Parlamentarët evropianë kërkojnë heqjen e vizave edhe për Kosovën
Parlamenti Evropian është duke rritur presionin ndaj Komisionit dhe Këshillit të BE-së që të gjendet mënyra për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, njësoj sikurse është duke u bërë edhe për vendet e tjera të rajonit. Propozimit të raportueses Tanja Fajon nga Komiteti për liri, drejtësi dhe punë të brendshme për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave i është shtuar edhe raportuesja në Komitetin e politikës së jashtme që Kosovës ti jepet një road map. Këtë dje në debat në Komitetin e politikës së jashtme e ka propozuar deputetja Brotanike, Sarah Lutford. Propozimet e deputetëve Fajon nga Sllovenija dhe Lutfgord nga Britania e Madhe, raportuese përkatëse në dy komitetet e Parlamentit Evropian, përputhen në masë të madhe sa i përket Kosovës. Në të dyja rastet, ndonëse në mënyra të formuluara ndryshe, thuhet se Kosova duhet të përfshihet në këtë proces pa paragjykuar statusin e Kosovës, ose pa paragjykuar kompetencat e vendeve anëtare rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk duhet të përjashtohet nga procesi i cili përfitojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe komisioni do të duhej menjëherë të niste një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovës dhe të caktojë një udhërrëfyes, shprehet Kontesha Ludford. Në raportin e saj propozohet për Kosovën ky amendament. Me qëllim të avancimit të implementimit të agjendës së Selanikut, komisioni duhet të nisë një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe të caktojë një udhërrëfyes (road map) të ngjashëm me ato për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo është pa paragjykim ndaj kompetencave të shteteve anëtare sa i përket njohjes së Kosovës si shtet të pavarur. Po ashtu ajo, sikur edhe Fajon, kërkojnë që pos vendimit për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të merret që tashti vendimi edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, i cili do të hynte në fuqi kur këto shtete ti përmbushin kriteret e nevojshme dhe kur kjo të vërtetohet nga Komisioni Evropian. Në një debat në Komitetin për politikë të jashtme është mbështetur fuqishëm ideja që edhe Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në mënyrë që populli i Kosovës të mos mbetet viktimë e ndasive mes shteteve anëtare të BE-së rreth statusit të Kosovës. Vetëm disa deputetë nga Spanja kanë kundërshtuar përmendjen e Kosovës në çfarëdo mënyre. Por atyre u është përgjigjur deputeti demokristian gjerman Bernd Poselt, i cili ka thënë se Vullneti i shumicës, mbi 75 %, të Parlamentit Evropian kishte mbështetur raportin e deputetit të atëhershëm Joosst Langedijk me të cilin Parlamenti mbështet sovranitetin e Kosovës. Ka pasur shqetësime nga disa deputetë edhe rreth tregtisë me pasaporta nëse vizat hiqen vetëm për disa shtete dhe për të tjerat jo. Përfaqësuesja e Komisionit Evropian në këtë debat ka thënë se kjo është një brengë e Komisionit, por kanë marrë sqarime nga shtetet të cilave do tu hiqen vizat lidhur me procedurën e marrjes së shtetësisë dhe pasaportave. Përfaqësuesja e Komisionit Evropian ka pranuar se vendimi për heqjen e vizave është politikë, por me elemente teknike. Ajo ka thënë se një delegacion i Komisionit Evropian do të vizitojë Serbinë pas dy javësh për tu vërtetuar në terren se Serbian po i zbaton të gjitha kriteret e caktuara për heqjen e vizave. Do të shkojmë edhe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë dhe të vërtetojmë se ky kufi kontrollohet si çdo kufi tjetër. Duam të vërtetojmë se Serbia po e përmbush Marrëveshjen e arritur me EULEX-in ka thënë në debat në Parlamentin Evropian përfaqësuesja e Komisionit…</p>
KTV</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23309. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23309
![parlamenti-evropian-300x221.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fparlamenti-evropian-300x221.jpg&hash=d9cecdb6164df49e4e3dbe4ace36c976)
KTV</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23309. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23309