Parlamenti Rinor,proteste per buxhetin 2005

Nobis

Primus registratum
Parlamenti Rinor,proteste per buxhetin 2005

Proteste per Buxhetin 2005

Sot te rinjtë e Parlamentit Rinor të Tiranës, protestuan përballë Parlamentit Shqiptar, në një mënyrë shumë origjinale, mbi buxhetin e vitit 2005. Parlamentarët e rinj i dhanë deputetëve nga një kartolinë ku thuhej se nëse për vitin 2005 prioritet nuk do të jenë arsimi, shëndetësia, pagat e punonjësve buxhetorë dhe mbrojtjen sociale, atëherë “Gëzuar Vitin e Krizës”.

Gjithashtu përballë Parlamentit Shqiptar, të rinjtë vendosën një Plak të Vitit Të Ri, i cili ndryshe nga rastet tradicionale ishte një skelet (ashtu sic është bërë dhe populli shqiptar) dhe këtë vit nuk kishte sjellë asnjë dhuratë përvec një dosjeje me tendera (dhurata e preferuar e Politikanëve). Dhe një thes me celularë që simbolizonin shpenzimet qeveritare. Kjo protestë ishte në kuadrin e lëvizjes së reagimit që ka marre Parlamenti Rinor Shqiptar, nën moton “Ata Kane armet, ne kemi numrat!” marrë nga vargjet e Jim Morrison me idenë se qytetarët janë shumica dhe politikanët pakica. (sic jeni në dijeni Parlamenti Rinor është një organizatë rinore e përbëreë nga mbi 480 të rinj të zgjedhur me vota të fshehta nga mbi 70.000 të rinj në 12 prefektura të Shqipërisë ) Dua t’ju kujtoj se ditën e Martë, Parlamenti Rinor organizoi një mbedhje ku u diskutua dhe u vendos të përkrahet greva e mësuesve të ciklit të ulët. Për këtë cështje, Parlamenti Rinor nesër do të mbajë edhe një Konferencë për Shtyp së bashku me Sindikatën e Arsimit. .
 
Top