Re: Pali dhe Versioni i Ungjillit sipas tij
Kush ishte Pali, Dishepull apo nje person qe s'e kishte takuar asnjehere Jezusin?
Ne asnje vend ne Bibel nuk tregohet se Pali ishte dishepull i Jezusit. Ai kishte lindur e jetonte ne Greqine e Lashte sic thuhet ne Veprat 22 sipas Bibles:
3 "Në të vërtetë unë jam një Juda, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;
4 unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra,
5 sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.
Por nga e mori Pali doktrinen e tij nga dishepujt e Jezusit?
Galatasve 1
11 Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut,
12 sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.
Si ka qene kjo zbulese. Vazhdojme te Veprat 22:
6 Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.
7 Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?".
8 Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek".
9 Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste.
10 Unë thashë: "O Zot, ç'duhet të bëj?". Zoti më tha: "Çohu dhe shko në Damask! Atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh".
Dmth Pali thote qe nuk e ka marre ungjillin nga asnje njeri, pervec zbuleses se Jezusit sic thone disa "profete" moderne te kishes Mormone apo disa "te rilindur" qe kane "frymen e shenjte".
Pali ia kishte friken Ungjijve te tjere ne qarkullim qe kundershtonin "Ungjillin e tij" qe pohon se nuk e ka marre nga njeri pas zbuleses personale nga Jezusi. Madje kaq ia ka friken a edhe engjejt i mallkon:
Galatasve 1
6 Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,
7 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.
8 Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.
9 Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.
Cilat jane keto Ungjij te tjere? Dmth mos jane Ungjij te Tjere qe nuk bien dakort me Palin? Ku jane t'i lexojme njehere? Pra paska patur sekte te ndryshme Krishteresh qe kundershtonin mesimet e Palit dhe kjo dihet shume mire historikisht dhe Pali fliska vete per kete.
Debatet dhe grindjet midis sekteve Krishtere jepen qarte ne letrat e Palit:
1 Korintasve 1
10 Tani vëllezër, ju bëj thirrje në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit të flisni që të gjithë të njëjtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet.
11 Sepse më është treguar për ju, o vë-llezër, nga ata të shtëpisë së Kloes, se në mes jush ka grindje.
12 Dhe dua të them këtë, që secili nga ju thotë: "Unë jam i Palit", "unë i Apolit", "unë i Kefës" dhe "unë i Krishtit".
13 Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?
Frika e Palit kunder Apostojve te tjere:
2 Korintasve 11
10 Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, përsa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.
11 Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di.
12 Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t'u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren.
13 Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit.
Kush jane keta? Cilat jane ungjijte e tyre? Pse ndoshta Pali nuk eshte hileqare?
Pali jo qe profetizonte vete por edhe inkuroajon profetizime qe njerezit te imagjinojne dhe te behen profeta. Nuk eshte e cuditshme pjellja Mormone me profete qe flasin nga gjerat me te mahnithsme:
1 Korintasve 14
26 Ç'duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.
27 Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë.
28 Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.
29 Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë.
30 Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari.
31 Sepse të gjithë, njeri pas tjetrit, mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë dhe të inkurajohen të gjithë.
32 Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve,
33 sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.
34 Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.
35 Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.
36 Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?
37 Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror, le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.
38 Dhe nëse dikush është i paditur, le të jetë i paditur.
39 Prandaj, o vëllezër të mi, kërkoni me zemër të zjarrtë të profetizoni dhe mos ndaloni të flasin në gjuhëra.
40 Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.