Re: PARTI TE REJA - ne moshe apo ne mendime???
Botuar ne gazeten "Illyria"
Partia e Ilir Metes
Nga Eduard Zaloshnja
www.eduardzaloshnja.com
Eshte bere tashme tradite ne Shqiperi qe kur nje parti e re krijohet si
rezultat i ndarjes nga nje parti ekzistuese, pavaresisht se me cfare
emri njihet zyrtarisht, ajo identifikohet me emrin e kryetrit te saj.
Rrenjet e kesaj tradite mund te gjenden thelle ne shekuj (kujtoni
strukturen klanore te shoqerise shqipatre te dominuar gjithnje nga
prijesi), por ajo mund te spiegohet edhe me faktin se ndarjet e partive
kane ardhur me teper per papajtueshmeri interseash dhe egoje personale
midis udheheqseve te tyre se sa nga mosperputhje thelbesore ne
filozofine politike. Si rezultat, kemi sot parti qe njihen si te
Pollos, te Shehit, te Cekes, te Imamit, te Lacos, te Milos, te Selfos,
etj. Me turin e tij anti-Nano, Ilir Meta duket se po i shton gjasat qe
nje parti tjeter te futet ne kete liste -- partia e Metes.
Renditja e partise se supozuar te Metes ne te njejten liste me partite
e mesiperme nuk do te thote se partia e tij do te jete domosdoshmerisht
nje parti po aq e vogel. Perkundrazi, partia e Metes ndoshta do te jete
partia e pare shqiptare lindur nga divorci me nje parti te madhe, e afte
te fitoje rreth 20% te votave. Por sidoqofte, ajo, pavaresisht nga emri
me te cilin do te pagezohet, do te njihet thjesht si partia e Metes.
Kjo sepse, sado te mundohet ta paraqese partine e tij si strumbullarin e
te shumepriturit pol te trete politik dhe si nje parti me filozofi te re
politike, Meta do ta kete teper te veshtire ta ktheje ate ne nje tende
gjithperfshirese qe do te terhiqte ne mase elektoratin e revoltuar nga
sistemi i sotem politik. Ne historine e pluralizmit shqiptar, nje tende
te tille arriti ta krijoje vetem PD-ja ne vitin 1991. Dhe per kete
arsye ajo nuk u identifikua atehere si partia e Berishes, por thjesht si
PD.
Me nje skelet organizativ bazuar te FRESH-i, me nje udheheqje te
perbere nga deputete socialiste qe jane te pakenaqur nga Nano, dhe me
nje elektorat qe perjetsisht do te ngelet anti-Berishe, partia e Metes
vetvetiu do te pozicionohet ne ate qe per arsye historike quhet e majta
shqiptare. Thene ndryshe, partia e Metes nuk do te shkaktoje zgjedhje
te reja -- ajo thjesht do te detyroje Nanon qe realisht te
bashkeqeverise me Meten dhe pasuesit e tij. Duke krijuar nje parti te
pozicionuar majtas, Meta i heq Nanos armen me efikase qe ka perdorur
deri me sot per shtypjen e kundershtareve brenda partise -- nevojen e
unitetit ne perballjen me "gogolin Berisha". Duke qene ne krye te
partise se tij, Meta nuk do te kete me nevoje te manovroje brenda grupit
socialist parlamentar, i cili dominohet nga bolshevizmi i Gramoz Rucit,
por do te ulet ne tavolinen e negociatave me Nanon ne pozita pothuajse
te barabarta.
Nderkohe qe krijimi i partise se Metes do t'i sherbente atij dhe
bashkpuntoreve te tij ne planin politik, edhe demokracia shqiptare do
mund te perfitonte dicka nga nje levizje e tille. Kontrolli i pushtetit
nga nje njeri i vetem gjithnje bart rrezikun e asfiksimit te demokracise
-- kushdo qe ka nevoje per nje shembull ilustrues te kesaj maksime mund
ta gjeje ate ne Shqiperine e viteve 1996-97. Duke iu imponuar Nanos si
nje i barabarte, Meta do t'i vinte fre arrogances dhe kontrollimit
abuziv te pushtetit qe Nano po demostron gjithnje e me teper. Me pak
fjale, nje koalicion i institucionalizuar midis tyre do te kishte
potencialin e demokratizimit te qeverisjes.
Paragrafet e mesiperm u moren me koncepte relativisht abstrakte si
orientimi politik i partise se Metes, roli i saj ne demokracine
shqiptare dhe demokratizimin e qeverisjes, etj. Ndersa per shqiptarin
e thjeshte qe nuk ka pune, siguri, drita, uje, rruge te asfaltuara, etj
ndoshta do te ishte me e rendesishme te dinte ne se krijimi i partise se
Metes do te ndikonte ne zbutjen e ketyre mungesave. Fatkeqsisht, autori
i ketij shkrimi, megjithese u mundua te gjente permirsime te ketij lloji
qe do te mund t'i atribuoeshin daljes ne skene te partise se Metes, nuk
arriti te peshkoje ndonje gje qe ia vlente te permendej. Nderkohe, nje
peshk i madh ra ne rrjeten e perkeqsimeve -- kjo ndodhi kur u presupozua
se Meta do te vazhdoje te mbetet skllav i unitetit socialist.