Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e të rinjve!

Sweety el

Locus omnem
Mjafton të hysh në dyqanet e kozmetikës apo qendrat e bukurisë për të kuptuar se klientët më besnikë janë vajzat e reja, sidomos ato nën moshën 18-vjeçare. E kanë fiksim bukurinë dhe në “Facebook” apo rrjetet sociale e përshkruajnë veten si të ishin yje të vërteta. Por pas nuk mbeten edhe meshkujt, ku në vend që të tregojnë buzëqeshjet, preferojnë të tregojnë muskujt në fotot që hedhin në internet. Por nëse për ta, mendimi fiks janë muskujt, për vajzat është pesha trupore: tetë në dhjetë mendojnë se duhet të dobësohen. Këto janë fiksime që të kushtëzojnë jetën e që shpesh mund të çojnë drejt vetëvrasjes, siç ndodhi javën e kaluar me Domenika-n, studentja me origjinë polake, e pakënaqur me pamjen e saj, vendosi të vriste veten me thikë në banjot e shkollës.
Ashtu siç i ndodhi Isabelle Caro-s, viktima e fundit e dobësisë në pasarelë. “Ky fiksim nuk është krejtësisht iracional. Sot pamja e jashtme është shumë e rëndësishme për çfarëdolloj gjëje që bëjmë në jetë. Kur intervistuam një kampion studentësh universitarë, na u përgjigjën se ‘përse të mos mbështetemi te bukuria? Është gjithçka që kemi’.
Vajzat e reja sot e dinë se trupi mund të jetë një armë e shkëlqyer, edhe pse fiksimi i tyre për atë që mund t’i pëlqejë meshkujve, përfshi edhe dobësinë shpesh është i tepruar”, shpengojnë specialistët. Sipas Maggie Wykes dhe Bartrie Gunter, dy studiuesit kryesorë të raportit që vajzat e reja kanë për imazhin tyre, nga ku del se janë të pakënaqura me pamjen fizike, prek më shumë perëndimoret dhe aziatiket dhe vajzat e sapodiplomuara. 80 për qind e konsiderojnë veten më të shëndosha se sa duhet.
E në fakt, jo më kot dietat janë bërë mikeshat e tyre të ngushta. Gjithçka fillon që nga mosha 14 vjeç, kur kuptohet se ke hyrë në adoleshencë dhe për këtë arsye, duhet mbajtur gjithçka nën kontroll. Po në këtë moshë fillojnë edhe dëshirat e tjera për të bërë piercing, tatuazhe apo shenja të tjera të dallueshme për të rënë në sy. Sipas një studimi të bërë në vitin 2010, 15.5 për qind e adoleshenteve nga 12 deri në 19 vjeç ka një piercing, 6.5 një tatuazh, ndërsa 5.3 për qind kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale për motive estetike. Të burgosura pas bukurisë, të rejat duket se duan të tërheqin pas vetes edhe bashkëmoshataret e tyre. “Në bazë të gjithçkaje është një gabim komunikimi. Femrat mendojë se meshkujve u pëlqejnë trupat shumë të dobët se sa ato janë në të vërtetë, ndërsa te meshkujt mendojnë se vetëm muskujt kanë rëndësi. “Sigurisht që një trup i bukur të bie në sy. Mua më tërheqin vetëm meshkujt me një fizik shumë të mirë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe shoqet e mia”, tregon një adoleshente 17-vjeçare. “Të kenë një fizik të mrekullueshëm është shqetësimi i vetëm dhe i vazhdueshëm i të rejave.
E perceptojnë si shumë të rëndësishme dhe për më tepër, sipas tyre, bukuria është bërë rezultat që duhet arritur dhe për këtë duhet të luftojnë vazhdimisht për ta arritur, edhe pse rreziqet sa vijnë e shtohen”, tregon psikoanalistja angleze, Susie Orbach. Ajo e cilësohen këtë fenomen te të rinjtë si “the virus of body hatred”, sindromi i urrejtjes së trupit. Me pak fjalë, askush nuk e njeh ilaçin e shpëtimit. “Terapia? Për fat të keq mund ta aplikojmë kur një djalë apo vajzë ere ka nisur të shfaqë simptomat e para të vuajtjes. Por edhe nënat luajnë rol shumë të madh në gjithë këtë: një grua e qetë është e vetmja që mund të ndihmojë vajzën të heqë dorë nga këto fiksime të kota”. Për t’u ardhur në ndihmë femrave që nuk janë të kënaqura me trupin e tyre, së fundmi është publikuar edhe një libër “Body drama”, shumë inkurajues, që u heq të rejave çdolloj dyshimi rreth trupit të tyre. Ky libër është edukativ e zbavitës, edhe për gratë në moshë, madje autorja ua këshillon të gjitha femrave: atyre që kalojnë orë të tëra në banjë, të tjerave që po heqin para mënjanë për të bërë ndonjë operacion plastik, atyre që mbajnë gjithmonë dietë, atyre që nuk vishen, apo atyre që mendojnë se femrat e revistave janë një model për t’u arritur.

Libri i dedikohet totalisht trupit femëror, është plot fotografi me trupa të vërtetë e të shëndetshëm, por përveç kësaj është shkruar nga një ish-mis amerikane, për të ndihmuar vajzat të kapërcejnë problemet dhe konfliktet me trupin. “Mendoni se vetëm sepse jam zgjedhur mbretëreshë e bukurisë, nuk kam probleme me trupin tim? Gaboheni”, shkruan autorja. Mes një reviste femërore dhe një manuali mjekësor, “Trupi im”, në Amerikë u përzgjodh në dhjetëshen e librave më të rëndësishëm për vajzat dhe autorja u ftua të bënte prezantimin e saj në shumë transmetime televizive (mes të cilëve dhe ajo e së famshmes Oprah Winfrey).
 

Sweety el

Locus omnem
Palestrat e forcës dhe sallonet e bukurisë, të konsideruar nga të rinjtë shqiptarë si “tempuj” të arritjes së linjave perfekte, u vizituan nga emisioni i pasdites në Top Channel.
Pasja e një fiziku sa më perfekt është një objektiv gjithmonë e më i rëndësishëm për të rinjtë e sotëm, por bukuria në koncept, nuk është më e lindur. Ajo është shndërruar në një rezultat që duhet arritur nëpërmjet punës.

Artela është një prej shumë vajzave që vlerëson se imazhi është një nga gjërat kryesore për të cilat një femër duhet të kujdeset.

”Normalisht, si çdo femër, edhe unë kujdesem shumë për imazhin tim të jashëm. Dukesh më e rregullt kur flokët janë të rregulluar. Normalisht, nëse nuk je e rregulluar, nuk mund të dalësh jashtë”, thotë Artela.

Artelën e gjejmë në sallonin e bukurisë, në të cilin shkon dy deri në tre herë në javë. Sipas saj është e mjaftueshme për një femër që kaq herë të frekuentojë një sallon bukurie për t’u kujdesur për pamjen e saj të jashtme.

Parukierja e quajtur Evis tregon se përgjithësisht, femrat në moshën e adoleshencës janë ato që interesohen më së shumti për të pasur një look të ndryshëm çdo ditë.

”Është brezi i të rejave dhe ai i mesmi që frekuentojnë më shumë sallonet e bukurisë. Normalisht, duhet të ishte brezi i tretë, por mesa duket, janë të rinjtë që janë më shumë në kontakt me tendencat e kohës dhe aktualitetin”, thotë Evisi.

Sipas parukieres, shpeshherë, vajzat e reja nuk e marrin në konsideratë se trajtimi i fytyrës apo i flokëve me disa lloj elementësh kimikë është shumë i dëmshëm për to. Ajo thotë se adoleshentet janë të interesuara vetëm për të pasur një imazh sa më tërheqës.

”Dëmtimet varen shumë nga produkti. Nëse trajtimi bëhet nëpërmjet përbërsve bimore, artëherë nuk ka përse të dëmtojë, por nëse ai është i pakontrolluar, është e qartë që mund të sjellë dëmtime serioze për lëkurën dhe fytyrën”.

Nga ana tjetër, meshkujt, për të rënë gjithmonë e më shumë në sy të femrave, kanë zgjedhur të investojnë në fizikun e tyre. Bruno është një nga shumë të rinj që prej vitesh shkon në palestër për të mbajtur trupin në një formë sa më të mirë.

”Palestrën e kam nisur që në moshën 15-vjeçare dhe më ka ndihmuar që të zhvillohem si duhet, sepse atëherë kam qenë pak i shkurtër dhe i dobët”, thotë Bruno.

Për të, palestra është kthyer në një rutinë ditore. Një pjesë shumë të madhe të kohës ai e harxhon mes pajisjeve të hekurta që të ndihmojnë të nxjerrësh në pah muskujt. Më shumë se dëshirë, ndonjëherë palestra është kthyer në një domosdoshmëri psikologjike për Brunon.

”Palestra më është shndërruar në një mënyrë jetese të cilën nuk mund t’a shmang. Nëse nuk stërvitem, atëherë më duket sikur më kalbet trupi dhe këtë nuk mund t’a përballoj”, shton Bruno.

Mania për të patur një imazh sa më të bukur është një element i kulturës ekzibicioniste të ditëve tona. Ky fenomen sociologjik nuk e ka anashkaluar sjelljen e shoqërisë edhe në Shqipëri.

Socilogu Gëzim Tushi thotë se kjo gjë është nxitur kryesisht nga televizioni dhe moda. Sipas tij, dëshira për të pasur çdo ditë një pamje ndryshe është kthyer në një përpjekje për të konfirmuar identitetin.

”Duke qenë se vijmë nga një sistem ku të gjithë kanë qenë të barabartë, tani është normale që të gjithë të përpiqen të krijojnë një identitet të tyrin personal”, thotë Tushi.

Socilogët ngrejnë shqetësimin se një pjesë e madhe e sulmit për individualitet po dëmton në radhë të parë njeriun. Zoti Tushi thotë se në këtë mënyrë prishet sistemi i vlerave dhe i konkurrueshmërisë së çdo personi dhe gjithë vëmendja përqendrohet tek pamja e jashtme.

”Nuk ka ndonjë gjë të keqe të kujdesesh për imazhin, por ajo që më shqetëson është rendja gjithmonë e më e madhe pas salloneve të bukurisë.

Unë do t’a konsideroja si një epidemi sociale, e cila është duke dëmtuar vlerat kryesore të njeriut”, deklaroi sociologu.


 

Megg

Carpe Diem
E kanë fiksim bukurinë dhe në “Facebook” apo rrjetet sociale e përshkruajnë veten si të ishin yje të vërteta......
Wow po te shikosh profilet e te rinjve ne facebook ,,,
eshte te thuash "Rrofte photoshop":p
Po si tia bejne ne rruge te gjoret se skane si e marrin photoshop me vete
:( ...gjynaf
 

gangsterja

Primus registratum
Nuk eshte se kam shkuar ne palester,por e kam mbajtur trupin ne forme duke bere vrap ne stadium,ose duke shkuar ne stervitje te basketbollit.Eshte e vertete qe perdorin photoshop per tu dukur elegante,mendojne se nuk do te dale e verteta ne shesh,por ata duken ne rruge.Frekuentoni gjimnastiken,palestren per tu dukur sa me ne forme.
 
Top