Parardhësi i përbashkët i majmunit dhe njeriut

Aquarius

Valoris scriptorum
parardhesi.jpg
Historia e evolucionit do të shkruhet nga fillimi pasi janë zbuluar fosilet e qënies më antike që konsiderohet parardhësi i përbashkët i majmunit, shimpanzesë dhe njeriut.

Zbulimi i saj, i njoftuar në revistën “Nature”, është arritur nga një grup ndërkombëtar studiuesish të koordinuar nga profesori Xijun Ni, i Akademisë Kineze të Shkencave në Pekin.

Qënia në fjalë, që ka jetuar 55 milionë vjet më parë dhe është gjetur në Kinë, i përket një lloji të panjohur deri më sot. Ajo është quajtur Archicebus Achilles për anatominë e veçantë të trupit të saj, i ngjashëm me atë të majmunëve dhe tregon se në pemën evolutive, ndarja që ka çuar tek njeriu ka ndodhur më parë nga sa mendohet.
parardhesi1.jpg
Parardhësi antik i majmunit dhe njeriut ishte në fakt shumë i vogël, trupi i tij me zor numëronte 71 milimetra gjatësi, pa përfshirë këtu bishtin e tij të gjatë dhe me një peshë që llogaritet rreth 20-30 gramë.

“Fosili i ri hedh dritë mbi evolucionin e gjallesave të para dhe njeriut, ai tregon veçoritë mes degës së të parëve që kanë çuar tek majmuni, shimpanzetë dhe tek qëniet njerëzore dhe degës që ka çuar tek paratrinët, kockorë të vegjël që lëvizin gjatë orëve të natës nëpër pemë”, ka thënë profesori Xijun Ni.
parardhesi2.jpg
 

gurax

Pan ignoramus
Interesant si lajm.
Ky individ, paska jetuar edhe me pare sesa "Darwinius Massilae", i ashtuquajtur Ida, i cili ka jetuar diku 47 milion vjet me pare.

220px-Darwinius_masillae_PMO_214.214.jpg
 

scadarsko

Locus omnem
dmth njeriu nuk ka t baj me majmunin.....doli ky tjetri tash binjaku i ri?na spostunen ne tash......
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
njeru nuk ka lidhje me majmunin.qe sa vite egziston jeta ne toke gati prejse u formu toka dhe pre asaj kohe e deri me sot historia kerkimet e shumta arkeologjike te shkenctareve te ndryshem te gjitha fushave deri sot nuk tregu qe njeru e ka prejardhjen nga majmuni ose nje majmun u ba njeri ose te pakten qe i ngjan njeriut.mos te shikohet forma.dhe ne fund njeriu ndonje here me veprat dhe disa sjellve qe i bene ja tejkalon edhe kafsheve.
 
Top