,por dijeni se partia e tij ka shume karrigethyer te cilet ngjajne si dy pika uji me partine e F Nanos.Edhe nqse do te bente vaki qe ajo te fitonte ndonjehere nuk do te triumfonin mendesite e reja,per nje qeverisje demokratike.Mendoj se Levizja mjaft nqse krijon nje parti dhe shume intelektual te shkolluar ne perendim i bashkangjiten asaj partie te re une shpresoj,sepse jane njerez pa komplekset e se kaluares.
PS e sotme nuk mund te quhet parti e re.Pse?Shiko qendrimet e kryetarit te saj,prej njeriu te cekilibruar.Pastaj me Rucet brenda,i cili ka qene sekretar i pare i KPTepelenes e plot myqyrufer te tjere nuk mund te quhet kurre parti e re.
Edhe partite e vogla te cdo krahu qofshin jane te mbushur me element te kohes se diktatures.Pra klasa politike ekzistuese eshte tejet e amortizuar dhe nuk mban asnje lloj remonti.
 
963

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

Dy parti kane kuptim ne Shqiperi : nje parti qe mbron interesin e shumices se varfer shqiptare dhe nje parti qe mbron interesin e mafies qe u pasurua gjate ketyre 15 vjeteve te tranzicionit. Partite e tjera jane kot, parti parazite.
 
Ergler

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

A mund te na tregoni kush jane keto parti?Mos jane gje ne ilegalitet?
 
komino

Valoris scriptorum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

patriotizmi nuk pi uje kur behet fjale per investimin e financave te familjes te fituara me djerse keshtu qe mendohe mire.
 
komino

Valoris scriptorum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

ta them une per ke mendon se e ka fjalen njeshi
e para eshte partia ktyesore e pozites qe deklarohet e djathte (kontradikte!)
dhe e dyta eshte partia kryesore e opozites sic e sheh njeshi.
 
shqiptari87

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

ne politike ka te majte dhe te djathte...te tjeret nuk jane gje tjeter vecse kelyshe te te majtes dhe te te djathtes
 
komino

Valoris scriptorum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

do te thuash qe ka vetem fashiste e komuniste e ata te qendres jane nje moderim i tyre?
 
komino

Valoris scriptorum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

eshte nje vizion shume shume shume i reduktuar i realitetit.

kjo te ofron nje pikenisje te mire por ke shume rruge per per bere.
 
i_own_u

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

per mendimin tim ne Shqiperi nuk egziston e Majta, Qendra apo e Djathta... jo per gjo po se kan iden... ne Shqiperi votohen njerezit e aft per politik e per te ber diçka per ate Tok te mallkuar... <span style="font-weight: bold">njerezit qe kan pak Horizont per te bo kto 2 gjojna ndodhen te gjith per fatin e keq ne partin e PS</span>
 
963

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

Faktikisht sot ne Shqiperi nuk duhet te ekzistonte fare e majta. Ato parti qe burojne nga Partia e Punes nuk duhet te merren me politike; do ishte me e ndershme moralisht. Te pakten per nja 20 vjet, deri sa te stabilizohet Shqiperia.
Partia Democratike eshte nje alternative per Shqiperine, por ajo s'ka parti tjeter qe ta konkuroje ate ne zgjedhje. Sepse Balli Kombetar s'ka akoma forcen e duhur.
Keshtu qe njerzit kur nuk jane te kenaqur me PD-ne, votojne per ish-komunistet te cilet u kthyen ne miliardiere gjate viteve te tranzicionit.
Perfundimisht un nuk shof ndonje parti me te re se PD-ja, si nga mosha ashtu edhe nga mendimet.
 
i_own_u

Primus registratum
Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???

<span style="font-weight: bold">one_man</span>... ju nga veriu e keni si per gjynof te mos votoni PD... apo e kam gabim...? me thuaj diçka pozitive qe ka bo PD ne kto 15 vjet jet.
 
Top