Paragjykimet tona.... :)

-Zana-

e...Thjeshte
Komplikime komplikime ...te lodhet koka nga shkrime te tilla , menyra se si I shkruajne ... Ja heqin esencen/rendesine /seriozitetin /thelbin prb.
 
  • Like
Reactions: dev

Aki

Paint It Black
Mua ta them te drejten me pelqeu, nje e ka konkretizuar temen me shembuj qe vertete ndodhin, dhe dy pavaresisht sa mundohemi te heqim stereotipet keto mendime jan akoma aktuale tek te gjithe shqiptaret
 
  • Like
Reactions: dev

Universal

AnonymouS
Paragjykimi eshte kultura e injorantit. Injorant eshte ai qe nuk te njeh por te gjykon. E si mund te gjykosh ate qe nuk e njeh? Injorant eshte edhe ai qe pershtypjen e ngritur mbi nje person nga nje grup i caktuar shoqeror, ia vesh te gjithe atij grupi shoqeror.

Po pyesni si te clirohemi nga paragjykimet?

Njihni sa me shume njerez te kesaj bote edhe pse mund te jene shume ndryshe nga ju, edhe pse mund te mos te kene moralin dhe kulturen qe ju perfaqesoni dhe asnjehere mos gjykoni njeri, nese nuk do te deshironi qe dikush tu paragjykoje ju.
 

Balahk

Locus omnem
Epo bota nuk i ka te gjithe njelloj.
ka injorant,idiot,te zgjuar etj etj.
dmth eshte e perbere nga diversitete.
keshtu qe do gjykojm,e do gjykohemi.
jo te gjith kane mendje filozofi per t i ndare gjerat drejt ;)
 

joetisti_

Locus omnem
kam lexuar diku:
mos e gjyko tjetrin sepse e ka mekatin ndryshe nga i yti.
Por nuk do te ndalen kurre paragjykimet. Dhe para se te jemi bere derr nga te tjeret, le te paragjykojme qe ne njefare menyre te barazojme.
 
Top