Pakti me Greqinë, një shitje e ulët

Pakti me Greqinë, një shitje e ulët

Reagim i një grupi intelektualësh, pas konferencave të ish-negociatorit Hoxha në Tiranë dhe Nju Jork

Pak ditë pas lajmit, se ish-kryenegociatori i ekipit shqiptar për marrëveshjen detare me Greqinë, Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB, do të zhvillonte një takim për të “sqaruar” komunitetin shqiptar në SHBA, kanë reaguar sërish intelektualët. Disa prej tyre, në një reagim për rolin e z.Hoxha, thonë se, kjo është një vepër në dëm të Shqipërisë.

“Z. Hoxha, në këtë interval të shkurtër të qëndrimit në Shqipëri (2007-2008), ka qenë protagonisti i dy marrëveshjeve delikate: asaj për varrezat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, dhe kësaj të kufirit detar. Pas nënshkrimit të kësaj të fundit, ai u shpërblye me misionin e radhës jashtë shtetit, ashtu si edhe kolegu i tij i Ministrisë së Mbrojtjes, u promovua menjëherë me gradën e gjeneralit, dhe paskëtaj me funksionin e Zv.Shefit të Shtabit të Ushtrisë. Pasi marrëveshja për kufirin, jashtë dëshirës së qeverisë, u bë objekt i një debati publik, z. Hoxha u rishfaq në Tiranë, i thirrur nga shefat “për të mbrojtur” produktin e tij të dështuar. Dhe tha një thes me të pavërteta, mes të cilave pretendoi se ka qenë pala shqiptare, që qysh në vitin 1993, i ka kërkuar palës greke nënshkrimin e një marrëveshje për ndarjen e ujërave detare. Në të vërtetë, në vitin 1993, në bisedimet e zhvilluara në Sarandë, mes Zv.Ministrit të Jashtëm Starova dhe homologes greke Cuderu, pala shqiptare shtroi me forcë nevojën e nënshkrimit të një marrëveshje dypalëshe që të njihte vijën e kufirit tokësor, të vendosur nga Fuqitë e Mëdha që në 1913, dhe që Greqia nuk e njeh sot e kësaj dite.

E njëjta kërkesë, iu bë edhe Kryeministrit grek pak kohë më vonë, dhe njëherësh qeveria shqiptare njoftoi kancelaritë e huaja, për këmbënguljen e Athinës për të mos njohur detyrimet që ridhnin nga Protokolli i Firences 1926, për njohjen e kufirit tokësor me Shqipërinë duke nënshkruar marrëveshjen përkatëse. Pra, njohja e kufirit tokësor nga grekët ka qenë interesi dhe shqetësimi i palës shqiptare, dhe jo nënshkrimi i një marrëveshje për kufirin detar. Nga ana tjetër, pala shqiptare ka shkuar në bisedimet, thjesht për të nënshkruar atë që i ka vënë përpara pala greke, pa një projekt të vetin dhe pa pasur interesa për të mbrojtur. Në vend që të mobilizonte gjithë kapacitetet njerëzore, e të përgatiste bazën ligjore për një marrëveshje të tillë, qeveria u kujdes, vetëm për të abroguar, vetëm dy muaj para fillimit të bisedimeve, Ligjin e Kufirit, që përcaktonte vijën që bashkonte kepet e dala nga Karaburuni në Sarandë, siç e parashikon edhe Konventa e Montego Bay në 1982, dhe që do i mundësonte Shqipërisë të mbante të paktën atë hapësirë ujore që ka pasur deri tani, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në 1913″-thuhet në reagimin e intelektualëve.

Sipas tyre nga ana tjetër, në kundërshtim flagrant me artikullin 7, 10, e 13 të Konventës së OKB mbi Detrat, i është lejuar Greqisë ta masë detin e vet territorial shumë larg nga bregu i Korfuzit, nga shkëmbi i vetmuar i Barketës, duke i falur asaj 1000m, det në një kanal që nuk është as 4000m i gjerë, dhe duke e sjellë kufirin vetëm 750m larg Ksamilit. “Nuk po flasim për lëshimet e tjera në veri të Korfuzit, ku i është lejuar Greqisë të pykëzojë drejt Kanalit të Otrantos, duke dalë në veri të tij, dhe duke implikuar edhe interesat e një vendi të tretë (i cili me siguri do reagojë në kohën e duhur edhe publikisht). Shkurt, marrëveshja është një shitje e ulët,që s’ka det që ta lajë, jo me një konferencë e z. Hoxha, qoftë kjo në Tiranë apo në Nju Jork.(Shekulli)

VPvjj9Ms9Qg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26851. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26851

Top