Paraqitet versioni 9 i AVG-së

Paraqitet versioni 9 i AVG-së

AVG.jpg

Versioni i nëntë i paketës AVG sjell performansa dukshëm më të mira me një varg mundësish të reja.

AVG ka lansuar versionin 9 të paketës së saj me aplikacione të sigurisë i cili sjell skanim më të shpejtë, nisje më të shpejtë të sistemit dhe një varg avancimesh më të vogla.

Sipas pohimeve të përfaqësuesve të kompanisë koha e skanimit të sistemit do të duhej të ishte deri në 50% më e shpejt krahasuar me versionin e mëhershëm, derisa nisja e sistemit operativ 10 deri në 15% më e shpejt.

Shpenzimi i memories gjithashtu do të duhej të jetë më i vogël për 10 deri në 15%, përderisa është avancuar edhe procedura e instalimit, e cila në vend të 22 ekraneve ka vetëm 11.
avgG.jpg

AVG Internet Security 9 shitet (në SHBA) me çmim prej 50 dollarësh, gjersa AVG Anti-Virus 9 kushton 35 dollarë.

Është paralajmëruar edhe versioni falas, mirëpo ai do të lansohet diç më vonë.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1330. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1330

Top