Parisi i Jr
Fotografi Jr ka portretizuar disa femra që jetojnë nëpër qytetet baraka. Portretet do të ekspozohen në formatin gjigant në kryeqytetin francez, pas një muaji</p>
Pamjet që shihni nuk ekzistojnë ende, të paktën jo të gjitha. Janë duke u realizuar dhe nuk dihet ende me saktësi se “çdo të dalë në dritë”. Kjo gjë po ndodh në zemër të Parisit, në kullën historike të “Ile Saint-Louis”. Pikërisht aty, artisti i ri francez, Jr, 26 vjeç, ka zgjedhur të përfundojë dhe të përmbledhë pothuajse tre vjet punë anembanë botës. Ndërkohë, gjithçka është përmbledhur në një libër të madh, i cili titullohet “Women are heroes” (Gratë janë heroina).
Në fakt, ajo që shohim në këto fotografi është mënyra që Jr ëndërron përfundimin e kësaj aventure, e cila e ka çuar nga Brazili në Kamboxhia, nga India në Afrikë. Një aventurë, pjesë e së cilës janë femrat, që të përfshira në situata shoqërore shumë të vështira, kanë treguar rezistencën e tyre.
Përgjatë ujërave të Senës, mbi ura, por edhe në një linjë metroje që kalon pranë kullës “Eifel”, Jr na tregon punën e tij në lagjet e varfra periferike.
Ndërhyrja në hapësirën publike, që këtë herë parashikon ekspozimin e fotografive në bardhezi, veçanërisht portrete të realizuara me objektiv këndgjerë, është tipike për këtë artist. Nuk është një ekspozitë (ka realizuar disa të tilla nëpër muze dhe galeri), por një propozim për “leximin” e hapësirës urbane. Është një punë shumë e veçantë, e cila nuk mund të krahasohet me street art, me muret e mbuluara nga mbishkrimet.
Jr preferon të mos e vendosë firmën e tij, edhe pse ata që e kanë ndjekur punën e tij, e dinë se kush fshihet pas këtyre imazheve urbane. Ai dëshiron që veprat e tij të jenë jetëshkurtra, të pësojnë ndryshime kur bie shi ose kur fryn erë, sipas kohës. Pret që letrat të prishen. Më pas vjen momenti për ta pastruar hapësirën për të cilën merr leje kur e zë. Edhe në këtë pikë Jr ka ndryshuar: më parë kur luante me një grup të ri grafistësh parisianë, i ngjiste pa leje imazhet e fotokopjuara, më pas i rrethonte me një shirit të kuq dhe në fund vinte nënshkrimin e autorit “Expo2rue”.
Një jetë tjetër
Për të kuptuar teknikën e tij është e nevojshme të përshkruash një prej këtyre vendosjeve, të bërë në një nga vendet më shik të Parisit. Tema është “Morro da Providencia”, lagjja më e vjetër mes ndërtesave pa leje nga ku kanë lindur lagjet kaotike mbi kodrat përreth Rio de Zhanjeros. Banorët e saj janë krenarë për këtë parësi. Të gjitha lagjet e varfra kontrollohen nga trafikantët e drogës dhe janë vende të dhunshme të cilin policia nuk i kontrollon shumë, dhe kur e bën, përfundon me një përleshje, që shpesh shkakton shumë viktima.
Kur Jr fluturoi për në Rio, kishte si qëllim të punonte në një lagje të vjetër periferike, por mendoi të shkonte në një lagje tjetër, “Rocinha”, ku bashkia po realizonte disa projekte zhvillimi. Pas mbërritjes, mori vesh përmes televizorit një ngjarje të tmerrshme: disa policë kishin kapur rob tre të rinj të lagjes “Morro da Providencia” dhe ua kishin dorëzuar trafikantëve të drogës të një grupi rival, të cilët i kishin vrarë e bërë copë-copë. Kështu Jr, vendosi të shkonte në “Providencia”, edhe pse shumë persona i thoshin se ishte një çmenduri. Jr i mbodhi të gjithë banorët, i shpjegoi idenë e tij dhe ata e pranuan. Për fat të mirë arriti ta bënte për vete popullin. Portretizoi disa gra, dhe më pas me ekipin e tij dhe banorët e lagjes, i ngjiti fytyrat mbi fasadat e shtëpive dhe rrugicën e lagjes. Natën, efekti ishte i jashtëzakonshëm. Dukej sikur gratë e ngjitura nëpër murr kishin filluar një jetë të re. Të gjitha ishin krenare.
Disa muaj më vonë, Jr organizoi një ekspozitë në “Maison de France et du Bresil” në Rio dhe përfitoi nga rasti për ti ngjitur portretet e grave në të gjithë qytetin, mbi harqet e urave-rrugë, ku kalojnë tramvajet.
Artisti ka bërë edhe një libër, që i kushtohet kësaj pune, të cilin ua ka shpërndarë banorëve të lagjeve të vjetra periferike (nuk është hedhur në treg). Gjithashtu ai ka financuar dhe realizuar në “Providencia”, ku askush nuk bën gjë për të përmirësuar jetën e banorëve, projektin utopik të një qendre kulturore, e inauguruar para disa ditësh në një ekspozitë ku ishin të pranishëm fëmijët e lagjes. Jr çmontoi një prej shtëpive prej druri në “Providencia” (e rindërtoi me tulla për familjen që jetonte brenda) dhe e përdori më pas nëpër pikturat e tij. Shtëpia do të ekspozohet gjithashtu edhe në muzeun e arkitekturës në Paris. Natyrisht që Jr i tregon të gjitha këto në faqen e tij zyrtare (jr-art.net), ndërkohë që të gjitha videot qarkullojnë në internet.
Në Paris do të ekspozohen disa prej portreteve që e kanë bërë shumë të famshëm në Nju Delhi, Rio de Zhanjero dhe Nairobi. Këto portrete kanë “veshur” një tren që përshkon rrugët e lagjeve të vjetra periferike të Kiberas, në Nairobi. Sot e gjitha kjo është një kujtim, por do të “jetojë” në Paris në muajin nëntor dhe do ti japë qytetit një pamje të re.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23824. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23824