Reagon avokatja: Nëse ndërhyhet, vepër penale
Fatjona Mejdini
Kompleksi Jon i ndërtuar buzë detit pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë, pritet të prishet së shpejti. Pallati i cili është mediatizuar shumë muajt e fundit dhe për shkak se një nga aksionerët në ndërtimin e tij është i vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se nuk do të qëndrojë dhe për shumë kohë. Pavarësisht zërave, lajmin e dje e konfirmoi për Top Channel zëvendësministri i Transporteve, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani. Sipas tij, territori i bregdetit duhet të pastrohet dhe godina në fjalë nuk mund ti shpëtojë këtij aksioni. Ai zbuloi për herë të parë publikisht dhe shkeljet që ndërtuesit kishin kryer në kuadër të ngritjes së këtij kompleksi, por theksoi se kompensimi për banorët ishte i domosdoshëm. Ndërkaq, gjykata administrative ka shpallur masën e përkohshme për mosndërhyrjen e autoriteteve në kompleksin “Jon” derisa të zgjidhet padia në themel. Ndërhyrja e institucioneve pritet të ndodhë në momentin kur kjo masë të konsiderohet e mbyllur.
Shkeljet
Zëvendësministri i Transporteve theksoi se institucionet shqiptare nuk kanë si qëllim në vetvete shembjen, por ajo vjen si pasojë e faktit se në pallatin në fjalë vihet re një mori shkeljesh flagrante të ligjit shqiptarë. Sipas tij, gjithçka ka lindur nga një vendim i vitit 1995, kur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit u kthen pronarëve 600 metra katrorë truall në një kohë që Gjykata e Vlorës një vit më pas u jep të drejtën e pronësisë edhe për 1000 metra katrorë të cilat, sipas autoriteteve shqiptare në fakt janë det. Nga 600 metra katrorë truall, kemi sot 3000 metra katrorë ndërtim, si pasojë e një spektakli institucionesh totalisht të korruptuar, si pasojë e veprimeve të tyre ‘abrra- kadarbrra’, në shkelje flagrante të ligjit. Rezulton se nga njolla e ndërtimit, le të supozojmë që leja e bashkisë është në rregull, por që nuk është, bashkia ka thënë që brenda truallit 1600 metra katrorë lejohesh të ndërtosh në një njollë vetëm 1098 metra katrorë. Faktikisht edhe sipas aktit të kolaudimit që kanë bërë vetë pronarët, rezulton që të kemi 1600 metra katrorë njollë sipërfaqe ndërtimi dhe kësaj sipërfaqeje ndërtimi po t’i shtojmë edhe ambientet e tjera shtesë, sot njolla në total del tre mijë metra katrorë, theksoi Manjani, duke lënë të kuptohet se qeveria e ka të qartë argumentin në lidhje me marrjen e kësaj mase.
Banorët
Në një kohë kur Manjani tregohet i ashpër në lidhje me ndërtuesit dhe institucionet, të cilat sipas tij kanë abuzuar në kuadër të përfitimit, ai thekson se blerësit e apartamenteve janë viktima dhe për këtë arsye duhet të dëmshpërblehen nga ana e qeverisë. Ai shtoi se ata nuk mund të trajtoheshin njësoj si mashtruesit. Kushdo mund të kishte qenë një viktimë e kësaj paligjshmërie, ata që kanë blerë apartamente në këtë pallat janë viktima, nuk mund të trajtohen njësoj si mashtruesit dhe si ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin, Qeveria duhet të miratojë një fond për të shpërblyer ata që kanë harxhuar, theksoi Manjani në lidhje me banorët. Ata nga ana e tyre e kanë quajtur të nxituar këtë nismë, duke shtuar se ata i kishin apartamentet e tyre konform ligjit dhe se kishin muaj që kishin nisur të banonin në këtë apartament. Denoncimet në media në lidhje me ndërtimin e këtij pallati kanë qenë të hershme, por vetëm pas marrjes së pushtetit nga socialistët hapa konkretë u kryen në lidhje me verifikimin e ligjshmërisë së tij. Kjo çështje pritet të ngjallë dhe një debat politik në vend, nisur nga fakti se prania e familjes së kreut të PD-së si aksioner në këtë kompleks, mund të përkthehet dhe si një sulm politik nga ana e përfaqësuesve të opozitës.
Ballanca
Avokatja për çështjen e pallatit Jon, njëherësh një nga banorët e kësaj godine, Erinda Ballanca në një prononcim për Top Channel deklaroi se konflikti duhet të zgjidhet nga gjykata e jo me një vendim qeverie. Realisht nuk ka asnjë pavlefshmëri, por edhe sikur të ketë pavlefshmëri nuk e gjykon një organ i shtetit. Se kanë këtë kompetencë ligjore as Manjani, as INUK. Këtë e ka gjykata dhe vetëm gjykata, deklaron Ballanca. Për avokaten, leja e ndërtimit është dhënë mbi truall ekzistues dhe jo në det. Pse pretendon zoti Manjani që nuk ekziston, kur unë kam dokument nga ky shtet që ekziston? Të gjitha faktet mbi pasuritë e paluajtshme regjistrohen në regjistrat publikë. Pronare ishte familja Ndini, e cila ua shiti pronarëve aktualë, të cilët e blenë dhe të cilët fituan titullin e pronësisë dhe aplikuan, nënvizon Ballanca. Në mbyllje, avokatja thekson se nëse shkelet vendimi më i fundit i Gjykatës Administrative, atëherë do të jemi në kushtet e kryerjes së një vepre penale, pasi shkelet e drejta e pronës.