Papandreu: Ballkani, duhet futur i gjithi në BE brenda 2014-s

Papandreu: Ballkani, duhet futur i gjithi në BE brenda 2014-s

Kryeministri i ri grek, Jorgos Papandreu, ithtar i njohur i diplomacisë aktive, që kur ishte ministër i jashtëm, ndërmori një nismë të re për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, proces që sipas tij ka rënë në “batakun e teknokracisë burokratike dhe në thelb ka ngrirë integrimin evropian” të vendeve të rajonit në fjalë. Me nismën e tij të paraqitur fillimisht në Ankara, në takimin jo të radhës të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore dhe së fundi para homologëve të tij evropianë, në samitin e Brukselit, Papandreu kërkon t’i jepet “një dinamikë e re procesit të integrimit” duke venë një “objektiv simbolik, por edhe të guximshëm”.

“Një objektiv politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2014, pra 100 vjet pas shpërthimit në Sarajevë të Luftës së parë Botërore” tha Papandreu i cili shprehu njëkohësisht vlerësimin se nisma nuk do të kultivojë “shpresa të rreme” me skonto kriterësh, por do t’i japë “shpresë dhe vizion të ri gjitonisë” ballkanike.

Realpolitika greke, por edhe një obligim më i thellë moral i Greqisë ndaj fqinjve të saj, si vendi më i vjetër evropian i rajonit ballkanik, bëjnë që Greqia të pretendojë sërish, ashtu si në vitin 2003 në Selanik, rolin e lokomotivës në integrimin evropian të vendeve ballkanike.
E “zbuloi” vetë Papandreu kur tha se është në “interes të Greqisë kjo perspektivë” e kompletimit evropian, e cila veç të tjerash krijon dhe një dinamikë të re për kapërcimin e mosmarrëveshjeve bilaterale si ajo e emrit me Shkupin.
Për shembull “Problemi i emrit për të cilin pata rastin ta diskutoj në mënyrë të qartë me homologun tim Gruevski” tha Papandreu, i cili e sheh “kartën evropiane” si të vetmin mjet efikas dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Turqinë.

Kur Evropa do periferinë e saj të integruar në gjirin e saj, Greqia ka çdo arsye që “oborri i saj i prapëm”, me rreth 20.000 biznese të saj të vogla dhe të mesme dhe interesa të mëdha gjeostrategjike, të përfshihet mundësisht sa më shpejt në familjen evropiane. “Mendoj se është më se e qartë pse Greqia dëshiron të shohë këto vende të bëhen pjesë e Evropës: Kjo do të thotë se zgjidhen përfundimisht problemet politike, rritet niveli i jetesës së këtyre vendeve, ndërpritet ose kufizohet lëvizja e popullsive që akoma sot është deri në një fare mase problem për Greqinë. Mendoj se edhe Greqia edhe rajoni kanë vetëm për të fituar nga eventualiteti i integrimit të plotë të këtyre vendeve në B.E.” i thotë Deutsche Welles drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Grek të Politikës së Jashtme dhe asaj Evropiane (ELIAMEP) Thanos Dokos. Konseguente në këtë rol të saj, sipas tij, Greqia sheh se problemi pezull i emrit bëhet “pengesë për një politikë më aktive në rajon”.

Por sa i realizueshëm është objektivi i vitit 2014, apo bëhet fjalë për një moment simbolik historik që thjesht mund të sjellë një shtysë të mëtejshme?

“Nga pikëpamja e përmasave të këtyre vendeve, të popullsisë dhe ekonomisë, janë vende që mund të absorbohen lehtë, sipas termit dhe kritereve të shtuara prej Francës në integrimin e vendeve të ndryshme. Nga ana tjetër, ekziston akoma një situatë jo stabile në një masë të konsiderueshme në rajon dhe nuk duhet të harrojmë se Evropa është e lodhur dhe e shqetësuar nga zgjerimi me 10 vendet e vitit 2004 dhe Rumanisë dhe Bullgarisë të vitit 2007. Pra është më shumë simbolik si moment, por kjo nuk do të thotë se flasim për një datë shumë të mëvonshme. Në një të ardhme jo të largët është i arritshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor, një çështje shumë më e lehtë nga ajo e vendeve të tilla si Turqia apo Rumania” sqaron bashkëbiseduesi ynë.

Skeptik dhe bile me pikëpamje diametralisht të kundërt shprehet në Deutsche Welle analisti i mirënjohur grek Jorgos Delastik, që e sheh propozimin e Papandreut si një përpjekje të tij “për të shpetuar shtetet e brishta të rajonit”. “Për fat të keq, problemet në Bosnjë, FYROM dhe Kosovë përbëjnë bomba të kurdisuara” thotë Delastik, që vitin 2014 e konsideron të “paarritshëm si nga ana kohore po kështu edhe politike”.

UPDATE – Votimi i sotem ne Parlamentin Europian i cili ka miratuar me shumicë votash rezolutën për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, ka shkaktuar nje reaksion zinxhir, per te mpakur efektet negative qe ky vendim jep ne dy shoqerite e vetme që kanë mbetur tashmë të përjashtuara nga levizja e lire në BE: shqiptaret dhe boshnjaket.

Reagimi i pare sic pritej erdhi nga mediat prane qeverise ne Tirane, te cilat perseriten si kryelajm informacionin se ne korrik pritet nje lajm per vizat edhe per Shqiperine.

Pakesimin e efektit psikologjik te votimit te PE-se qe perkthehet ne dobesim te mbeshtetjes politike, e vijoi fqinji yne Italia.

Ashtu sic edhe pritej dhe ashtu sic ka bere shpesh kohet e fundit, Franko Fratini ka dhene menjehere nje deklarim ku perseriti premtimin se ne proceset e integrimit Italia mbeshtet shqiptaret, tashme te fundit ne rradhën e perfitimit nga levizja pa viza.

Dhe me pas ka ardhur natyrshem reagimi i kryeministrit te vendit, i cili me euforine e tij te zakonshme, pikerisht ne kete dite te votimit te PE-se, tha sonte ne mbremje ne Kuvend se shqiptaret, po jetojne dite historike.

Berisha në Kuvend

TIRANË- Nderkohe qe mbetemi te fundit qe nuk kemi perfituar ende levizjen e lire en Europe, gati 20 bjet pas renies se rregjimit komunist, Kryeministri i vendit Sali Berisha ka premtuar serish sonte nga foltorja e Kuvendit se do të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme të kërkuara nga BE për heqjen e vizave, pasi kjo, sipas tij, është çështja më primare e qeverisë.
Ai tha se shqiptaret po jetojne dite historike.
Ndërkohë, pavarësisht kontestimit të opozitës, ai ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit janë më të mirat që janë realizuar ndonjëherë, të vlerësuara edhe nga faktori ndërkombëtar.
“Qeveria dhe autoritet, forcat politike kurorëzuan procesin zgjedhor më të mirë në historinë e vendit, u aplikuan teknologjitë më moderne të identifikimit të qytetarëve dhe të numërimit të votave, kuroëzuan procesin ku kodi zgjedhor u përcaktua nga opozita” theksoi Berisha
Ai ka siguruar shqiptarët se qeveria e ka çështjen më kapitale heqjen e vizave dhe për këtë do të plotësojë çdo kërkesë të nevojshme e do të marrë çdo reformë.

Fratini: Asnjë vend i Ballkanit nuk duhet të mbetet jashtë BE-së
BUKURESHT- Ministrat e jashtëm të Italisë, Rumanisë dhe Hungarisë janë angazhuar për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithë Ballkanit perëndimor duhet të jetë prioritet”, ka thënë ministri i Jashtëm italian Franko Fratini.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Balash, gjithashtu ka thënë se synim kryesor i Iniciativës së Evropës Qendrore duhet të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.
Edhe shefi i diplomacisë së Rumanisë, Katalin Predoju, ka mbështetur integrimin në BE të vendeve të Ballkanit perëndimor.
Këto komente janë bërë në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore që po mbahet në Bukuresht.

Hiqen vizat për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, miratohet rezoluta

Parlamenti Europian ka miratuar sot me shumicë votash rezolutën për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Rezoluta e Parlamentit Evropian është konsultative dhe ka vlerën e rekomandimeve politike, ndërkaq vendimin përfundimtar pritet ta marrë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, deri më 30 nëntor.

Prezantuar nga Raportuesja Tanja Fajon kjo deklaratë shpreh mbështetjen e thelle te Unionit për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit. Fajon tha se heqja e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë para afatit të paraparë është dhuratë për Krishtlindje qytetarëve të Ballkanit.

Nuk është përcaktuar asnjë datë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën, por theksohet se Parlamenti e Keshilli do te shqyrtojne amendimin e Rregullores per regjimin e vizave me këto dy vende, si çështje urgjente. Ndaj i behet thirrje Shqipërisë dhe Bosnjës që të përmbushin sa me shpejt kriteret e përcaktuara ne udhërrëfyesin e shpërndare nga Komisioni.(Shekulli)

06PX1bGXzlo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26493. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26493

Top