Pango serish ne politike!?

Al-Punk

Still here
Pango serish ne politike!?

Mendoja se Pango ishte "debuar" nga Politika dhe Berisha, por duke lexuar ne nje faqe shteterore "Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI)" vej re se "Me Urdhër të Këshillit të Ministrave nr. 31 datë 8.2.2010, Prof. Dr. Ylli PANGO është emëruar në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm." (http://akti.gov.al./index.html)

Serish nje rifutje e Pangos ne Politike?
 

atman

Forumium maestatis
Re: Pango serish ne politike!?

Ndoshta u gabuam ose shpejtuam ne në gjykimin e Pangos. Duhej ta kishim marre me mend, nese jo imagjinuar. Te e fundit Pango dhe mekati i tij jane si nje engjell rene padashur ne Hadhe, perballe fakteve qe rendojne mbi qeveritaret e tjere, vjedhje parash, korrupsion, apo shitje vendi, ose...Gerdeci, pra mekati i Pangos eshte nje thuajse defrim i pafajshem.
Duhej pritur rikthimi ne detyra te ndryshme qeveritare, perderisa u kthye Mediu edhe pse direkt fajtor me Gerdecin ...Duhej pritur.
Populli thote se:
Korbi korbit nuk ia nxjerr syte.
 
Top