Paneli i UG për Bazen, Withers përshëndet Berishën,kundërshtohet
UPDATE – “E përshëndes reagimin e kryeministrit Berisha, ai ishte i menjëhershëm dhe i vendosur”- ka thënë ambasadori, duke hasur në kundërshtimin e panelit, pikërisht në këtë pikë.

Pro qëndrimit të ambasadorit amerikan, Withers se nuk ka justifikim për dhunën ndaj medias, por kundër deklaratës përshëndetëse të tij për reagimin, sipas z.Withers “te menjehershem dhe të vendosur të kryeministrit” për rastin Baze.

Ky ka qenë reagimi i panelit të gazetarëve dhe opinionistëve të mbledhur sot bashkë në debatin “Midis lirisë së dhunuar dhe informalitetit”, organizuar nga Unioni i Gazetareve dhe Ambasada Amerikane ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Withers dhe kreu i OSBE-së, Robert Bosch.

Dy nga folesit e panelit, gazetaret Andi Bushati dhe Mustafa Nano, qe moren fjalen pas ambasadorit amerikan, kundershtuan deklaraten e tij sipas se ciles “reagimi i kryeministrit Berisha ka qene i menjehershem dhe i vendosur dhe une e pershendes ate per qendrimin ne rastin Baze”

Bushati tha se nuk ishte dakord me kete deklarim duke theksuar se shqiptaret e kuptuan mire kush eshte reagimi i kryeministrit “qe kur ai perdori fjalen “lendim i lehte” per ngjarjen dhe per kete nxori zedhenesen e tij. kryeministri ia dha mesazhin edhe drejtesise se si duhet trajtuar ky rast – tha Bushati.

Po kaq i drejtperdrejt ka qene edhe reagimi i Mustafa Nanos, nje tjeter foles i panelit. “Ne do ta pershendesnim kryeministrin tone vetem nese ai te mos kishte vite qe sillet si armik i medias dhe fjales se lire” – tha Nano, duke permendur edhe emisionet skandaloze qe ka nisur te transmetoje TVSH-ja per “liderin me te dashur ne histori per shqiptaret” dhe votimin e djeshem te Kuvendit qe vuri ne krye te KKRT nje keshilltare te kryeministrit.

Si ambasadori Withers ashtu edhe folesit e panelit i quajten skandaloze qendrimet e vena re ne emisionet e mbremshme te debatit televiziv ne TV Klan dhe Top Chanel ku anetare te komunitetit te gazetareve, e quajten te justifikuar dhunen, ne kushtet kur gazetari e tepron (!)

“Jam i skandalizuar nga qendrimi z.Frangaj dhe i disa kolegeve tuaj – tha z.Withers.
Sipas ambasadorit nuk ka justifikim për dhunën ndaj medias dhe gazetarëve. “Ju kujtoj kane ndodhur edhe me pare incidente, – tha z.Withers, – nje prej te cileve, disa metra larg nga kjo salle, kur biznesmeni Tom doshi goditi nje gazetar ne barin e Rognerit. Reaguan te gjithe, por asgje nuk ndodhi. Eshte e pafalshme qe te mos ndodh asgje..” – tha ambasadori.

Nje nga organizatoret e takimit, kreu i Unionit te Gazetareve Aleksander Cipa tha se rastet e dhunes jane te shumta sidomos ne periferi dhe me mediat lokale.

I pyetur rreth takimit, drejtori i gazetes Shekulli Adrian Thano tha se “eshte per tu pershendetur inisiativa e U.G per kete takim, por eshte per te ardhur keq qe komuniteti i gazetareve eshte i percare edhe ne kete rast”
“Ne vume re se ne kete panel te Unionit mungonin perfaqesues te shoqatave te tjera dhe te disa mediave – ashtu sic vume re me keardhje te marten ne mengjes se gazetat ishin perpjekur ta menjanonin lajmin e se henes mbrema per rrahjen e z.Baze dhe ai u botua vetem ne Shekulli dhe Tema – tha z.Thano. Shume nga gazetat reaguan vetem pasi u kuptua qe ngjarja nuk do kalonte lehte dhe reagimet erdhen nga te gjitha anet. Sipas tij, rasti Baze ishte edhe nje rrethane e duhur per te kuptuar secili vijen ndarese mes solidaritetit komunitar dhe interesave financiare apo konjukturave politike, duke qene se z.Taçi eshte jo vetem nje klient i pushtetit, por edhe nje nga reklamuesit me aktive ne media.

Takimi “Midis lirisë së dhunuar dhe informalitetit”, u zhvillua nga ora 10 deri ne mesdite ne hotel Sheraton ne Tirane

OSBE dhe SHBA dënojnë dhunën: Gazetarët, të lirë

TIRANE (UPDATE) – “Ne dënojmë të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medias. Të gjithë gazetarët, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen që të kryejnë punën e përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike”. Keshtu ka deklaruar ambasadori i OSBE ne vendin tone Robert Bosch, pas dhunimit te gazetarit Mero Baze.

Sipas tij, liria e medias është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike.

Ambasadori Robert Bosch mbështeti reagimet e presidentit dhe kryeministrit shqiptar, ndërsa nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë.

Ambasada e SHBA-së: Është cenuar rëndë liria e shtypit. Autorët para drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar ndaj dhunimit të gazetarit Baze, duke e quajtur të papranueshëm ngjarjen e rëndë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor”, thuhet në njoftimin, përcjellë për mediat. “Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit”, vijon më tej ambasada e SHBA-së.

Ambasada përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari.

“Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri”, përfundon njoftimi..(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25770