Pakti me Greqinë/ Shkëmbi Barketa, dëshmia e humbjes së detit shqiptar

Pakti me Greqinë/ Shkëmbi Barketa, dëshmia e humbjes së detit shqiptar

Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe siç u deklarua në Konferencë, “…Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin “shtyllat e Herkulit të Shqipërisë”.
Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj. Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur për shumë kohë të këqija midis tyre.”
Nga WEB- site i Doktrinës dhe Stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes.

BARKETA, UJËDHESA TRAGJIKE
Ujdhesa shkëmbore, herë del dhe herë fut kokën e krifën e saj, si të një gjallese mitike, që bën “show” me njeriun, në të dy krahët. S’e kishin kujtuar për gati një shekull, por të gjithë e nënkuptonin. Se ai e kishte një kumt, të cilin e thoshte në vete të tij, me gjuhën dhe shenjën e veçantë. Ata që e shihnin, kryesisht detarë, bënin sikur nuk e kuptonin, por sërish në orientim, mbështeteshin tek ai. Historia erdhi mbi krye të tij, sikur t’i vinte për kryeshëndoshë. Ende nuk është plotësuar shekulli.

Ku duhet të kalonte mesorja
Nga dokumentet ka një frazë përmbledhëse se KUFIRI UJOR DETAR NË KANALIN E KORFUZIT
(CORFU CHANNEL) DUHET TË KALOJË NË MESIN E TIJ.
Nga materialet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (shih: DoD 2005, 1-M) marrim njoftim se:
Ujërat shtetërorë të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen përgjatë gjithë bregdetit në 12 md (milje detare = 22,224 km) duke filluar me vijëdrejtat bazore, nisur nga kepi Rodon (Muzhli), kepi Pallës, kepi Lagjit (kalaja e Turrës), Seman kepi Seman, Grykëderdhja e Vjosës, ujdhesa Sazan, Gjuhëza dhe kepi Gramës. Pastaj, midis bregut shqiptar dhe ujdhesave greke deri në mesin e Kanalit të Korfuzit.
Kjo është njohja ndërkombëtare, lidhur me ndarjen e ujërave detarë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Pra, në mesin e saj. Shteti Shqiptar nuk e ka marrë parasysh këtë.
Diplomacia, nuk e njeh historinë, informacionin botëror detar dhe fatet e trojeve shqiptare përballë brigjeve të Korfuzit. Nga pala jonë duhej të kërkohej MESI I KANALIT.
Po ata e kanë braktisur atë. E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm, të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50 000, kufirin tokësor. Në Gjyqin e Hagës, ndërsa u shqyrtua Incidenti i Korfuzit, shkëmbi Barketa, si dhe ujdhesa Tignosso i kaloi Britanisë së Madhe.
Ishte një nga vendimet e marra në atë rast, si pjesë e ndëshkimit ndërkombëtar që pësoi Shqipëria. Aso kohe në Arkipelagun e Korfuzit u vendosën dy baza të NATO-s. Nuk u mor vesh si ndodhi, se askush nuk e kishte mendjen tek ai shkëmb, pasi shqiptarët ishin në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore.
Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash, të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijë lindje – perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesat shkëmbore, Tignosso dhe Barketa, të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare.
Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushticën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë, vetëm Barketa, duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit.
Mirëpo as kjo ujdhesë, njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar, ka ngelur në harrim, derisa kërkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë, për menaxhim. Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913, nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë, dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen e ujërave, prej këtij shkëmbi dëshmitar.
Askush në bisedime, ashtu sikundër mund të përfytyrohet, nuk është kujtuar që ta hedhë në bisedën dypalëshe fqinjësore, për ndarjen ujore. Mendojmë se ka qenë, mosnjohje e UNCLOS.
Sipas njohjes historike të vijimit të vijës ndarëse ujore të Shqipërisë me Greqinë, është pranuar vija e mesme që ndan ngushticën. Kështu është konsideruar. Marrëveshja e fundit do të trajtonte së pari këtë mesore ujore. Sapo të shqyrtonte këtë vendosje në hartë, atëherë do të vinte re se Shkëmbi Barketa ndodhej në lindje të mesores. Askërkush nuk i është afruar këtij përfytyrimi.

BARKETA, DËSHMITARE
Ai ka dëshmuar gjithmonë. Dëshminë e tij s’e kanë besuar, ose nuk kanë dashur ta besonin. Hidh sytë në perëndim pastaj në lindje. I largohen anijet e çdo mjet tjetër lundrimi prej frikës së përplasjes me të, se ai është majë e një kodrine nënujore, që nuk ka dashur të mbytet, po të jetë aty, si një dëshmi dhe paralajmërim. Ndofta, është edhe mesi i këputjes gjeologjike!? Prandaj edhe turfullimin e tij, e shpreh me atë që duket se është një krifë po në fakt nuk është e tillë. Sikur të mos ishte, aty, kurrë, donin ta harronin, por të frikësuar prej tij, ia kanë përcaktuar me saktësi koordinatat dhe azimutet, nivelin e ujit në kreun e tij, si të ishte shenjë e vetme e kacavjerrjes në momente të jetës apo të vdekjes. Si një lloj shpëtimi. Kjo ka mbetur e fshehur dhe askush nuk është kujtuar se i kujt dheu është ky shkëmb, i dheut që ka ngelur në Kontinent apo i ujdhesës që bëri shkëputjen gjeologjike!? Ca u hapën mbi det dhe krijuan vargoj kodrinorë dhe të tjerë si këto shkëmbinj, sa u shfaqën përsipër nga dëshira për të mos e lënë kontinentin, e mezi sa duken, prej thellësisë së mbytjes së madhe. Ky është shkëmbi Barketa që e njohin të gjithë detarët të cilët kanë kaluar apo kalojnë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Ai mbeti edhe si një rojë për lundërtarë të ndryshëm që nga Liburnët, Adrianët, kur erdhën në shtegëtimin e parë pranë Kaonisë, Romakë dhe Venedikas.

BARKETA NË MARRËVESHJEN E FUNDIT ËSHTË PËRDORUR SI SKAJ I ARKIPELAGUT
Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar.
Por në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.
Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillesë nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e Arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa. Veç Barketës as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e Ujdhesës Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit. Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për:
(i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.
(ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë.
Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.

dt 7 tetor
Pakti me Greqinë, matjet nisën nga muret historike të Sarandës

Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura, në vijim të analizës së tij shkencore për paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndalet te njëra prej pikave të skandalit. Ai thotë në analizën e vet se marrëveshja që pret të kalojë pas pak ditësh për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë e ka trajtuar gjirin e Sarandës, si një bregdet i thjeshtë, dhe si një harrim gjeografik të pafalshëm. Duke shpjeguar hartën bashkangjitur, autori i studimit thotë se me indiferencë dhe cinizëm teknik është shpërfillur dhe shmangur e drejta jonë historike, sepse vija ku ka filluar matja për përcaktimin e vijës së mesme (median line) është në muret historike të qytetit, duke cënuar mëvetësinë e Gjirit si Det Shtetëror dhe duke duke humbur 15 km2.

1.Gjri i Sarandës
Një fillim i tillë, për apologjetët e marrëveshjes do të ishte një hiperbolë nxitëse nacionaliste, se në të vërtetë, gjiri i Sarandës është në vend të vet, askush nuk e ka dhënë e nuk e ka falur. Ajo çfarë u kumtua në media për një kohë, as që u kap dhe u trajtua nga apologjetët teknikë, asqë u trajtua për qartësim dhe shpjegim. Vetëm se, shkaraz u bë një përqasje me gjiret e futur e të thellë që plotësojnë kushtin e (r2 : 2).
Nuk e dimë nëse ata, vijojnë ende, ta mbrojnë këtë argument, apo mund t’u ketë shkuar ndërmend, se ka dhe një shpëtim për të mos e dhënë për ndarje gjirin e Sarandës. Nëse, kjo varkë me vela nuk kthehet në detin e mendjes së tyre, do të thotë që ajo as që është nisur. Gjiri i Sarandës, ka qënë pa zot. Kështu ka mbetur në këtë Marrëveshje dhe historia, më shumë se çdo argument tjetër, që është parashtruar, do të brejë ndërgjegjen shkarravitësve të hartografisë dhe të ligjvënësëve shqiptarë të shekullit të XXI.
Kur themi ” i humbur” kjo është metaforë, e harresës, se Gjiri i Sarandës, nuk ka marrë emërin e vet, statusin kombëtar si dhe pozicionin e tij gjeohistorik.

2. Askush nga pala shqiptare nuk është mbështetur në UNCLOS për të ruajtur Sarandën

Në një syth të studimit, kemi trajtuar në mënyrë teorike dhe gjeometrike, veçoritë që jep UNCLOS ( United Nations Convent of Law of Sea) , për gjiret dhe ujrat e brendshme të shtetit. Është e drejta e një shteti që me ligj të veçantë të përcaktojë ujërat e brendshme, të cilat janë në mënyrë tërësore nën sovranitetin e tij.
Përcaktimi i vijave bazore normale dhe e vijëdrejtave bazore, shënon kufizimin e këtyre ujërave brenda tyre dhe në drejtim të Dheut Kontinental.
Gjiret bëjnë pjesë në Ujërat e Brendshme. Prej vijave bazore të tyre fillon Deti Shtetëror. Gjiri i Sarandës i përket vetëm shtetit shqiptar. Ai është një shkallëzim i dukshëm dhe i identifikuar, me prirje në drejtim të Dheut Kontinental, që përkon me drejtimin gjeografik lindor në një kënd prej 450 e matur nga këndi i drejtë që përmbyll drejtimin veri-jug. Forma e gjirit është trikëndore, me thyerje të shumta sapo fillon prej kepit të Qefalit, deri në Sarandë. Penetrimi në thellësi nismon dukshëm që në pikën e fillimit të kësaj thyerjeje, në Kepin e Qefalit ku, ndodhet edhe fanari bregor orientues detar.
Lashtësia na kumton se Onkezmi, Saranda e sotme, qysh nga Mijëvjeçari i dytë Para Krishtit ka qënë një gji për të pritur dhe ruajtur anijet nisur prej vendit të përshtatshëm dhe kushte të tjera të rrethinës. Onkezmi është vijim i gjeohapësirës epirote, që zë fill prej maleve Keraune, dhe kepit të Gjuhëzës, ku janë ndërtuar vendabnime si Dhërmi, Himarë (Cimera) Vuno, Qeparo, Borsh, Sarandë e deri në fushën e Vrinës, ku është dhe Buthroti i famshëm. Kjo ishte Kaonia. Në drejtim të dheut e në drejtim të vargoit kodrinor dhe bregdetit janë qendra të tjera të mëdha të lashtësisë si Foinike dhe më në jug Buthroti.
Sipas hartës, e cila ende nuk gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes apo atë të Jashtme, por që një fragment të saj ne e kemi shkëputur prej gazetës “Standard”, gjiri i Sarandës kridhet në një gjysëmerrësirë (që nuk mund të jetë me dashje) ne mundemi që të vëzhgojmë, ndonëse me vështirësi, se harku fundor i rrethit të hequr me pikën qëndrore, në vijën mesore të pranuar, del sa gati – gati ka prekur edhe simbolin e Portit. Kjo është gjeometria tragjike e gjirit të Sarandës.
Marrëveshja e fundit, iu shpërfaqet shqiptarëve me indiferencën, cinizmin teknik, shpërfilljen gjeohistorike, duke shmangur të drejtat tona historike. Ajo në kundërshtim me Konventën e cila sjell përjashtim, gjiri i Sarandës, është trajtuar si një bregdet i thjeshtë, pa penetrim, pa dukje, në një harrim gjeografik të pafalshëm. Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Gjiri i Sarandës ka ngelur “jetim”. Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Afëria e brigjeve dhe të qënit kundruall, e bën këtë të drejtë, edhe më komplekse, për shumë shkaqe, ndër të cilët janë ata natyrorë, ekonomikë dhe historikë janë të dukshëm në krahun tonë.

Të drejtat historike të mohuara

Gjiret historike deklarohen nga vet shteti. Negociatorët tanë kanë shkuar të papërgatitur, pa bazën ligjore të duhur, pa njohje të UNCLOS. Të tilla deklarime janë të njohura në praktikën ndërkombëtare. Në përgjithësi një deklarim i tillë është real, i argumentuar dhe jo i sajuar. Ai vjen përmes një njohjeje dhe përvoje të gjatë kombëtare dhe ndërkombëtare, prej gjeohistorisë, zhvillimit ekonomik, strategjisë, turizmit, rëndësisë ushtarake. Shpesh ato konsiderohen edhe gjire juridikë, përbërësit e të cilit deklarohen nën sovranitet, për t’u pranuar nga shtetet fqinjë e për t’i marrë parasysh lidhur me UNCLOS. Sarandës sonë i është mohuar e Drejta Historike, e Ujrave Historikë.
“Parashikimet e mësipërme nuk zbatohen për të ashtuquajturat gjij “historikë ” ose në çdo rast, kur është zbatuar sistemi i vijave bazë të drejta të parashikuara në nenin 7.( Nga Konventa)
Dhe ja një paragraf tjetër që lidhet me zabtimin e nenit 7 të Konventës ( për Vijëdrejtat bazore.):
“…Kur metoda e vijës së drejtë bazë është e zbatueshme sipas paragrafit 1, në përcaktimin e vijave bazë të veçanta, mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë…”.
“…Parashikimi i mësipërm nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme në rastet e ndonjë titulli historik ose rrethana të tjera të veçanta për kufizimin e detit territorial ndërmjet të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme.”
“…The above provision does not apply, however, where it is necessary by reason of historic title or other special circumstances to delimit the territorial seas of the two States in a way which is at variance therewith…”
Të drejtat historike lidhen me:
(i) Ushtrim i autoriteit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar,
(ii) Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti.
(iii) Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23702. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23702

Top