Palin, libri 400-faqësh që e shkroi për 4 muaj
Gjëja më e rëndësishme është pasuria dhe shumëllojshmëria e materialit të parë, apo siç quhet ndryshe brumit, dhe për sa i takon rastit të Palin-it, sidomos me përvojën e saj të muajve të kandidimit për postin e zëvendëspresidentit dhe familjen e saj…</p>
Falë famës që mori me kandidaturën e zëvendëspresidentes republikane, Sarah Palin, që duket se nuk dëshiron të dalë aspak nga dritat e skenës, do të nxjerrë këto ditë librin e saj autobiografik: “Një jetë amerikane”. Ky libër po konkurron me shumë “dinjitet” edhe me librat më të suksesshëm të momentit, si “Simboli i humbur” i Dan Braunit. Madje, para botimit, në shumë listime gazetash të famshme, vëllimi i Palin konsiderohej si më i shituri. Në këtë libër, mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-guvernatores së Alaskës janë të përgatitur që të përballen me surpriza. Por deri më tani çudinë më të madhe nuk e përbëjnë pjesë të caktuara të përmbajtjes së tij, por fakti se ku e gjeti kohën kjo zonjë me 4 fëmijë dhe me detyrime të tjera që brenda pak muajsh të shkruajë një libër shumë voluminoz, prej 400 faqesh. Madje bëhet fjalë që ta ketë shkruar brenda 4 muajsh. Pra, si dreqin ia ka dalë mbanë që ta realizojë në një kohë të tillë rekord?
Botuesi i saj është shprehur se Palin ka punuar shumë dhe i është dedikuar për 4 muaj resht vetëm shkrimit të këtij libri. “Kur ajo dha dorëheqjen si guvernatore, ajo kishte shumë më tepër kohë në dispozicion dhe këtë kohë ia kushtoi shkrimit të këtyre kujtimeve politike”, ka thënë botuesi. Ekziston një mendim, madje një bindje, se pas kujtimeve të politikanëve fshihen të ashtuquajturit “shkrimtarë hije”, që bëjnë punën në këmbim të një shpërblimi, por në mungesë të publicitetit dhe famës, pasi puna e tyre mban emrin e politikanit. Për sa i takon Palin-it, thuhej se ndihmësja e saj është Lynn Vincent, një shkrimtare për revistën e krishterë të lajmeve “WORLD”, e cila ka qenë bashkautore edhe në disa libra të tjerë. Vincent është një nga ato bashkëpunuese që nuk e hap gojën për asnjë lloj detaji të asaj çka është duke shkruar. Por shumë “shkrimtarë fantazma” të tjerë thonë se ka një sërë faktorësh që ndihmojnë në përshpejtimin e shkrimit të një libri kujtimesh të një politikani. Gjëja më e rëndësishme është pasuria dhe shumëllojshmëria e materialit të parë, apo siç quhet ndryshe brumit, dhe për sa i takon rastit të Palin-it, sidomos me përvojën e saj të muajve të kandidimit për postin e zëvendëspresidentit dhe familjen e saj të madhe, ajo ka qenë një rast shumë i favorshëm për një punë të shpejtë, pasi materialet kanë qenë të bollshme. Në raste të tilla, armiku më i madh është një subjekt i mërzitshëm dhe Palin nuk është aspak e tillë. Një ndihmë e madhe është edhe që subjekti ta ketë të qartë se cili është mesazhi që do ti japë lexuesit. Palin ka qenë e qartë që në fillim të librit, pra ajo ka dashur që të tregohet shumë e sinqertë, sipas saj, me publikun, për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me jetën e saj personale dhe atë profesionale. Kështu u shpreh edhe në një intervistë të fundit që ka dhënë për një gazetë të përditshme. Dhe me këtë ide të qartë për një “shkrimtare hije”, puna është shumë më e lehtë. Kujtimet me objektiva e qëllime të turbullta mund të jenë shumë të vështira dhe e ngadalësojnë shumë procesin e të shkruarit dhe nga ana tjetër kjo vihet re edhe në rrjedhshmërinë e gjuhës që i ngjan një terreni me pengesa, pas të cilave fshihet një qëllim i mjegullt. Por, gjithsesi, qartësia e mesazhit që dëshiron të transmetosh, jo gjithmonë është garanci për shpejtësinë e të shkruarit, veçanërisht në rast se bëhet fjalë për individë të komplikuar, si në rastin e librit të ish-shefit të CIA-s, Tenet, që botoi kujtimet e veta në vitin 2007. Këto kujtime ishin të mbushura me materiale shumë sensitive dhe të komplikuara në disa raste dhe shkruesit me siguri që i është dashur të bëjë një punë kërkimore para se të hidhte të zezën në të bardhë. Ndaj, për shkrimin e këtij libri u deshën rreth 2 vjet. Sigurisht që elementët ndihmës në shpejtësinë e shkrimit të një libri autobiografik janë të shumtë, por në fund, ai që vendos është vetë shkruesi dhe aftësia e tij për të përmbledhur e rikrijuar të gjitha informacionet përmes një gjuhe të rrjedhshme, letrare dhe të saktë. Kur “shkrimtari hije” e ka përfunduar punën e tij, i takon botuesit që ta shndërrojë dorëshkrimin në një libër të mirëfilltë, pra në një produkt shitjeje. Këtu shumë e rëndësishme është edhe përmbajtja e afateve të paralajmëruara. Kur një libër del në kohën e duhur, ai ka shumë më tepër shanse të shitet se në rastin kur vonon në treg. Dhe në fund, i gjithë ky zinxhir vihet në lëvizje vetëm nga paratë. Që të publikosh një libër kujtimesh, duke huazuar një “shkrimtar hije”, dhe duke synuar një tirazh të madh, duhet që të kesh shumë para. Libri i Palin pritet që të shitet shumë. Ai do të dalë në treg më 17 nëntor. Arsyeja është se kjo grua tërhoqi për arsye të ndryshme një vëmendje shumë të madhe gjatë një pjese të fushatës, derisa doli nga loja elektorale thuajse e diskredituar. Por, ndërkaq, ajo nuk ka hequr dorë nga ambiciet e saj politike, madje ka nga ata që thonë se po përgatitet seriozisht për garën e ardhshme presidenciale e për një konkurrim me Obamën. Libri që pritet të dalë, të paktën, tregon një pjesë të kësaj ambicieje dhe përgatitjeje të terrenit.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23934. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23934