Re: PARA APO DASHURI?????
-Veme nje bast?-tha ajo-Po fitove ti,do te bie nje dhurate nga Londra,po fitova une... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ...
Nje shije e embel iu krijua papritur ne goje.E dinte shume mire se po te donte e mbyllte lojen me 3 gjuajtje.Ajo qe s'dinte ishte,a donte apo jo.Teksa bente me shkumes majen e stekes,ju duk sikur i nxoren perpara nje rebus dhe nje ore.Njerezit qe pinin dhe luanin rrotull,me qeshjet dhe zhurmat e tyre filluan te dukeshin me te vjeteruar.Dritat filluan te zbeheshin por te beheshin me te ngrohta.Baristja gjysem e dehur ngacmonte nje king te ulur te banaku.La shkumesin dhe i hodhi nje sy asaj.Heren e fundit ishte sfiduar nga nje femer ne nje quiz televiziv.Ajo kishte veshur nje bluze te kuqe,ashtu si kjo sonte.Jane te gjitha njelloj.Eshte skene e pare kjo,ndryshon vetem aktorja.Kujtojne se te bejne kurioz me ca sekrete qe sillen rreth krevatit.Kujtojne se te godasin me nje pseudovetesiguri.Kujtojne se sfida eshte ne ato 3 gure te rendomte qe mund t'i merrja me sy mbyllur dhe tek ajo puthja pas ndeshjes.Apo tek ajo birre qe po pi.Kujtojne se dine se çfare duan.
-Radha jote-tha ajo.Dhe i gjithe filmi mu ritrasmetua per te kush e di se saten here.Byrzylyku ne doren qe hidhte floket pas.Aroma "fructis" mbi jelekun e bardhe.Shkeljet e syrit dhe ferkimi i gjuhes tek dhembet.Ankimet si femije.Buzeqeshjet e helmuara nga larg dhe shikimet e fiksuara nga afer.Radhe e lexueshme.Sekuence perseritese.Shija e embel ne goje per krenarine arrogante.Cigaret pas gotave te veres dhe akulloret neper parqe.
-Preferoj dhuraten nga Londra... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />