admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Administrata amerikane për Ushqime dhe Barna (FDA) thotë se kremrat dhe xhelatinat që përdoren për fërkimin e muskujve dhe kyçeve të lënduar mund të shkaktojnë dëme në lëkurë.
Ndër kremrat që mund të shkaktojnë djegie të rënda kimike përfshihen – Ben-Gay, Icy Hot, Capzasin dhe Flexball.
FDA paralajmëron se ka pasur 43 raste të njoftuara për djegie kimike të lëkurës – disa prej të cilave kanë kërkuar kujdes spitalor – nga përdorimi i këtyre kremrave.
Kremrat për fërkim kundër dhimbjeve përmbajnë mentol dhe methyl salicylaten, të cilat ngrohin lëkurën. Por shumë prej problemeve më të rënda ishin ato që përmbanin më shumë se 3 për qind mentol apo 10 për qind methyl salicylate.
Administrata për Ushqime dhe Barna këshillon;
- Mos përdorimin e këtyre kremrave për lëkurë të dëmtuar ose të acaruar
- Mos lidhjen me fasho të pjesës së fërkuar
- Mos përdorimin e kompresave të ngrohta, shishe me ujë të nxehtë, ose llambat ngrohjeje kur përdoren kremra të tillë
- Mos përdorimi i tyre në sy, hundë, gojë apo zona të tjera të ndjeshme (dhe)
- Kërkimi i ndihmës mjekësore nëse personi ndjen dhimbje pas aplikimit në lëkurë të kremrave kundër dhimbjeve.