Paraqitja e jashtme

S

Scorpion

Guest
Paraqitja e jashtme

Sipas psikologeve evolucionore grate edhe burrat shtyhen nga parapelqime te cilat jane trasheguar brez pas brezi per miljona vjet. Sipas kesaj "psikologjie te kohes se gurit" grate terhiqen nga burrat e fuqishem dhe te gjate te cilet mund t'u vinin ne mbrojtje - ndersa burrat nga grate e reja dhe te bukura. Per te dyja gjinite bukuria duket se vlen si nje shenje e pavetedijshme qe flet mbi "gjene te shendosha", gje te cilen e pohojne edhe etnografet e fushes humane.

Keta kane hetuar ne hollesi se çfare tiparesh te fytyres vlenin si terheqese per te dyja gjinite dhe perse.


Njeriu kujdeset te duket bukur duke fshire rrudhat e fytyres, rritur gjoksin artificialisht apo duke u ushtruar per te vene muskuj. Te gjitha keto i bejme qe te tjeret te na pelqejne, para se gjithash gjinia e kundert.


heart-layout.gif


Gjate takimit te pare femra do te vereje mashkullin nese ky eshte trupmadh, shpatullgjere, i sjellshem dhe a do jape ndonje shenje ne fytyre qe te tregoje se ai eshte i shendetshem, qe nuk eshte i mbushur me parazite dhe qe nuk ka nje sistem te dobet imunitar. Ai duhet te tregohet i sinqerte, i vetesigurt dhe i shkathet si dhe kur t´i afrohet femres, veshtrimi i tij duhet te jete miqesor dhe i hapur.


Grate te cilat ne kohet e lashta zgjidhnin si partnere gjuetare dhe mbrojtes te zote kishin shanse me te medha qe femijet te mos u vdisnin nga uria. Femijet e tyre mbijetuan duke trasheguar prirjet e te emave te tyre permes gjeneve pergjate mijera brezave deri ne ditet e sotme.


Mashkulli, pa e bere me qellim, brenda nje kohe te shkurter i hedh nje shikim para e mbrapa trupit te femres per te pare nese e ka te asaj qe njihet figure ore rere. Dhjami ne vendin e duhur ne trup tregon se gruaja zoteron energjine dhe qumeshtin e nenes te nevojshme per te lindur pasardhes te suksesshem. Pra parapelqimi qe ka mashkulli per disa kurbezime te trupit te femres behet ne baza te kohes se gurit. Hetimet e bera kane treguar se sot meshkujt parapelqejne femra qe kane permasa te permbajtura nga beli tek ija. Femrave me forma ekstreme nuk u hidhen syte.


Burri dhe gruaja nuk jane aspak te vetedijshem mbi keto rregulla te mesiperme kur jane duke zgjedhur partnerin. Sjellja e tyre shtyhet nga programe te pavetedijshme. Kur fillon ajo qe quhet "flirt" atehere tashme eshte marre vendimi. Dhe ky vendim merret qe ne çastet e para, sepse ne jemi ne gjendje te shohim se si na paraqitet tjetri. Nje rol teper te rendesishem ne kete vendim luan vleresimi qe i behet fytyres se tjetrit. Te gjithe njerezve pavaresisht se ciles race i perkasin, moshe apo seksi terhiqen nga te njejtat shenja te fytyres.


Keto ishin perfundimet qe dolen nga nje hetim amerikan i permasave te medha mbi 37 kultura.

Tek grate zakonisht shenjat e nje shendeti te mire shihen tek dhembet e bardhe, syte e shkelqyer dhe lekura e lemuar.
Nje studim tjeter ka treguar se ne kerkojme partnere te cilet duken te ndershem kur i shikon ne fytyre. Gjithmone eshte gruaja ajo qe eshte skeptike kur duhet te zgjedhe sepse do te jete ajo qe do te jape me teper nga ana biollogjike ne rastin e nje shtatzanie.
Jane shume gjerat qe duhen perputhur, jo vetem paraqitja dhe karakteri - edhe harmonia ne bashkeveprim mund te luante nje rol te madh ne zgjedhjen e partnerit.

Marre nga revista "Rruzulli".
 

Adile

Primus registratum
Re: Paraqitja e jashtme

Shume shume e rendesishme- per meshkujt /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

truth_hurts

Primus registratum
Re: Paraqitja e jashtme

booh pjeserisht dakord..kam degjuar nje statistik nga nje autor i huaj qwe sme kujtohet emri qe.."meshkujt i shohin femrat objekt seksi ndersa femrat meshkujt objekt suksesi"....ideja eshte qe femrat i japin rendsi suksesit potences se nje mashkulli ndersa mashkulli pamjes se jashtme te femres
 

prodigious

Primus registratum
Re: Paraqitja e jashtme

Si gjithmone shume zgjedhje e zgjuar nga ana e femrave. Zgjedhin nje partner te fuqishem qe te mbrohen nga te tjeret por dhunohen nga ai. lol /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

gangsterja

Primus registratum
Jam dakort me te gjithe pjesen qe ke shkruar siper,do te vecoja se djemte-vajzat e sotem te shohin nga paraqitja e jashtme.Nqs vishesh bukur apo ke trup te pelqejne per ndryshe nuk vlen fare per ta.
 

mirdita

Papirus rex
Ndoshta te vlersojn edhe nga paraqitja e jashtme ama nese je e sinqert nga zemra dhe shpirti at'her nuk ia vlen paraqitja e jashtme
 

dr love

Locus omnem
Ndoshta te vlersojn edhe nga paraqitja e jashtme ama nese je e sinqert nga zemra dhe shpirti at'her nuk ia vlen paraqitja e jashtme
jo ndoshta..por qe te te afrohen me pare te vlersojne paraqitjen...pastaj e ke vet ne dore per te treguar per cfar vlen..dhe kush je.
 

dr love

Locus omnem
A jetoni ne kte kohe apo idealizoni kot..
kush eshte ai qe nuk e do te bukuren..paraqitja e jashtme eshte pasqyra e asaj qe ke ti brenda..po te jesh e zgjuar i perfeksionon te dyja.Boll me keto...cdo gje ka vleren e vet..mjafton te mos mbivlersohet,
 

dr love

Locus omnem
patjeter..sjellja eshte e lidhur shume me paraqitjen..por respektin e krijojne kur te njohin nga te dyja anet.
Respekti fitohet me kalimin e kohes.
 

Hipocrati

Hipocrati
patjeter..sjellja eshte e lidhur shume me paraqitjen..por respektin e krijojne kur te njohin nga te dyja anet.
Respekti fitohet me kalimin e kohes.
Paraqitja dhe permbajtja(sjellja,edukimi) nuk jane te lidhura domozdosshmerisht me njera tjetren.
Ne vulgaritetin e perditshem, ndeshim shpesh vesin e veshur bukur dhe elegant , ashtu sikurse virtytin e veshur thjeshte ...
Por ndodh dhe te perputhen e te reflektojne te njejten gje !!!
 

dr love

Locus omnem
une mendoj se veshja dhe sjellja jane te lidhura me karakterin tone prandaj jane te lidhura ngushte.
 

dr love

Locus omnem
Kurse une mendoj se nje ekstravagante nuk mund te mendoje e te vishet e te sillet si nje klasike..dhe e kunderta.Qe nga paraqitja krijon ne koke nje ide per persinin qe ke perballe..pir pa marre parasyshe rastet ekstreme.Por dhe ato sado te mundohen nuk arrijne dot te pershtaten .
 

Hipocrati

Hipocrati
Kurse une mendoj se nje ekstravagante nuk mund te mendoje e te vishet e te sillet si nje klasike..dhe e kunderta.Qe nga paraqitja krijon ne koke nje ide per persinin qe ke perballe..pir pa marre parasyshe rastet ekstreme.Por dhe ato sado te mundohen nuk arrijne dot te pershtaten .

Une kam pare vesin , te veshur hijshem e bukur !
 
Top