Panasonic dhe Mozilla bashkëpunojnë për Smart TV të bazuar në Firefox OS

admin

Administrator




Platforma e bazuar në HTML5 nga Mozilla, Firefox OS, po konkurron kokë më kokë me iOS dhe Android dhe shumë shpejt mund të shkojë deri në dhomën e ndenjes së përdoruesve. Panasonic deklaroi sot se partneriteti me kompaninë e softareve për të mbështetur “zhvillimin dhe promovimin” e Firefox OS në gjeneratën e e të Smart TV, me qëllimin e shndërrimit nga një sistem operimi për telefon, në sistemin e një televizori.

Sipas deklaratës zyrtare, bashkëpunimi do të lejojë zhvilluesit të ndërtojnë aplikacone dhe shërbime në cloud në televizorët e bazuar në të njëjtët API që përdoren në rrjetin e Mozilla dhe të produkteve nga Mozilla. Më thelbësisht, kompania planifikon ta bëjë televizorin një mënyrë lidhjeje me pjesën tjetër të teknologjisë jashtë shtëpisë, edhe pse ende është ca e paqartë se si do të veprohet për këtë.

Edhe pse mund të mbetet një propozim i rrezikshëm, për Smart TV duket se po shfaqet një interes i madh në CES këtë vit. Gjithsesi, konsumatorët në ShBA do t’u duhet të presin paksa për të marrë frytet nga ky zhvillim. Ende nuk ka ndonjë shenjë se kur mund të arrijnë në shtëpitë e përdoruesve.

http://www.theverge.com/2014/1/6/5275658/panasonic-teams-with-mozilla-to-develop-firefox-os-powered-smart-tvs

Artikulli i plote...
 
Top