Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Jemi ne 600 vjetorin e lindjes se Heroit tone Madheshtor Gjergj Kastriotit...deshiroj qe ta kujtojme kete eveniment ne kete forum, jo thjesht si nje date lindje, por per vlerat madheshtore njerezore e fisnike qe rrezaton kjo figure.

Gjithsecili prej nesh mund te beje dicka te vogel, si ne Shqiperi, ashtu edhe jashte saj...mbi te gjitha kur kjo figure nuk vleresohet ose me keq kur cenohet ne cfaredo pikepamje.

Shume prej shqiptareve e dine se ne sheshin Albania ne Rome ndodhet statuja e Skenderbeut(ku shkojne e bejne nderime personalitete te kombesise shqiptare).
Ndoshta me pak e dine se aty ndodhet edhe Pallati i Skenderbeut. Skenderbeu e ndertoi ate pallat, ishte pronari i pare i saj...sot e dini cfare eshte? Nje PALLAT MAKARONASH!!!

Ndoshta Skenderbeut i pelqenin makaronat, ka shkuar shpeshhere ne Rome per te mbrojtur aleancat e atjeshme me princer italiane, ndonje pjate makarona edhe mund t'ia kene ofruar si shperblim....

Princerit te mbrojtjes se Qyteterimit Perendimor, Gjergj Kastriotit i eshte bere nje fyerje, me siguri nga injoranca, por edhe nga INDIFERENCA! Mos te jemi indiferent.

Shoqata "Comitato per la salvaguardia della cultura europea" kerkon qe gjithsecili prej nesh te flase sa me shume dhe te beje (nese ka mundesi) dicka per nje ceshtje te tille.

Per me teper njohje vizitoni www.arbitalia.it

S'do te kishte gje me te mire qe Pallati i Skenderbeut t'i kthehej historise me nje muzeum te pasur per jeten dhe vepren e kesaj figure madheshtore...
 

redhat

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Comova pershendetje!

Mire bere shume qe hape kete teme e na shashtise me lajme makaronash!
Me vie inat ,e me vie tu shkoj atje italianeve e t`ua fus makaronat per hunde naletave!

A kemi ne ambasadore ne Itali?
A thue,çfar bene ai atje,me çfar mirret zemra?
Ka mundesi ta trazojm pak?
 

jula

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Me gjithe respektin, po nese i madhi Skenderbe nuk paraqet 'titolo di proprieta e/o usufrutto e/o gestione' nuk ka madheshti, madheri a burre nene qe i shkul spaghetti-t qe andej. :rolleyes:

Veltroni dhe bashkia e tij kane gjithe te drejtat qe ta shfrytezojne si te duan nje muze qe mbahet nga taksapaguesit e Romes. Natyrisht, aty ,mund te zhvillohen aktivitete te shumta, pas makaronave edhe Skenderbeu ndoshta, apo Marconi, apo Baggio /pf/images/graemlins/laugh.gif . Apo mos do paguaje Shen Miter Korona per mirembajtjen e pallatit te famshem? Apo ne, taksapaguesit 'model' te Arberise? Pfffff

Me thene te drejten mendoj se, sic ndodh rendom, petku i ndjenjave fisnike fsheh nje shoqate te ciles ia ndjen fuqimisht te menaxhoje nje aktivitet muzeal per qejf te vet. :devil: Qofsha gabuar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Dikur edhe shqiptarët do duhet të bëhen përgjegjës për vlerat e tyre! Ndofta është mirë që të bëhen "presione" nga ana e qeverisë shqiptare apo nga ana e shoqatave të ndryshme për ta kthyer këtë pallat (që me sa mora vesht ndodhet në qendër të Romës) në muze. Sigurisht që i bie një përgjegjësi e madhe për këtë edhe qeverisë shqiptare, pra edhe neve, por për fillim mendoj se sigurimi i materialeve për t'u ekspozuar në atë muze do ishte një hap pozitiv. Ana financiare është më problematikja por nëse qeveria shqiptare i bën detyrat si duhet, besoj se ka institucione ndërkombëtare që merren me ruajtjen e kulturës (siç tha edhe ai shoku më lart) dhe që duhet të kenë fonde për këto çështje!
 

mostro

Putraku
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Sa shtremt qe i shihni ju gjanat!!
Nuk shoh ndonje gje te keqe qe ambientet e ketij muzeu perdoren per ekspozimin e arteve te tjera(pasta eshte art,kulture).Apo ju ra namuzi juve pse pikerisht ekspozohet pasta??Po te kishin ekspozu çizmet e napoleonit do ju behj qejfi?apo çiften e Garibaldit?
Eshte nji arritje e madhe qe heroi yne kombetar ekspozohet,dhe duhet te jemi krenar per vet fakin qe Roma qyteti me madheshtor ne bote i kushton nji shesh...mendohuni!! eshte me te vertet impresionuese...
Vogelsirat jo e lagu jo se lagu nuk kane vlere..
 

Turing

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Jo edhe une mendoj qe kjo pune duhet pare me me vemedje sepse cenohen simbolet e shtetit shqipetar. Ju kujtoj figura e Skenderbeut eshte celesi i dinjitetit dhe identitetit shqipetar.

Dhe per mendimin tim nuk ka ulje me te madhe sa te ekspososh makarona aty ku le te themi Skenderbeu ka pasur sallen e leximit.

Tani eshte e vertete qe ne shqiperi keto simbole ndonjehere ruhen dhe ndonjehere nuk rruhen nga shteti, bie fjala sheshi skenderbej ne Tirane eshte nga me te mbaruarit nga infrasktuktura, busti i Skenderbeut per shume kohe ishte i mbuluar nga pluhuri dhe 2 metra me poshte vlonte tregetia e mishit dhe 2 metra me siper vlonte tregetia e farave te lulediellit. Por nuk eshte e njejta gje. Kujt i bie ne mend ne Tirane te shkoje ti hedhi syte bustit te skenderbeut por ama ne Rome ne nuk duam te bejme figure te keqe ta haje dreqi.
 

mostro

Putraku
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Ka na duln gjith kta kastriota mer jahu?? /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ne rradhe te pare Skenderbeu ka qon analfabet..
ne rradhe te dyte nuk na e ul dinjitetin as edhe njoni se jena bij shqipesh,dhe nuk kemi nevoje per pallate,kalibe,karrige,salla buke e leximi me tregu se kush jemi as se kush kemi qene..
Dinjitetin dhe krenarin e kemi neper male dhe neper keshtjella ku me gjak i kemi mbrojtur..
Jo po na paska bo skenderbeu nji pallat dhe tashi na u eksozoka pasta.
Ne rradhe dyte skenderbeut i ikte petlla per i cik spageti.
E ne rradhe te tret duhet tu ngrejm lapitar italonve,qe i ngriten nji bust princit tone dhe e njohen ne tere europen si nje PRINC SHQIPTAR..
dhe jo si maqedonas,serb,austriak,gjerman,turk...
Ne keq me na mrojt dhe keq me na shajt...
ju kuptoj bijt e mi ,jeni ne tranzicion /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Putre!
Me perjashtim te ketij rasti, gjithmone ke pas te drejte.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb]
E ne rradhe te tret duhet tu ngrejm lapitar italonve,qe i ngriten nji bust princit tone dhe e njohen ne tere europen si nje PRINC SHQIPTAR..
dhe jo si maqedonas,serb,austriak,gjerman,turk...
[/qb]
Doni ta perserise prap...
 

besim231071

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

GJERGJ KASTRIOTI (Skenderbeu),heroi, paska pasur ndertuar nje pallat ne Rome?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? ???????.
 

Turing

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Po sipas disa fjaleve qe qarkullojne akoma ne disktritkin e fushe-krujes, nje princ taljon per te mbjellur percarjen ne gjirin e Kastrioteve shkon dhe i ben nje vile dy kateshe Muratit, cunit te xhajes se Gjergjit dhe jo dokudo por mu ne qender te Romes, tek Kapidoljoja, ne krahe te djathe te "Foro imperiale". Ky i fundit, Murati domethene, nuk priste me raste tjeter po fillon te shesi pordhe majtas e djathtas neper Kruje. Dilte ne qender te Krujes maje kalit dhe dirdhte e sperdirdhte celesat e viles per pordhe mooo. Nejse Skenderbeut, heroi yne kombetar, symboli i vyrtyteve te mashkullit shqipetar, nuk mund ta hante turpin me buke por cfare ben shkon dhe theret Gjonin, ate bariun qe desh i theu krahun Skenderbeut, kur erdhi Skenderbeu nga Stambolli dhe shiste pordhe pasi kishte bere dy muaj stervitje intensive ne nje palester body-building moderne ne Stamboll, dhe sfidonte gjithe te rinjte e Krujes kush e mundte ne bracio di ferro. Nejse merr Gjergji Gjonin dhe nja dy malesore te tjere murator dhe shkon ne Rome dhe nderton nje vile tre kateshe mu ne krahe te Koloseut, aty ku eshte ajo fusha me ca paralele.

Nejse, sic e dime te gjite Muratit e ha ne betejen e fushes se Rrushbullit dhe me vone ngaqe nuk kishte me peshe ne vitin 1440 kur u mblodh keshilli i rregullimit te territorit te bashkise se Romes, u vendos qe vila e Muratit te prisheshe ne base te mareveshieve te operacionit "Duart e pasterta" por edhe sepse prishte planin urbanistik te lagjes se Kapidoljos.

Skenderbeu boni emer dhe me vone per hater te cunit te xhajes se tezes se Skenderbeut qe mori nenshtetesine Italione dhe qe kercenonte qeverine qe nqs vila prisheshe do botonte ne gazeten e perditshme te Romes te gjitha bisedat e fsheshta midis Skenderit dhe princit te Romes, vila e tij nuk u prish me por deri me sot nuk eshte e pare e degju qe te bojne italjont eksposita makaronash. Si duhet ta kuptojme ne kete eeeehhhh si shenje sfide eehhhhh. Cfare do te thote kjo qe ne nuk dime te bejme makarone apo qe makaronat e tyre jane me te mira se tonat !!!!!

Turp, duhet te kerkojme nje rehabilitim te figures se Skenderbeut, ja cfare them une, se kjo e fundit e mbushit kupen !!!!Po sipas disa fjaleve qe qarkullojne akoma ne disktritkin e fushe-krujes, nje princ taljon per te mbjellur percarjen ne gjirin e Kastrioteve shkon dhe i ben nje vile dy kateshe Muratit, cunit te xhajes se Gjergjit dhe jo dokudo por mu ne qender te Romes, tek Kapidoljoja, ne krahe te djathe te "Foro imperiale". Ky i fundit, Murati domethene, nuk priste me raste tjeter po fillon te shesi pordhe majtas e djathtas neper Kruje. Dilte ne qender te Krujes maje kalit dhe dirdhte e sperdirdhte celesat e viles per pordhe mooo. Nejse Skenderbeut, heroi yne kombetar, symboli i vyrtyteve te mashkullit shqipetar, nuk mund ta hante turpin me buke por cfare ben shkon dhe theret Gjonin, ate bariun qe desh i theu krahun Skenderbeut, kur erdhi Skenderbeu nga Stambolli dhe shiste pordhe pasi kishte bere dy muaj stervitje intensive ne nje palester body-building moderne ne Stamboll, dhe sfidonte gjithe te rinjte e Krujes kush e mundte ne bracio di ferro. Nejse merr Gjergji Gjonin dhe nja dy malesore te tjere murator dhe shkon ne Rome dhe nderton nje vile tre kateshe mu ne krahe te Koloseut, aty ku eshte ajo fusha me ca paralele.

Nejse, sic e dime te gjite Muratit e ha ne betejen e fushes se Rrushbullit dhe me vone ngaqe nuk kishte me peshe ne vitin 1440 kur u mblodh keshilli i rregullimit te territorit te bashkise se Romes, u vendos qe vila e Muratit te prisheshe ne base te mareveshieve te operacionit "Duart e pasterta" por edhe sepse prishte planin urbanistik te lagjes se Kapidoljos.

Skenderbeu boni emer dhe me vone per hater te cunit te xhajes se tezes se Skenderbeut qe mori nenshtetesine Italione dhe qe kercenonte qeverine qe nqs vila prisheshe do botonte ne gazeten e perditshme te Romes te gjitha bisedat e fsheshta midis Skenderit dhe princit te Romes, vila e tij nuk u prish me por deri me sot nuk eshte e pare e degju qe te bojne italjont eksposita makaronash. Si duhet ta kuptojme ne kete eeeehhhh si shenje sfide eehhhhh. Cfare do te thote kjo qe ne nuk dime te bejme makarone apo qe makaronat e tyre jane me te mira se tonat !!!!!

Turp, duhet te kerkojme nje rehabilitim te figures se Skenderbeut, ja cfare them une, se kjo e fundit e mbushit kupen !!!!
 

Turing

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Me falni se nga nxitimi dhe nga emocionet e shkruajta dy here ate qe doja te thoja.
 

emiljo

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Pallati i Skenderbeut do t'i kthehet historise si muze per Skenderbeun dhe jo me per makaronat, dhe kjo per merite edhe te sensibilizmit qe iu be problemit ne shume rrethe intelektuale europiane.

Te pakten kjo eshte ajo qe mora vesh keto kohet e fundit.

...lexova nje shkrim ketu ku thuhet se "Skenderbeu paska qene analfabet"...shpresoj qe te kete bere humor ai qe shkruan nje gje te tille. Ne te kundert une nuk e kuptoj sesi injoranca mund te marre formen e permasave gjiganteske, por c'ti besh, mbi rruzullin tokesor levizin e marrin fryme edhe gjallesa te tilla truthara...kap e lexo letrat qe i shkruante Skenderbeu me doren e vet princerve e mbreterve te Italise, dhe do te shikosh se Skenderbeut nuk i pelqente vetem te hante makarona, por te shkembente edhe dhurata, te shkembente ndihme reciproke luftarake edhe te blinte pallatin ne Rome, i cili i ka sherbyer si rezidence diplomatike ne kohen e marredhenieve me papatin dhe me princerit e tjere italiane.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pallati i Skenderbeut ne Rome shnderrohet ne muze makaronash!!!

Skenderbeu ka qene analfabet,,,,, ndoshta e ka thene ai me siper sepse Gjergji shkruante ne dialekt Verior /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top