Parlamentit Rinor & Presidenti Alfred Moisiu

Nobis

Primus registratum
Parlamentit Rinor & Presidenti Alfred Moisiu

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti sot paradite një përfaqësi të Parlamentit Rinor Shqiptar.

Presidenti Moisiu shprehu kënaqësinë e tij për angazhimin e Parlamentit Rinor për të informuar dhe ndihmuar votuesit e parë, ata që sapo kanë mbushur 18 vjeç, të shkojnë në votime.

“Vota është ajo e drejtë kushtetuese që i jepet çdo qyetari për të dhënë mendimin e tij politik dhe rinia duhet të shkojë në votime dhe secili të zgjedhë atë që mendon se do të jetë më e mirë për të ardhmen e vendit” – tha Presidenti Moisiu.

Në politikën shqiptare kërkohet futja e një fryme të re dhe kjo do të vijë nga të rinjtë, sepse ata janë të zhveshur nga mentalitetet e 45 vjetëve nën diktaturë; rinia shqiptare ka një potencial të madh, i cili duhet shfrytëzuar për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj” - tha Presidenti Moisiu, duke shprehur besimin e plotë se rinia shqiptare do të ecë përpara.

Kryetari i Parlamentit Rinor, Endri Shabani u shpreh se Parlamenti Rinor vlerësonte shumë Kodin e Sjelljes, inisiativën e Presidentit të Republikës dhe mbështeti idenë e Z. Moisiu që forcat politike nuk duhet të përdornin fëmijë në fushatën elektorale. Në këtë kuadër ai i dorëzoi kreut të shtetit një kartolinë ideuar mbi bazën e aksionit të këtij Parlamenti për të mos lejuar përdorimin e fëmijëve në fushatë elektorale në tërësi nga politika dhe forcat politike.
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Parlamentit Rinor & Presidenti Alfred Moisiu

Kur ka votime se u dashka me ik n'Shqiperi /pf/images/graemlins/idea.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: Parlamentit Rinor & Presidenti Alfred Moisiu

nga marsi i 2006 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Parlamentit Rinor & Presidenti Alfred Moisiu

KAM PROVIME NE MARS /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif




/pf/images/graemlins/cooli.gif
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Parlamentit Rinor & Presidenti Alfred Moisiu

pajzotin akoma me keta lacat e shoqerise civile merreni .
 
Top